BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x
BREAKING NEWS

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit
x

Opinion / Editorial

“Agro Park Tirana” dhe e ardhmja e bujqësisë

“Agro Park Tirana” dhe e ardhmja e bujqësisë

Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Ministrja e Bujqësisë prezantuan tregun e ri agroushqimor në Farkë, të quajtur Agro Park Tirana. Gjatë viteve të kaluara, bujqësia shqiptare ka vuajtur nga mungesa e tregjeve të mirorganizuara për produktet bujqësore vendase. Jo rrallë herë, nismat dhe investimet shtetërore për mbështetjen e tregjeve bujqësore kryheshin jo në pika nevralgjike dhe përfitimi i fermerëve ishte minimal. Rritja e konkurrencës nga tregjet e huaja dhe dobësimi i lidhjeve të fshatit shqiptar me industrinë përpunuese në vend, sollën, krahas izolimit të disa krahinave të vendit, të njohura për kulturat e tyre bujqësore, edhe një nivel të ulët e të pakënaqshëm të të ardhurave të realizuara nga fermerët për produktet e tyre. Për shumë vite në të kaluarën, mungesa e tregjeve bujqësore të organizuara ka rezultuar në një zhvillim kaotik dhe jo rezultativ të bujqësisë sonë. Tregjet e mirorganizuara të produkteve shqiptare, si Agro Park Tirana janë organizma të mirëpritura nga opinioni ynë publik dhe nga specialistët e fushës, por janë edhe të domosdoshëm, pasi ato do ta orientojnë, mbrojnë dhe zhvillojnë prodhimin tonë bujqësor bio, si dhe do të rregullojnë tregun agrar të vendit. Ndërtimi dhe përmirësimi i tregjeve sjell bashkimin në një vend fizik, me standarde të larta, të agropërpunuesve, të grumbulluesve, të shitësve të lëndëve të para bujqësore, të institucioneve shtetërore, këshilltarëve, agronomëve të shtetit, të cilët do të jenë në këto tregje, së bashku me ekspertë të fushës të institucioneve financiare, si bankat dhe shoqatat e mikrokredisë. Këto parqe do të shndërrohen shumë shpejt në djepe të projekteve të ndryshme zhvillimore, të cilat gjithashtu do të zbatohet aty dhe kudo ku ka bujqësi tek ne. Nga ana tjetër, qytetarët-konsumatorë, që do të duan të kalojnë një të shtunë ose të dielë ndryshe, mes prodhuesve, për të kuptuar se si vjen ushqimi në tryezat e tyre, si rriten bimët, mund t’ua mësojnë këtë fëmijëve të tyre, në një vizitë gati piknik në parkun bujqësor, pavarësisht se blejnë mallra. Agro Park Tirana, ky treg i madh i bashkuar, përmban disa avantazhe. Përmban dobi për vetë fermerët, pasi ul kostot e tyre të prodhimit, Fermerët do të kenë mundësinë që aty t’i blejnë lëndët e para më lirë, sepse do t’i marrin direkt nga dora e parë e tregtarëve. Do të kenë mundësinë të rrisin shitjet e prodhimeve të tyre, duke krijuar dalëngadalë një ekonomi shkalle, pasi duke u bërë bashkë në këtë treg, ata do të kuptojnë që është më mirë që të prodhojnë një bimë të caktuar: për shembull specin, domaten, etj., sepse kështu e kërkon edhe tregtari, jo vetëm për ta shitur në këtë treg, por edhe për ta eksportuar atë në tregje ku ka më shumë kërkesë. Ky treg ndërtohet jo vetëm për konsumatorët e Tiranës, që është tregu më i madh që kemi në Shqipërinë, por është një treg që do të marrë produkte edhe nga Elbasani, Dibra, por edhe nga Korça e Divjaka. Vendndodhja strategjike në Farkë nuk është zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Bujqësisë. Është zgjedhur për të çliruar gjithë atë vëllim produktesh që prodhohen nga Elbasani, nga Shkodra, nga Dibra, duke u dhënë qasje praktikisht të gjithë fermerëve të Shqipërisë. Agro Park Tirana është një pikë takimi e tyre. Nëpërmjet një infrastrukture të tillë, me standarde mjaft të larta edhe të sigurisë ushqimore, me kapacitete frigoriferike, ku produkteve mund t’u shtohet vlera edhe përmes përpunimit, krijohet mundësia të garantohet siguria ushqimore për konsumatorët, duke ulur koston e prodhimit dhe rrjedhimisht edhe çmimin për ta. Ky park bujqësor do të ofrojë një sistem transparence për produktet që do të shiten në këtë treg. Njëlloj sikurse ekziston bursa bujqësore jashtë vendit, për shumë prej produkteve ushqimore që do të shiten në këtë park, do të ketë një minibursë, ku fermerët do të njihen me çmimet që ofrohen në rang vendi. Tregu do të ketë një tabelë elektronike të çmimeve, e cila do të përditësohet në kohë reale. Fermerët do të dinë, sipas kërkesës dhe ofertës, se ku rrahin çmimet, duke evituar abuzimet e shumta që bëheshin në të kaluarën me mungesën e dijeve nga fermeri, për konjukturën reale të tregjeve të produkteve që ata shisnin. Ky sistem transparence e bën më konkurrues tregun e produkteve bujqësore në Shqipëri, duke ulur kostot tregtare të shërbimit si për fermerin dhe për konsumatorin, si dhe duke informuar pjesëmarrësit në treg jo vetëm për çmimin, por edhe për origjinën nga ka ardhur produkti. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po krijojnë një traditë të mirë në marketimin e produkteve bio dhe me vlerë për të gjithë vendin, si domatja e vonë e Shëngjergjit, gjeli i Baldushkut apo ulliri i Ndroqit, traditë, e cila pritet të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera, pasi gama e produkteve bujqësore dhe blegtorale me emër të mirë është shumë e gjerë. Janë 55 mijë m2 në dispozicion të fermerëve tanë. 100 përqind e sipërfaqes për fermerët dhe tregtarët e produkteve bujqësore është tashmë e prenotuar prej tyre. Bashkia e Tiranës po mendon ta zgjerojë dhe dyfishojë shumë shpejt këtë hapësirë. Agro Park Tirana është një treg i ndërtuar posaçërisht për fermerët, të cilët mund të shesin produktet e tyre me zero taksa, ndërsa konsumatorët do t’i blejnë më lirë prodhimet bio, të kontrolluara dhe të certifikuara sipas standardeve europiane. Në të ardhmen, pa dyshim që ky treg do të ndiqet nga investimi i bashkive tona kryesore dhe i qeverisë qendrore në shumë tregje të tjera në pika nevralgjike, si në Lushnjë(Divjakë), Vlorë, Shkodër e Korçë.