BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Ahhh... kjo ëndrra ime e mallkuar!

Ahhh... kjo ëndrra ime e mallkuar!

Unë jam tip që ëndrrave nuk u besoj shumë, sepse ato janë prodhim i fantazisë së trurit tonë, kur jemi të papunë, dmth në gjumë, ndaj dhe ato harrohen po aq shpejt sepse nuk kanë aspak vërtetësi. Ndonjë lexues do mendojë: Po ky çfarë do të na tregojë ne këtu përralla me mbret? Ne kemi mbi 30 vjet të pa punë, mos vallë kjo do të thotë, se e paskemi trurin të stakuar e të sakatuar?! Le të mendojnë si të duan. Dhe ata që më duan, por dhe të tjerët që nuk më duan. Gjithsesi unë do ta tregoj ëndrrën time, ashtu sikurse e pashë, madje sa më parë, sepse ndryshe do ta harroj shpejt: Mu bë në ëndërr sikur një burrë i gjatë e i hollë, me hundë akoma edhe më të hollë, në një mbledhje me Ramiz Alinë u betua se vijën e PPSH-së do ta ruante me besnikëri, por ama edhe duheshin bërë ca lëshime me qëllim që të gënjenin studentët, teksa sapo doli nga mbledhja e gënjeu dhe vet Ramizin. E them këtë, sepse ai mu drejtua duke më thënë: “A vjen me mue, me formu një parti të re? E tuj qenë se studentët kërkojnë liri e demokraci le ta pagëzojmë dhe formacionin tonë “Partia e Idealeve të Dhjetorit”. Jo -i thashë duke ja prerë shkurt - nuk vi, por siglën do të ishte më mirë ta ndërroni duke e quajtur thjesht Partia Demokratike, sepse shkurt dhe mund ta shkruash “PD”, ndërsa ashtu si e ke menduar ti, akronimi ose emri i shkurtuar del një fjalë turpi dhe me atë rast kanë për tu mbledhur rreth partisë tënde gjithë qejflinjtë e qejfëllovat e Republikës. Ai më përgëzoi duke më thënë: Je lab me mendje të hollë, por dhe i rrezikshëm. Në të pastajmen, këtë njeri e pashë në krye të turmave për rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës dhe po atë ditë, me një kapardinë të bardhë mes një grupi po me të njëjtat prerje, jo nga mendja por nga kapardina. (Ku i dihej mbase dhe nga mendja!) Fundja kjo ishte zgjedhja e tyre. Ajo që më la mbresa ishte fakti se nga podiumi e pashë përsëri duke tundur një “çek amerikan” të bardhë, pa firmë e pa vulë madje dhe të pa shifër, ashtu sikurse spanjollët vepronin me fiset indigjene, në kontinentin e panjohur duke u tundur nga një letër karamele e duke u falur pasqyra. Pastaj ndodhi ajo që nuk pritej, dikush i ngazëlluar nga turma ia futi një britme: Komunistët në litar pensionistët në hanxhar! U rënqetha ç’është e drejta. Hanxharit e dija se do t’i shpëtoja ngaqë nuk isha pensionist, por ama litarin ma kishin taksur. Punë e madhe,- më tha një shok që e kisha pranë - do bëhesh hero si bilbilenjtë që vanë në litarë vetë! Por problemi ishte se unë nuk do shkoja vet, por do më çonin. U largova, kur pak më poshtë po shikoja disa shkrimtarë, poetë, gazetarë që po digjnin librat dhe shkrimet e tyre, bile disa që ishin të shquar dhe me emër, shkulnin flokë e çirrnin faqet duke qarë me dënesë: Ç’paskemi bërë? Ç’paskemi bërë? Ahh moj botë e poshtër po aq dhe aq e pabesë aq dhe e pëgërë! Kjo thënie e tyre, herë më ngjante si këngë në vargje e herë si vaje labe dhe hera-herës si hipokrizi. U largova prej tyre sepse, me thënë të drejtën jeta më dhimbsej dhe nuk ia vlente të vritesha si shqiptar nga shqiptarët. Por kot sa u largova, sepse më keq u ndez lufta. Kjo na qenkësh një luftë për para. Ec ta kuptoja, ca thoshin “për para” dhe ne i duam paratë tona, e disa të tjerë bërtisin përpara. U ndez keq dhe plasi një sherr i madh, aq sa shpesh shikoja përleshje, vrasje, djegie, shkatërrime, nëna duke qarë, rrugë që laheshin herë-herë me gjak e herë me lot. Nga inati si në “Lëvizjen çartiste” disa shkatërronin fabrika, uzina, shkolla, prishën lapidarë, herë më dilte përpara Duçja e herë Hitleri, herë hordhitë turke, herë Hamza Kastrioti përballë Skënderbeut e teksa Marksi tundte kokën i pikëlluar dhe mërmëriste me vete: Ju që mua në libra nuk më besoni, shpejt a vonë do ta pësoni! Dhe ashtu qetë-qetë e përsëri duke tundur kokën (nuk e di se pse!) u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Unë e dëgjova tek mërmëriti nëpër dhëmbë “ U dhj.... mu në demokracinë tuaj”. Mbas Marksit, pa pritur e pa kujtuar mu shfaq përsëri i njëjti njeri i kapardinës së bardhë, veçse këtë herë mbi kullën e një tanku duke bërtitur: “Liri-demokraci” dhe po nga ai tank, hidhte e shpërndante paratë