BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ahhh... kjo e mallkuara, por dhe e bekuara, luftë klasore!

Ahhh... kjo e mallkuara, por dhe e bekuara, luftë klasore!

Po, po e mallkuar! E mallkuar sepse pikërisht kjo “luftë” lindi për herë të parë, jo kur lindi shoqëria njerëzore, por atëherë kur një shtresë e caktuar e kësaj shoqërie, rrëmbeu padrejtësisht prodhimet dhe të mirat materiale të shtresës tjetër. Vazhdimësia e mëtejshme historike e marrëdhënieve ekonomike, do të tregonte se me lindjen e kësaj prone të veçantë, e cila padrejtësisht u përvetësua, do të lindte për herë të parë dhe në rruzull, ndarja shoqërisë me klasa. Po pse, kush e bën njërën klasë të sundojë mbi tjetrën, kush ia jep asaj klase forcën e sundimit brutal, e cila e bën atë të pushtetshme dhe sundimtare?! Pikërisht këtu qëndron dhe thelbi nga ku lind për herë të parë dhe lufta klasore, apo sikurse thuhet rëndom “lufta e klasave”. Ajo shtresë e shoqërisë, e cila rrëmbeu të mirat materiale duke u pasuruar, krijoi dhe mundësitë e sundimit me anë të forcës dhe pikërisht këtë forcë, jua u dha ekonomia. Sikurse kuptohet gradualisht nga të barabartë, sikurse ishin në “komunizmin primitiv”, u kalua në një pabarazi të madhe shoqërore, e cila vazhdoi me skllavërinë, bujkrobërinë, e deri më sot në marrëdhëniet kapitaliste. Filozofët e shkencave shoqërore, ata të cilët rendin drejt progresit e kanë konsideruar si një ligj të përgjithshëm të shoqërisë, por që vepron në kushte të caktuara. Bukur, po kur vepron ky i mallkuari ligj dhe cilin tmerron aq shumë? Pikërisht ky ligj vepron në periudha të caktuara të shoqërisë njerëzore, vepron atëherë dhe absolutisht atëherë, kur shoqëria është e ndarë me klasa, vepron atëherë dhe do të veprojë për deri sa të ketë pabarazi shoqërore dhe shtypje e shfrytëzim shoqëror. Pra sikurse vërehet, lufta klasore apo ligji i luftës së klasave, nuk është në dorë të një individi po “diktatori”. Jo, absolutisht që jo. Individët përfaqësues të klasave sunduese mundet të ndikojnë pozitivisht apo negativisht, por kurrë as mund ta shpikin këtë ligj dhe as mund ta shuajnë dot. Mos vallë me këto fraza, rezulton se ligji i luftës klasore, do të ketë karakter të përhershëm?! Jo as kjo nuk mund të pranohet, sepse ligji i luftës klasore, ashtu sikurse lind në kushte e rrethana të caktuara të zhvillimit ekonomik, ashtu dhe do të zhduket. Ai do të pushojë së ekzistuari, vetëm atëherë, kur të zhduket nocioni “klasa” kur shoqëria njerëzore, të mos ketë më dallime ekonomike, të cilat sjellin jo vetëm skllavërinë me mëditje, por dhe skllavërinë shpirtërore. Është budallallëku më i madh dhe padituri e theksuar, të mos e kuptosh këtë gjë. Ne nuk duhet të mallkojmë ata që për herë të parë thanë se “kjo është e imja” dhe “kjo e jotja”. Jo aspak, por mallkohen ata të cilët përvetësuan me dhunë prodhimin material dhe këtë prodhim, që njëkohësisht është dhe forcë ekonomike, në të pastajmen e vunë në shërbim të tyre, për të shtrirë dhe zgjeruar më tej sundimin. Pikërisht kjo shtresë duke u forcuar dhe konsoliduar krijoi klasën e vet, klasë kjo, që ka interesa të kundërta me ata që shtypen e shfrytëzohen. Mbi këtë bazë, pikërisht këto klasa, në periudha të caktuara krijuan dhe sistemet e tyre të shtypjes dhe shfrytëzimit, të cilat dhe vetë ato, ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ndryshojnë sepse u ndryshon dhe vetë baza e zhvillimit ekonomik dhe marrëdhënieve ekonomike. Historia e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, që prej lindjes së sistemeve, ka treguar e tregon se nga një rend ekonomiko shoqëror, nga një formacion më i ulët shoqëror, në një më të lartë, është kaluar vetëm nëpërmjet “ligjit të luftës së klasave”. Po pse? Sepse klasa që shtypet asnjëherë nuk pajtohet me pabarazinë dhe të drejtat që i mohohen. A nuk e tregojnë këtë luftrat e skllevërve kundër skllavopronarëve, të cilët më vonë sollën sistemin feudal? Po ku qëndronte e mira e këtij sistemi? Natyrisht nuk u hoq sundimi ekonomik, por u hoq skllavëria. Ky