BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Opinion / Editorial

Ajo diferencë parimore mes SHBA dhe BE, që më bën krenar!

Ajo diferencë parimore mes SHBA dhe BE, që më bën krenar!

Kur në Bashkimin Europian dhe mes kundërshtisë së jashtëzakonshme, vendosën të përdorin “pasaportën e vaksinimit” po mendoja se në çfarë grade të refuzimit të ideve themelore të krijimit të Bashkimit Europian paskemi kemi ardhur. Po po sigurisht të refuzimit të lirisë dhe kufizimit të saj me anën të krijimit të letrave dhe vulave që janë pastaj shëmtim kundër demokracisë, lirisë dhe lëvizjes së lirë, por dhe të drejtave të njeriut. Sot në BE, janë shumë mbrapa në vaksinim, kanë futur botën në një marrëzi dyshuese për vaksinat me sidomos sulmet ndaj AstraZeneca. Kanë mbetur pas vendeve prodhuese të vaksinave si SHBA, Britania, Kina dhe Rusia. Kanë shpikur në vonesat e tyre të vaksinimit mbyllje tragjike të ekonomisë dhe shoqërisë. Po vuajnë kohën më të keqe, duke mos pasur mundësinë e organizimit të madh dhe të fortë të vaksinimit, por dhe sasive të mëdha të vaksinave. Nuk kenë mundur të jenë solidarë dhe me vendet e varfra të Ballkanit dhe sigurisht me ne. Kanë paragjykuar vaksina, janë bërë servilë pa pasur nevojë të “bigpharma” dhe pastaj po lobojnë për atë ruse. Kanë bërë njëmijë e një marrëzi me dyshimet akuzat dhe fjalët e mëdha dhe tani po detyrohen të përdorin vaksina ruse dhe dikush dhe kinezet. E vetmja gjë që ka bërë Bashkimi Europian është ndarja e shoqërisë me pasaporta vaksinimi që përçan shoqërinë në klasë të parë dhe klasë të dytë. Po pikërisht kështu kanë bërë. Por SHBA-të nuk kanë pranuar të bëjnë një gafë të tillë, në asnjë rrethanë dhe asnjë lloj modeli, sepse janë parimisht dhe filozofikisht kundra një përbaltje të tillë, e cila krijon pasaportë mbi pasaportë. Kjo diferencë parimore mes SHBA dhe BE, më bën krenar, sepse asnjëherë nuk kam dyshuar se një pasaportë vaksinimi është turp moral në shoqëritë e zhvilluara. Sepse do të ishte më mirë të vaksinoje shpejt, me shumicë dhe mirë shoqërinë, se sa ta ndaje atë në dy shtresa apo klasa si në kohë regjimesh totalitare. Por çfarë ndodhi në SHBA? Qeveria amerikane, nuk do të lëshojë të ashtuquajturat pasaporta vaksinash, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, pasi Teksasi u përpoq të kufizonte zhvillimin e tyre për shkak të shqetësimeve të privatësisë. “Qeveria nuk është tani për këtë gjë dhe as ne nuk do të mbështesim një sistem që u kërkon amerikanëve të mbajnë një letër kredenciale”, u tha Psaki gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë. "Nuk do të ketë asnjë bazë të dhënash federale të vaksinimeve dhe asnjë mandat federal që kërkon që të gjithë të marrin një letër kredenciale të vetme”. Administrata dëshiron të mbrojë privatësinë e amerikanëve dhe nuk dëshiron pasaporta vaksinash "të përdorura kundër njerëzve padrejtësisht", tha Psaki. E kjo ka rëndësi të madhe sa politike dhe parimore dhe patjetër që unë ndjehem krenar, sepse isha dhe jam pikërisht për trajtimin e tillë mbi çështjen delikate të krijimit të pasaportave të vaksinimit. Akoma më keq te ne. Sepse shumica e vaksinave është jo e pranuar nga standardi europian dhe aq më shumë se pasaporta e imponuar, ka vetëm ato të regjistruarat dhe kësisoj shqiptarët do të ishin të ndarë në klasa akoma dhe në mënyrë të ashpër se sa vetë europianët. Praktikisht BE ka anuluar “shengenin” dhe këtë e kanë bërë me dëshirë të madhe. BE po vuan për organizim dhe e la veten pa vaksinë të saj. Fuqia më e madhe teknologjike dhe ekonomike e botës ose BE tashmë është shumë pas vendeve të tjera për përmbylljen e pandemisë me anën e vaksinimit masiv. E vetmja gjë që shpikën dhe prodhuan është – pasaporta vaksinës, si padrejtësi dhe veprim kundër “lirisë dhe të drejtave të njeriut”. Po pikërisht këtë gjë kanë bërë dhe asgjë më tepër. Po diferenca mes tyre dhe SHBA-ve tashmë është sinjifikative. Është, sepse tregon nivelin e ulët të organizmit të fushatës së vaksinimit përballë asaj të egrës dhe të fortës të drejtuar nga presidenti Biden në SHBA. Po ashtu këtë diferencë treguan dhe me Boris Jonson dhe Britaninë. E vetmja gjë që shpikën është pasaporta vaksinës dhe padyshim që kjo do të mbetet dhe “vula e tepërt” e parimeve të lirisë dhe demokracisë të suprimuar nga një pasaportë, e cila i paloset sipër një pasaporte personale. Në BE kur të kalosh nga një vend në tjetrin pak rëndësi do të ketë pasaporta jote se sa pasaporta e vaksinës. Ky është turp. Nuk do të kalosh dot kufirin me pasaportë apo kartë ID se sa me pasaportë Vaksine. Ky lloj turpi tashmë është ngrënë me bukë në Europë dhe mbase duhet lutur “zoti” që të shtohen progresivisht vaksinat që nesër BE të fshijë të pasmet me një gjë të tillë, sepse të gjithë do kenë akses dhe vaksina do të bëhet si ajo e gripit normal që është sot. Pasaportë një qytetar ka vetëm një. Çdo tjetër që shoqëron atë është në thyerje të lirës lëvizjes dhe demokracisë. Krenar që besuam në parime si në SHBA dhe ndryshe në BE. Pikërisht këto parime më bëjnë krenar se besoj te SHBA.