BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Ajo çka ndodh përtej “horizontit të dukshëm”

Ajo çka ndodh përtej “horizontit të dukshëm”

Nëse kjo do të ishte një ndodhi e rastit dhe e shkëputur tërësisht nga veprimtaria e sistemit tonë të përgjithshëm universitar dhe stafeve të tyre akademike, atëherë nuk do t’ia vlente aspak që të merreshim me një rast të shkëputur, pse jo edhe me pesë raste të tilla në shkallë Republike. Simptomat e para të këtij fenomeni janë dhënë mbas viteve 90-të dhe kënga “Profesori-Profesori” e cila këndohej si me humor dhe që e transmetonte herë mbas here RTV dhe kanalet e tjera private të radiove e televizioneve private. Domethënia e tyre nëpërmjet tingujve muzikorë dhe tekstit plotë satirë therëse, tregonte se nuk ishte vetëm një konstatim, por edhe një sinjal ”SOS”- i, për të gjithë sistemin tonë arsimor, nga më i ulëti e deri te ai më i larti. Po si arritëm deri këtu? Si është e mundur që nga një sistem i lartë edukimi para viteve 90-të, ku jo vetëm kultivohej një rini e pajisur me dije dhe një kod moral të lartë në shërbim të shoqërisë, të kthehet në të kundërt?! Në të kundërtën e vet, sepse e gjithë shoqëria po tronditet rëndë nga degjenerimi i madh që ka mbërthyer sistemin arsimor, që nga trupa pedagogjike e deri te nxënës e studentë nga të gjitha nivelet. Çuditërisht futja nëpër tekste e elementeve të “seksologjisë” e argumentuar kjo, nga teza e famshme se nxënësit e studentët këto elementë duhet t’i njohin, bile të kenë dhe eksperienca për tu mbrojtur!!