ishte një hap i madh përpara edhe pse këto marrëdhënie kishin përsëri në thelb shfrytëzimin ekonomik. I njëjti fenomen ndodh dhe në kapitalizëm. Shoqëria njerëzore duke zhdukur feudalizmin, bëri një hap të madh e gjigant përpara me vendosjen e marrëdhënieve borgjeze. Ky hap i madh, duhet të krahasohet me feudalizmin, i cili në kushte të caktuara u bë pengesë e progresit ekonomik. Pikërisht mbi këtë bazë lindi kapitalizmi. Por pavarësisht sistemeve që përmendëm, një sy i vëmendshëm e kupton, se bazë e ndryshimeve të mëdha dhe kalimi nga një sistem në një tjetër, tregon se në një etapë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, marrëdhëniet e vjetra ekonomike, bëhen pengesë për marrëdhëniet e reja që sapo lindin. Ato kërkojnë që të zgjidhet kontradikta dhe pikërisht kjo kontradiktë zgjidhet me anë të përdorimit të forcës nga klasat që e kanë, por dhe nga ato që nuk e kanë pushtetin. Le të hidhemi në marrëdhëniet borgjeze. Revolucionit borgjez francez, tonin ja dhanë masa e gjerë e asaj klase që vinte nga feudalizmi, por të udhëhequra nga borgjezia, e cila korri dhe fitoret e saj. Ky fenomen ndodhi pothuajse në të gjitha vendet që kaluan nga feudalizmi nëpërmjet revolucionit demokratiko- borgjez në kapitalizëm dhe këto ndryshime, nuk ndodhin kur ka dëshirë njëra apo tjetra klasë, por pikërisht kur ekonomia kalon në krizë dhe që kërkon ndryshimin e marrëdhënieve. Nëse në revolucionin borgjez merr pjesë dhe borgjezia, e cila e udhëheq vetë dhe del në krye të masave. Në revolucionin socialist (sikurse ndodhi me Komunën e Parisit për 3 muaj) në krye të ndryshimeve ekonomike vihet proletariati si klasë, por ai dështoi, dështoi sepse i mungonte shtabi drejtues luftarak, që është Partia Komuniste. Partia Komuniste, ky organizëm ideologjik u përcaktua për herë të parë nga Marksi si domosdoshmëri për fitoren e proletariatit. Marksi këtë gjë nuk e shpiku nga mendja e tij sepse dihet që çdo lëvizje me karakter shoqëror ka udhëheqjen e vet, por Marksi ndryshe nga sociologët, filozofët dhe socialistët utopikë para tij, përcaktoi jo vetëm rolin e kësaj udhëheqje politike, por dhe rolin e organizuar të proletariatit si klasë e cila domosdoshmërisht të çon në përmbysjen e borgjezisë dhe të kapitalizmit dhe se kjo përmbysje bëhet me luftë klasore. Vërtetim katërcipërisht i tezave marksiste është Revolucioni socialist i Tetorit të 1917-tës udhëhequr nga V.I.Lenini. Borgjezia kërkon t’i ruajë privilegjet, por dhe sundimin e saj ekonomik duke i pirë gjakun klasës që sundon, por nga ana tjetër klasa që shtypet, nuk mund të durojë më pafundësisht këtë mënyrë jetese, që mbas termit “demokraci” fshihet skllavëria e tipit modern me mëditje. Ja përse borgjezë dhe proletarë janë në luftë me njëri-tjetrin. Janë në luftë, sepse prodhimi ka karakter shoqëror, teksa përvetësimi është privat nga kapitalisti. Është privat sepse kapitalisti vjedh djersën e punëtorit, nëpërmjet veglave të prodhimit, por në kapitalizëm vegla e parë e punës dhe që është më kryesorja është pikërisht krahu i punës së punëtorit, që kapitalisti e shfrytëzon si një makineri. Shembull më tipik? Kujtoni Charli Caplinin në rolin e punëtorit, ku ai i bashkangjitet ingranazheve mekanike të fabrikës duke u bërë pjesë e saj. Fundja të mos shkojmë më larg. Uzinën e naftës në Ballsh e ngritën punëtorët, vodhën kapitalistët dhe përsëri prodhimin e saj e vjedhin kapitalistët shqiptarë dhe të huaj. Mos vallë punëtorët apo dhe partitë komuniste janë kundër çdo lloj prone? Jo, punëtorët nuk janë kundër çdo lloj prone në përgjithësi, por kundër asaj prone e cila sjell çdo ditë shtypje e shfrytëzim në veçanti. Ky është thelbi i problemit. Po në socializëm a vepron ligji i luftës klasore? Doemos që po edhe në socializëm, sepse socializmi është një fazë kalimtare midis kapitalizmit dhe komunizmit. Vërtet bëhet përmbysje e marrëdhënieve në prodhim, pra u hiqet baza ekonomike e shfrytëzimit ish-klasës shfrytëzuese kapitaliste, që do të thotë se fabrika, uzina, kantierë, ferma të mëdha dhe kompani