BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Opinion / Editorial

Ai mur që nuk e kemi rrëzuar asnjëherë!

Ai mur që nuk e kemi rrëzuar asnjëherë!

Dje ishte dita kur 31 vite më përpara, ra muri i famshëm i Berlinit. Ditë kur bota, nuk pa vetëm përfundimin e ndarjes së kombit gjerman, por dhe dita e vërtetë e fitores së demokracisë mbi diktaturën sovjetike në lindje. Për ne 30-vjeçarët e asaj kohe, ishte një ditë lumturie e paanë, e pakufi. E sot, me kalimin e më shumë se tre dekadave unë, ne, të gjithë sidomos një pjesë e shoqërisë kemi akoma pa rrëzuar murin më të madh, më të lartë dhe më të përforcuar, i cili është mes nesh dhe Europës. Nuk e kam fjalën për "pandeminë" sigurisht. Ajo është muri i përbashkët dhe me sa duket po i vjen koha të përballet me tashmë vaksinat dhe kurat e reja që po përgatiten ta eliminojnë si një e keqe e madhe që ka "përvëluar" botën me vdekjet sidomos të moshave të mëdha. Kjo pandemi që ka ulur demokracinë, ekonominë dhe ka bërë që qytetërimi të turpërohet nga lëkundja e madhe e tij përballë një virusi tragjik dhe tinzar. Gjithsesi është mësuar përballja ndaj tij dhe me sa duket do të ketë dhe vaksinë në fund të vitit sidomos nga Biontech dhe Pfizer, që janë pothuaj gati dhe kanë kontrata për miliona e miliona e pastaj miliarda doza në botë. Ajo që dihet deri më tani është se vaksina është 90 për qind efektive. Që të miratohet një vaksinë, ajo duhet të jetë mbi 50 për qind efektive. Kjo është hera e parë që një vaksinë provohet kaq e suksesshme. Të tjera kompani janë në garë për të prodhuar një vaksinë të suksesshme. Në fund të fundit, tashmë pandemia si me zbatim rregullash dhe me kura e vaksina do të vendoset nën kontroll, sepse përndryshe njerëzimi ka shumë akoma për të humbur nga kjo e keqe e madhe botërore. Por unë e kam fjalën për një "pandemi" te ne, të personalizuar tonën, që ka të bëjë pikërisht me atë murin që i kemi vendosur vetes në raport me Europën. Ne kemi pandeminë e "drejtësisë pa drejtësi" dhe të shumë korruptuar. Shqipëria dhe shqiptarët kanë murin e mungesës së drejtësisë që nuk i lejon të bashkohen me Europën dhe vendet e qytetëruara dhe demokratike. Në sajë të këtij muri, të mungesës së drejtësisë, organeve të hetimit, akuzës dhe gjyqësorit të drejtë ne kemi pikërisht atë murin që ndante Europën dikur me anën sovjetike. Ne nuk kemi pasur drejtësi ligjore, të zbatuar mbi bazën e jurisprudencës europiane për 45 vite në kohën e diktaturës. Ne nuk kishim mbrojte dhe nuk kishin ligje që mbronin apo akuzonin me prova. Ne kishim "gjyqe populli" ku njerëzit pushkatoheshin ideologjikisht dhe me urdhëra që prodhonin - drejtësi kriminale. Për gjatë 30 vite në medemek demokraci, elitat politike të dala nga regjimi bolshevik enverist, prodhuan një drejtësi mitomane, të korruptuar dhe kriminale në shërbim të politikës. Ajo e Enverit ishte ideologjike dhe kjo e tre dekadave e filluar nga Berisha dhe vazhduar nga Nano e deri te Rama është drejtësi politike. Ajo nuk jepte drejtësi se ishte ideologjike kurse kjo deri sot, nuk jep dhe nuk bën drejtësi, sepse i shërben korrupsionit politik në Shqipëri. Ky është muri dhe pandemia që akoma nuk ka rënë dhe nuk ka vaksinë në Shqipëri. Të huajt janë bindur dhe kanë vite që deshën dhe realizuan dhe pse akoma nuk ka shenja të fillimit të saj - drejtësinë e re në Shqipëri. Formuan SPAK dhe BKH, por larguan dhe disa figura të korruptuara të drejtësisë si gjyqtarë dhe prokurorë devijat, kriminelë në devijim të drejtësisë dhe të pasuruar nga korrupsioni në drejtësi. Më në fund, vendosën me presionin e amerikanëve të mos i lejojnë ato të korruptuarit të ushtrojmë më asnjë profesion që ka lidhje me drejtësinë. Në fakt, disa ishin dashur futur në burg, për grabitje dhe deformimin të pronës së shqiptarëve. Ky është muri që nuk kemi rrëzuar akoma dhe kjo është pandemia më e madhe ndaj të cilës pritet dhe vaksina - drejtësi e drejtë. Po pra vaksina e drejtësisë së re, akuzës së re dhe gjyqësorit të ri. Qartësisht një pjesë e madhe jona është shumë skeptike, nuk beson se drejtësia do të triumfojë ndonjëherë te ne. Nuk beson se ka një vaksinë për këtë pandemi akute te ne. Nuk beson se ky mur tragjik i padrejtësisë apo drejtësisë të padrejtë do të bjerë. Nuk besojmë se duken vetëm të huajt disi të interesuar dhe njohim mirë ato njerëz ato politikanë që përhapën këtë pandemi dhe ndërtuan politikisht këtë mur mes nesh dhe botës demokratike. Drejtësia shqiptare pa asnjë dyshim, është më "pandemikja në Ballkan". Më e padenja për të vazhduar jetën e saj institucionale. Më e korruptuara dhe me kriminale në vendimmarrjet e saj për tokën dhe pronën. Ka shkatërruar pronën private dhe ka bërë pronarë kriminelë ordinerë me mbrojtje politike. Ka bërë të pasur të gjithë plutokracinë ose klasën tridhjetë vjeçare politike në Shqipëri. Prandaj nuk kemi asnjë lloj besimi që ky mur do të bjerë te ne. Po dhe pse janë brenda amerikanët dhe europianët. Sepse kjo klasë politike është një padrejtësi e "drejtësisë kriminale" si prodhim i saj që ka mbi tre dekada që bën krime të mëdha. Po deri krime politike dhe absolutisht të mëdha financiare që me piramidat që futën vendin në luftë civile dhe mega vjedhjet e tenderave dhe fondeve të shtetit. Ky është muri dhe kjo është dhe pandemia. Jemi si një shtet pandemik korruptiv, i rrethuar nga një mur i lartë nga bota e qytetëruar. Këtë mur ne nuk e kemi rrëzuar, dhe kam shumë frikë se nuk e rrëzojmë dot vetë. Nuk duan në përgjithësi elitat korruptive majtas djathtas e këtij vendi ta rrëzojë. Nuk kanë asnjë leverdi.