BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Opinion / Editorial

Ah, mor virus ç’na bëre!

Ah, mor virus ç’na bëre!

Po më dhembin: këmbët, koka, sytë, kurrizi, muskujt, duart më janë mpirë, pothuajse çdo gjë, i gjithë trupi besoj. Unë e di se çfarë kam. Gocat e mija që i kam të martuara dhe që nuk jetojnë në Elbasan kur i thashë se nuk jam mirë, më pyetën- babi kujdes pse të dhemb trupi? Mos dil më jashtë dhe nqs të rritet temperatura lajmëro 127. Unë tani jam mbyllur me gruan time sëbashku në banesën ku ne jetojmë prej vitesh. Të them të drejtën prej vitesh, vija nga puna i lodhur dhe gjërat i gjeja gati, e kam fjalën për punët e shtëpisë dhe për gatimet. Gruaja përveç punës shtetërore që kishte, kur kthehej bënte dhe gatime bënte edhe punët e shtëpisë. Tani që jemi mbyllur në shtëpi përveç të tjerave në lidhje me ndonjë shkrim a poezi, duhet me ndihmu edhe gruan në punët e shtëpisë. E di që nuk kam çfarë të bëj, sepse nuk e pëlqej hiç këtë punë! Ky është një rast i mirë për grat tona për të bërë me themel punët e shtëpisë. Po e vërteta është se ne burrat nuk i kemi fare qejf dhe nuk jemi mësuar me këto punë. -Hajde burrë të mbledhim dhe të shkundim tapetet, se shiko sa pis janë bërë, por cfarë të bëjmë jashtë nuk dalim dot. -Po para dy javësh i shkunde grua!

Ngritëm këmbët e tavolinës në gazhinë, këmbët e krevatit në dhomë, ngritëm këmbët e divanit dhe pastaj i mblidhnim tapetët role, duke I nxjerrë në ballkonin e shkallës. Pastaj fillon shkundja e këtyre tapeteve të rëndë dhe krahët e mija fillonin të bllokoheshin dhe të dridheshin. Mos të tregoj pastaj për shtrirjen e tyre nëpër vende siç ishin. Por para se të vendoseshin tapetet duheshin larë edhe pllakat e shtëpisë me ujë me “Açe”. Kjo ishte një punë më vete.

Mbas kësaj gruaja kërkonte të hiqnim perdet pasi thoshte se ishin bërë shumë pis. - Hajde burrë se janë punë që duhen bërë!

- Hyp lart në stol dhe heqim perdet, dhe për ti future pastaj në lavatrice për ti larë.

-Tani burrë do tërheqim kolltuqet, se prapa tyre është bërë shumë pis.

-Mbush kovat me ujë dhe bjeri aty.

-Prapa divaneve bufesë komedinave dhe çdo gjëje duhet ti biem me leckë. Kohët e fundit këto punët e rënda të shtëpisë gruaja i kishte bërë me vajzat, kur vinin tek ne për ndonjë ditë pushimi. Të them të drejtën u lodha shumë dhe nuk po qëndroja dot në këmbë.

- Boll për sot grua! -Jo burrë, do pastrojmë dhe abazhurët.

Të them të drejtën po më merreshin mentë dhe kisha frikë se mos rrëzohesha nga karrigia. Punë më të lodhshme dhe më të mërzitëshme nuk paska! Këto ditë edhe drekën filluam ta hanim vonë, pasi duheshin bërë këto punët e tjera të shtëpisë që nuk kishin të sosur.

- Ç’të bëj nuk dal dot, pasi ka orar ndalimi për të lëvizur. Pasta duhej të dilnim për të bërë pazaret, duke vendosur edhe maskat në fytyrë dhe të ktheheshim shpejt në shtëpi. Në darkë trupi i gjithë më dhimbte dhe muskujt më ishin bllokuar. Po çfarë të bëja tjetër? Duhet të mbyllesha në shtëpi prej “virusit të mallkuar. ” Të nesërmen:” Burrë duhet të disinfektojmë banjën, pasi duhet bërë më shpesh nga virusi. ” thoshte gruaja, dhe kjo ishte një stërmundim më vete. - Burrë duhet të rregullojmë dollapin pasi rrobat i kemi rrëmujë edhe mbi dollap duhen sistemuar gjërat. U lodha jashtë mase por nuk dija çfarë justifikimi të nxirrja, nuk mund të gjeja ndonjë sebeb për të dale, megjithëse edhe nuk lejohej të dilje por duhej qëndruar brënda. Fytyra ime gjithë pluhur dhe flokët të bëra rrëmuje, tregonin se i kishim hyr me themel punëve të shtëpisë. Katër lavatriçe me rroba lamë një ditë të cilat i ndemë dhe pastaj edhe i mblodhëm përsëri. Të them të drejtën kisha bërë nga këto punë, por rrallë kryesisht me rastin e krishtlindjeve. E vërtetë është se çdo gjymtyrë e trupit më dhemb, por jo nga virusi “covet-19”, siç kishin merak gocat e mija, por nga punët e lodhshme të shtëpisë. Prandaj edhe them “fshehtas” gruas:- hej mor virus ç’na bëre, na mbylle në shtëpi dhe na torturove !