grosiste, sikurse gjithë pasuria e vjedhur i kalojnë popullit. Veçse ajo nuk likuidohet fizikisht si klasë (përjashto ata elementë, të cilët bëjnë rezistencë të armatosur apo dhe çdo lloj tjetër rezistence). Kështu që duke ju nënshtruar diktatit të klasës punëtore, ata janë të detyruar t’i binden asaj me hir apo me pahir, teksa natë e ditë mendjen e kanë te parajsa e humbur. Ata asnjëherë nuk heqin dorë vullnetarisht nga ëndrra për ta rifituar atë. Kështu që në këtë pikë edhe pse janë të përmbysur ata kërkojnë mundësi forma e metoda të tjera e të reja për të riardhur në pushtet. Praktika e vendit tonë tregon se me vendosjen e pushtetit popullor të gjithë ish-bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit u kthyen me banda të armatosura, ata vranë e masakruan pishtarë drite si mësues, të reja revolucionare të Malësisë, ata vranë udhëheqës krahinorë e sekretarë qarkorësh, ashtu sikurse patën vrarë dhe gjatë lufte partizanë. Organizimi i kryengritjes së Postribës, ishte vepër pikërisht e reaksionit të klasës së përmbysur. Por ligji i luftës së klasave vepron dhe ndaj atyre elementëve të dalë nga gjiri i popullit, por që me mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit i kundërvihen sistemit shoqëror dhe shtetit socialist. Ata me ose pa dashje, bëhen ose aleatë të përkohshëm (kur korrigjohen) të klasave të përmbysura, ose të përhershëm të tyre, kur nuk heqin dorë, duke kaluar kështu, në pozitat e klasës kundërshtare. Në socializëm, në shumë raste për ta atakuar diktaturën e proletariatit, elementë devijatorë, karrieristë, oportunistë, burokratë nën maskën e zhvillimit me konsekuencë të “luftës së klasave” herë-herë i mëshonin “sektarizmit” dhe hera-herës “ultra majtizmit”. Dhe ja si: Po si more t’i japim bursën djalit të një ish-kulaku. Ka nxjerrë vërtet mesataren “10”, por armiku ngelet armik. (I shkreti ish-kulak edhe pse e kishte marrë triskën e frontit përsëri e ndiqte si hije qenia kulak), ose asnjë lëshim jo vetëm ndaj ballistëve, por dhe fëmijëve dhe të afërmve të tyre. Teksa “ultra majtizmi” nën maskën e parullave revolucionare çjerr gurmazin duke deklaruar: “Populli heroik i Kuçit që gjatë lufte i dha kaq e aq dëshmorë atdheut dhe që u lidh si mishi me kockën me partinë edhe kësaj radhe do t’i shtrëngojë radhët e veta dhe solidarizohet plotësisht me direktivën e partisë për t’i kolektivizuar dhe ato 10 krerë bagëti apo dhe lopën, sepse do ndërtojmë socializmin”. Të dyja këto parulla që në pamje duken sikur janë revolucionare, janë tërësisht jashtë realitetit dhe i kanë përdorur elementë të cilët kishin triskë parti, por që nuk ishin komunistë të vërtetë, përkundrazi sabotatorë të socializmit nuk ishin fshatarët apo djali i ish-kulakut që doli me 10-të e nuk i dhanë bursë, por pikërisht ai drejtues partie e pushteti që sabotonte fitoret e socializmit. Këtë e tregoi metamorfoza e PPSH-së, e cila nga një parti revolucionare në kohën e E. Hoxhës me ardhjen e Ramiz Alisë në krye, u kthye tërësisht në kundërrevolucionare, duke i bërë shërbimin më të madh klasës së përmbysur. Në këtë rast, ata të fshehur skutave nga mallkimi për luftën e klasave dikur, të ekzaltuar brohoritën: “E bekuar qoftë lufta e klasave, sepse na dhanë dinjitetin e nëpërkëmbur “! Veçse ata harrojnë përsëri se ky ligj në shoqërinë shqiptare, e cila është ndarë në dy klasa antagoniste, përsëri vepron. Mjafton një nënë me lot në sy të mërmërisë me vete: Kur do më kthehet djali vallë?! Mjafton një student mbas leurimit të vetëpyesë: Po tani që s’kam punë a nuk do të ishte më mirë të iki jashtë? Do të mjaftonte një kufomë e vetëvarur sepse nuk përballon dot nivelin e jetesës dhe taksat, do të mjaftonte një grevë urie e punëtorëve të naftës për të thënë se ligji i luftës klasore vazhdon e do të vazhdojë, deri atëherë kur këto dy klasa të njehsohen e të bëhen një. Kjo arrihet vetëm atëherë kur mbi rruzull nuk do të ketë më shtypje e shfrytëzim të njeriut po nga vetë njeriu nëpërmjet betejave të luftës klasore. Ky është e ngelet ligj universal.