BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ajo "bir Selman i nënës" alternativa politike për 2021-in!

Ajo "bir Selman i nënës" alternativa politike për

E keqja politike në Shqipëri, nuk është vetëm korruptive, nuk është vetëm kriminale ajo është dhe groteske, cinike dhe padyshim qesharake. Prandaj mbijeton te një shoqëri parapolitike dhe folklorike. Popujt e Ballkanit politikisht sillen si të tillë shpesh herë dhe aq më tepër sillen kështu kur "janë betuar me të tyren" se do të jenë pjesë e demokracive të reja apo pjesë e shteteve që zbatojnë shtetin ligjor. Por mbeten folklorikë dhe mashtrues në demokraci, që pastaj detyrojnë politikat e mëdha të kancelarive të larta t’i trajtojnë si "pikërisht folklorikë e djem të pabindur dhe mistrecë që nuk arrijnë asgjë vetë përveç grindjes" e që mund të marrin vesh vetëm kur i merr me grotesk politik dhe diplomatik dhe parime ekonomike të tilla. Tipikisht ashtu siç ndodhi në "Shtëpinë e Bardhë" ku presidenti Trump u soll më shumë si "Tyçon" për të ardhur në një pikë firmosje mes dy palësh që qëndronin përpara tij, si dy fëmijë të dobët në mësime. Por sigurisht që e meritojnë një trajtim të tillë të dy palët. Sigurisht më mirë është t’i "krehësh" disi të tillë folklorikë që të vish më vonë në ditë që t’iu rrinë flokët vetë, ose të mësojnë të krihen.

Tani po kthehem te ne, ose folklorikët politikë që janë dhe groteskë, cinikë dhe imoralë deri në zvetënim. Për fat, ne kemi një popull që ka batutë dhe poezi të shprehur rrugëve të së pamundurës historike. Ne kemi për 2021-in si kohën kur do të na duhet të bëjnë medemek zgjedhjen politike atë të famshmen - bir Selman i nënës kë të qaj më parë... Kush e ka kuptuar këtë anë filozofike të një populli folklorik në politikë, e merr vesh, se një shoqëri e tillë po të dojë sëpaku në folklorin e saj, e di çfarë e pret në 2021-in, të cilin po e përgatisin po ata që kanë përgatitur gropën e madhe të demokracisë dhe shtetit ligjor në këtë Shqipëri të shkretë. "Bir Selman i nënës kë të qajë më parë, njërin e kam nip dhe tjetrin e kam djalë" është praktikisht "quintessenza" e përfundimit të zgjedhjeve politike, e ditur që tani pa nisur as fushata elektorale. Sigurisht që në mënyrë groteske dhe po ashtu tragjike, janë për t’u qarë të dy krahët e vetëshpallura majtas dhe djathtas në Shqipëri. Mashtruese sot Rilindja me të majtën, duke qenë një grup personal i Edi Ramës (dhe lart tij si sponsorizim i dinastisë Soros) që kanë okupuar me mashtrim PS-në, e cila tashmë është fajtore e degradimit të saj në një forcë politike e udhëhequr nga një e djathtë e pangopshme me përfitim nga taksat dhe vuajtja e një shoqërie dramatikisht e mashtruar dhe filozofikisht e gjymtuar keq. Gjithashtu mashtruese sot PD (dashnore e fondacionit të famshëm dhe kjo në lidershipin e sotëm) dhe opozita që kanë okupuar të djathtën shqiptare, e kanë zhgërryer atë me vajra të yndyrës më erë të keqe majtas dhe paraqiten si alternativë e Rilindjes. Pa asnjë filozofi që ndërron pushtete principalisht, por vetëm me besim se shqiptarët janë mërzitur nga ujqit e Rilindjes dhe duke mos pasur apo krijuar (në pazotësinë e tyre historike) fuqi tjetër politike, do të kthejnë çakallët e qeverisjes në 2021-in. Aq më keq dhe me parti prone (integrimi medemek europian) dhe të tjerët shushunja që konsiderohen djathtas dhe asnjë nuk ka lidhje me mendimin filozofik pikërisht djathtas. Ne jemi pikërisht në modelin "bir Selman i nënës kë të qajë më parë" sepse për një shtresë që tanimë është rritur shumë në Shqipëri, është e qartë se "PS, PD, LSI e të gjithë bishtat e tyre" janë djemtë e nënës që i qan si birin dhe nipin. Të gjithë këta kanë "vdekur" së ekzistuari pjesë e alternativës dhe politikës europiane në demokraci. Ata janë të vdekur të pakallur, sepse grotesku i tyre në lojën demokratike ka qënë për tridhjetë vite kriminal në raport me shqiptarët dhe çdo gjë që ka të bëjë me lirinë dhe demokracinë. Me çdo gjë që ka të bëjë edhe me kombin. Ata sëbashku kanë shkatërruar dhe degraduar ekonominë, fushat, malet, detet, liqene, pronën, tokën, shkollimin, kulturën, trashëgiminë, sportin, shëndetësinë, duke krijuar kudo mafie dhe kontroll mafioz dhe kriminal. Kanë zaptuar drejtësinë dhe deformuar atë. Kanë rënë dakord që shajnë njëri-tjetrin, por këtë e bëjnë për të ndalur në mënyrë të qartë çdo ardhje dhe iniciativë për një alternativë të vërtetë dhe reale në Shqipëri. Prandaj edhe grupet që po tentojnë janë pothuaj pa emra apo emra të ricikluar, por sigurisht pa ndonjë forcë dhe kurajo politike, pa mbështetje të vërtetë dhe pa shprehje të madhe politike që merr me vete zemërimin dhe tragjizmin shoqëror të shkaktuar nga PS dhe PD, LSI etj. etj. E kur nuk ndodh një diçka e tillë, kur kjo shoqëri nuk është e zonja të ndërtojë një lëvizje të tillë të madhe, që i nxjerr në opozitë të gjithë bashkë sharlatanët e kapitalizmit dhe kriminelët e lirisë, sëbashku me cinikët e demokracisë - do të thotë se ne do të jemi në shprehjen "bir Seman i nënës" dhe këtu mbyllet diskursi. Pastaj ajo "kë të qaj më parë" është e bukura e poezisë së popullit, i cili normalisht e di aftësinë e tij shoqërore për të mos ndërtuar dot alternativa. Ne si popull, por dhe si shoqëri, si koncept filozofik e dimë qartë se 2021-shi ka vetëm një alternativë që është "bir Selam i nënës kë të qaj më parë" dhe padyshim kur të afrohen afër ditës, do të rreshtohen si zakonisht që të ndajnë se kush nga të "vdekurit e gjallë, por grabitësit e demokracisë shqiptare" do të vazhdojë në pushtet dhe kush në opozitë. Kaq nuk ka ndonjë gjë më shumë. Për të vazhduar sërish nga e para, ritualin e tyre të luftës për pushtet dhe pasurimit me djersën dhe shpesh herë gjakun tonë.