e shqiptarëve, që mua më dukeshin si prerje fallco. Paratë i hidhte para zinxhirëve e të marrosurit përkuleshin, futnin duart për t’i marrë, ndërsa tanku i përpinte duke i kaluar të gjithë nën zinxhirë. Më së fundi tankut i mbaroi karburanti. I mbaroi, sepse depot i kishte boshatisur Serbia. Shumë kush u gëzua se shpëtuam, por jo! Ai që shpëtoi ishte drejtuesi i tankut bile dhe Europa kishte dërguar një letër qarkore ku shkruhej: Nxirreni nga tanku, por mos e dënoni, mbajeni se do ju duhet kushedi se si vijnë punët. (Firmosur nga Këshilli i Evropës ). Pastaj erdhën disa më të qeshur e më të gëzuar, të cilët me tufa lulesh në duar parakaluan para meje. Ata ishin pa armë dhe më shumë mbanin trëndafila lloj-lloj në duar. Kishin të bardhë për paqe, kishin të kuq për flamur, kishin dhe rozë, këtë nuk e di, por kjo ngjyrë më kujtonte aneminë. Nejse, ata dhe pse hiqeshin popullorë ju futën popullorçe bëmave të tyre. Vidhnim ne fukarenjtë e shkretë nga një llamarinë për të ngritur shtëpitë, vidhnin dhe ata...po ku dreqin i gjetën dhe florinjtë?! I shikoja i habitur “popullorët” duke qeshur e gëzueshëm përtypnin çamçakëz, madje dhe duke tundur njërën këmbë e gjithë buzëqeshje e krenari deklaronin se: “Nga mbas do u vinte historia”. Kishin thënë të vërtetën. Kishin thënë të vërtetën, sepse mbasi mbaruan punë me çmontimin e busteve të Enverit, çmontuan heronjtë. Mbasi mbaruan me heronjtë sollën “Mbretin mëkëmbës” për së gjalli në Shqipëri me emrin Lekë. Dhe kur?! Pikërisht kur ne kërkonim lekët. Doni Lekë na thanë, ja ku e kini merreni “kolonelin tuaj të zi” dhe na hodhën bashkë me të dhe thesin me eshtra të mbretit origjinal të vdekur nga historia. Pa në të pastajmen hoqën emrat e dëshmorëve në rrugë dhe vunë emrat e antidëshmorëve, hoqën emrat e shqiptarëve atdhetarë dhe vendosën emra tradhtarësh e antishqiptarësh. Atyre, kishte kohë që u kishte dalë boja, pa kur më del përpara një piktor e më thotë: “Çka ka bo vaki mi jauhu? Po qe se u ka dalë boja, unë jam i modh me riabilitu piktura e jo mo ktona që janë rob zoti”. Dhe papritur ndjeva se mbas luftës çlirimtare në heshtje po përballeshin heronjtë me tradhtarët në kohë paqeje. Luftë në kohë paqeje, sa e çuditshme kjo ndodhi! Kur ja plasi... plasi e vërteta! Jo plasi Gërdeci, teksa mu shfaq përsëri njeriu me kapardinën e bardhë, i cili ngushëllohej nga përfaqësuesi i “trëndafili rozë”. Ky i fundit i hodhi dorën në qafë, por mua mu duk se gishtin e dorës tjetër e kishte nga mbas... diku mbas këllqeve. Ehh.. në të tilla raste nuk duhen vërejtur këto gjëra! Toka u drodh nga gjëmimi. Dridhej toka në Gërdec, dridheshim dhe ne bashkë me tokën, por toka nuk pushoi dhe pse pushoi Gërdeci. Mu shfaq në të pastajmen një me emrin “Tërmet”, i cili sa përfundoi këngën për Enverin u tund e u plasarit dhe toka prej vërteti. Shumë nga ne, nuk arritën ta ndjenin, nuk arritëm sepse ishim mësuar me dridhjet. Dridh andej e dridh këtej, doemos që dhe natyra e kuptoi dëshirën tonë dhe i pari që e ndjeu se diçka e tmerrshme do të ndodhte ishte presidenti. Po kush e dëgjon sot njeriun e urtë, njeriun e ndershëm, njeriu i cili të gjithë pasurinë e tij e vuri në shërbim të popullit, madje deklaroi se në emër të popullit do ia vishte vetes nëse dhe rinia e vendit nuk ngrihej në këmbë... për popullin. Ndërkohë para meje parakalonin partitë dhe bosët e tyre në krye, duke demonstruar me pllakata në duar e hidhnin parulla: Duam punë - duam bukë! Poshtë kapitalizmi! Më pas saj vini të tjerë me pllakata : Punëtorë të të gjitha krahinave bashkohuni me votat tona! Dhe në krye del papritur njeriu i kapardinës së bardhë me një banderolë të madhe, ku njërën anë të saj e mbante vet ai dhe tjetrën piktori ku shkruhej: Poshtë korrupsioni! Kriminelët para drejtësisë! Drejtësinë do ta vendosim o me SPAKUN... o kryengritje me SPARTAKUN!

Ja dhe çudia më e madhe, sindikatat në krah të partive me tufa hashashi në duar të tymosur apo nën efektet e tij, me sy të përgjumur mezi qëndronin në këmbë. Dy udhëheqësit e tyre pa asnjë parullë e pllakata në duar bisedonin. Unë dëgjova kaq: “Sa i duam këto partiçkat... içkat...içkat...içkat! U zgjova nga një ëndërr e keqe, por dhe u lehtësova sepse e di, që në fund të fundit ëndrra janë dhe si të gjitha ëndrrat.... dihet se ato asnjëherë nuk dalin!

Nga Ylli Meçe