 E habitshme si paskemi bërë ne, që dhe pa i mësuar këta elementë lindëm fëmijë të mbarë e të edukuar (...për analogji me këtë logjikë duhet të themi se i riu në këto kushtet e reja e moderne, duhet të mësojë të vjedhë apo të vidhet- që të kuptojë se ç’është vjedhja..!!) Po se mos është vetëm kjo! Këtë situatë tejet të rënduar nga plagët, që po vuan rinia e sotme studentore përjeton dhe vet trupa pedagogjike e sidomos ajo akademike nëpër të gjitha universitetet e vendit. Me këtë rast, nuk dua të absolutizoj problemin, sepse duke qenë se dhe vet kam qenë dikur docent në një nga universitetet tona, ka plot pedagogë me tituj e pa tituj të cilët ecin ballëlart, të denjë në moralin e tyre etiko-pedagogjik, korrekt me detyrën, të përkushtuar nga ana profesionale dhe që me veprimtarinë e tyre kanë fituar respektin e madh në auditore dhe që janë e ngelen edhe qytetarë shembullorë. Dhe kjo, nëse do ta perifrazoja nga pikëpamja letrare, (veçse në gjuhën e detarisë) do ta quaja “Horizonti i dukshëm”. Matanë këtij “horizonti” kuptohet që shtrihet një hapësirë tjetër, që ne nuk e shikojmë dot për shumë arsye. Edhe me mjetet radio-teknike të lundrimit, mund ta hedhim disi më larg”vështrimin”, por përsëri horizonti i padukshëm, ngelet ai që e marrim me mend e që për ne ngelet disi i panjohur. Por një gjë e dimë me siguri, se ai është përtej asaj që ne njohim dhe e shohim. Duke ecur e lundruar përpara drejt saj ne zbulojmë hapësirën enigmatike. Hapësira enigmatike! Të jetë vërtetë kaq enigmatike dhe hapësira e padukshme e atyre që ndodhin nëpër universitete? Mos vallë rasti “Himçi” është i shkëputur, që “po bën namin media” e shkruar e pashkruar dhe ajo audio-vizive? Kaq shpejt i harruam ne materialet që ato në vazhdimësi se na janë venë në dispozicion dhe më përpara, pedagogë me plagjiatura të vjedhura nga përkthimet, po të tillë që kërkonin dhe merrnin para nga studentët, pedagogë sociologjie që bënin “zbulime” se Enveri nuk na paskësh qenë student i mirë në Monpelje, teksa vet merreshin me studentet e dobëta në mësime duke u ushtruar presion, që në këmbim të notës kaluese kërkonin “të hynin dhe atje ku nuk hyn dielli” dhe së fundi, nuk na ishte gjë e madhe se “punë mbërtheckash” ishin. Shtrohet pyetja kush i ka sjellë këta pedagogë në universitet, apo mos vallë deputetët tanë, të cilët 90% e tyre që mbajnë tituj të pa merituar? Po pse vetëm kjo plagë e universiteteve të jetë vetëm e universiteteve?! Jo aspak! Shikoni të dashur lexues, ajo çka ndodh në Parlament ndodh dhe jashtë dyerve të tij. Ajo që ndodh në shtet ndodh dhe poshtë tij. A kemi ne deputetë të cilët janë kapur nga media me “love story”, ja që dhe universiteti paska! A kemi ne në Parlament e në shtet që vjedhin (këto veç medias ata i deklarojnë veçse jo për veten e tyre, por për kundërshtarët) doemos që kemi! Ja pra dhe në universitete kemi, bile me shumicë në dy sezone, në atë të pranimeve dhe atë të provimeve. Në kohën kur në modë ishte “juridiku” e “mjekësia”, komisionet e vlerësimit të studentëve u bënë si ato firmat rentiere. Paguheshin miliona që të spostohej njëri e në vend të tij ta zinte vendin tjetri, pa folur këtu për skena e prapaskena, nga ku mitëdhënësit u bënin vizita familjare duke u lënë në tabakanë e kafesë plikon.... fare të thjeshtë, sa për një kafe, por që kjo e flamosur kafe kushtonte miliona! Pse në kohë zgjedhjesh për deputetë a nuk kemi dhe fenomene të tilla që paguajnë miliona për tu bërë deputetë?! Ja pra që kemi. Me dhjetra janë rastet kur dekanë fakultetesh, shefa departamentesh, pedagogë të korruptuar janë bërë problem ndër vite, por sikurse më tha dikush nga ish kolegët e mi, se kusar nuk është ai që vjedh, por ai që kapet dhe horr e pusht nuk është ai që bën, por atë që e kapin! Natyrisht që qesha me të, por dhe u mendova, sepse bëhet fjalë për një fenomen shoqëror. Një pedagog, dekan apo shef departamenti në kësi rastesh, të keqen e vet nuk e ka më për veten e tij, por ai infekton dhe shoqërinë sepse kuadrot, drejtuesit dhe administratorët e shtetit do të jenë po ata që kanë paguar mos dijet e tyre. Në këtë rast infektimi i shoqërisë me shpërthime të degradimeve të tilla katastrofike të moralit shoqëror, do të kishin efektin e reaksionit zinxhir të atomit të uraniumit, i cili një ndër vetitë e tij shkatërruese ka dhe “infektimin radio-aktiv nënkupto “korruptivo -aktiv”) Dy fjalë tashmë dhe për anën tjetër të medaljes, “studenten e përvuajtur”. E vendosa në thonjëza jo pa qëllim. Ajo mund të jetë çfarëdo, por jo studente, bile as dhe e rregullt. Të pretendosh se shkon në shkollë të lartë për tu arsimuar e që nesër do punosh në shtet apo sektor privat dhe t’i kesh pothuajse të gjitha lëndët ngelëse, do të thotë se ajo, nuk e ka justifikuar aspak besimin e familjes, por as dhe të shoqërisë që ka nevojë për të. Nuk dua të futem në jetën e saj private, por si e ka argumentuar ajo para ndërgjegjes së vet, por dhe të prindërve të saj dobësi të tilla?! Përse ka shkuar në universitet?! Këtë detyrë mund ta merrte përsipër me të vërtetë një studente e cila studionte dhe pedagogu i ushtronte presion moral në këmbim të notës! Pyes, një studente e rregullt do të hipte në makinë të pedagogut, kur ky pedagog përflitet për gjëra seksi?! Unë nuk do ta besoja kurrë se një vajzë e mirë do ta bënte atë veprim. Nga sa dëgjuam, pedagogu imoral fillimisht e nisi me “ tatim pulsi” dhe një studente e rregullt, për ti lënë mesazhin domethënës, duhet ti kish thënë: Të lutem prof. mbaje sepse më duhet të zbres. Pse nuk bëri veprimin e duhur vajza, veprim ky që ka dhe karakter parandalimi, por edhe edukimi si për pedagogun, ashtu dhe për të gjithë ata që ndoqën videon?! Pyes vajzën në fjalë: Po nëse pedagogu do ta ndihmonte me të vërtetë në këmbim të asgjëje apo thjesht të fjalës shqipe aq domethënëse “Të faleminderit”! A do të pranonte vajza kalimin gratis pa mësuar aspak?! Dhe nëse pedagogu do e bënte një krim të tillë, po studentja nuk do ta quante krim aktin e saj?! Kjo ishte ana dytë e medaljes. Po ndodh, ndodh sikurse më ka ndodhur mua moj “vajzë pykalane”. Kam patur dhe unë një student që i kishte vdekur i ati. Ishin gjashtë vetë në familje. Ai ishte i madhi. Shkonte në punë dhe punonte 10 orë për bukën e gojës, sepse i kishte rënë barra mbi supet e tij të njomë. E shikoja teksa shpesh herë i ulej koka nga pagjumësia. Rrezikonte të ngelej, por ama me atë stërmundim, rrezikonte dhe jetën e tij. Ai ishte i shkëlqyer në shpirt, donte të mësonte, përpiqej shumë, por nuk i mjaftonte koha. Dhe unë atë e kalova, kalova fukarallëkun e tij, vuajtjet e tij, pagjumësinë e tij, dhimbjen e shpirtit të tij. Ai sot është një detar shumë i mirë! Por këto janë raste të veçanta që kjo botë e sotme s’mund ti kuptojë. (Ngaqë janë katërcipërisht të kundërta me të tuat)

Nga Ylli Meçe