Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ajo moshë "98", si dëshmitare e krimeve të jetës politike 80 vitet e fundit!

Postuar: 09/02/2019 - 07:40

Dje ishte përvjetori i ditëlindjes së Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes të Enver Hoxhës dhe gruas e cila është dëshmitare e sotme e tragjedisë ideologjike dhe politike në diktaturë! Sigurisht ajo mund të jetojë dhe të bëhet sa të dojë vjeç, por po aq vite sigurisht ka mbi vete në kujtesë disa dhjetëra e qindra personazhe, personalitete politike, jo thjesht kundër regjimit të saj, por kryesisht shokë, idealistë, komunistë që u vranë, ekzekutuan, vdiqën burgjeve, u internuan, deportuan nga regjimi kriminal që ndërtoi i shoqi, ajo, por dhe klika e diktaturës medemek komuniste në Shqipëri! Jo thjesht subjekti në fjalë, ( që është faktikisht fajtore pothuaj sa i shoqi) por mosha e saj, janë dëshmitare të krimit të madh politik dhe ideologjik në Shqipëri, që nga krijimi i grupeve komuniste dhe që vazhdon si refleksion dhe sot e kësaj dite, në të gjitha partitë shqiptare brenda këtyre 28 mijë km katror! Ajo sipas edhe dikur të diskutuarës dhe sot të përmendurës qartë, ishte në dhjetorin e 1941 edhe anëtare e "federatës fashiste" me nr tesere 637, por dhe anëtare e PKSH-së së sapo formuar, duke qenë dhe anëtare e grupeve komuniste! Një person i tillë kuptohet qartë se çfarë roli do të kishte në të ashtuquajturën "lëvizje komuniste" në Shqipëri! Nuk dua të përmend egërsinë, shtypjen, kriminalitetin që ajo, diktatura dhe klika treguan ndaj kundërshtarit, fëmijëve të tyre, nipave dhe fisit të tyre! Ekstremiteti i inatit, krimit, ka bërë që mijëra të pushkatohen dhe internohen, të vriten dhe shumë kush të mos ketë varre! Por unë e kam fjalën te egërsia ndaj llojit, idealistëve komunistë, brenda lëvizjes që në fillimet e saj! E kam fjalën që në fillimet e organizimit komunist në Shqipëri dhe egërsia ndaj "Grupit Komunist të Shkodrës"prej të cilit pothuaj nuk shpëtoi askush nga ambicja, perversiteti dhe kriminaliteti i të shoqit të saj dhe sigurisht bashkëjetueses dhe pastaj gruas së tij! Askush që nga themeluesit dhe vijuesit deri në krijimin e partisë dhe pastaj më vonë deri në vitet ’70-të, përfshi dhe babain tim nuk shpëtuan! U larguan, u vranë, u dënuan, u internuan, deportuan sa të duash shkodranë të mirë, të majtë të shkëlqyer dhe idealistë patriotë, që nuk mund të pranonin krimin e madh politik! Qemal Stafa është i riu që duhej të bëhej shembull i madh për të mbuluar krimin ndaj tij, por të gjithë u burgosën dhe u vranë nga kjo klikë e jashtëzakonshme kriminale! Nuk dua të përmend emra se dihet qartë krimi! Po kështu u bë me "Grupin e Zjarrit" të të "Rinjve" dhe disi me atë të Korçës, si një grup nga kishte dalë dhe vetë Enveri! Kjo moshë prej 98 vjeçësh tregon për raprezaljet në luftën nacional çlirimtare mbi komunistë, të ekzekutuar dhe në luftë. Kjo moshë tregon për kohën e Jugosllavëve, ku në saj të intrigave dhe ndërhyrjeve, serfit politik të Enverit u vranë dhe të tjerë. Koha e sovjetikëve dhe sidomos koha e Konferencës së Tiranës, që diktatori e provokoi që të kuptonte kë ka kundra dhe pastaj i persekutoi! Kjo kohë e kultit të individit dhe familjaritetit në parti të cilën si Enveri dhe Nexhmija e përdorën të persekutojnë idealistët e mbetur të majtë nga lufta ishte një kriminalitet politik! Kjo moshë është dëshmitare e kolektivizimit masiv të sforcuar, por dhe dashurisë me BS-në për tu prishur më vonë! Në këtë kohë e "hëngrën" dhe shumë kuadro të mirë përgatitur që kishin dijeni mbi politikën dhe ekonominë! Koha e lidhjes me Kinën dhe sidomos koha e "Revolucionit Kultural Proletar" e cila mosha e Nexhmijes dhe jeta e saj, e kanë një gjerdan të lartë persekucioni për religjionin, kishat xhamitë, priftërinj dhe hoxhallarë! Por dhe anëtarë partie, që i kapi "vala" e një marrëzie të tillë kriminale! Koha e lëvizjeve të shumë kuadrove komunistë dhe idealistë në humbëtirat e Shqipërisë se diktatori dhe e shoqja e tij nuk i donin më në Tiranë! Internimet dhe burgosjet për një fjalë goje! Koha e fillimit të viteve 70-të, kur plasi "grupi ideologjik" dhe e hëngrën disa dhjetëra njerëz idealistë në parti dhe mijra të tjerë kot fare, o pse ishin "liberalë o konservatorë"?! Komunistë të cilët kishin mbetur pa ndëshkuar nga persekutorët deri në atë kohë! Pastaj vjen koha e "grupit në ushtri" dhe jo thjesht pushkatimi dhe burgosja e lidershipit politik në ushtri, por sidomos të shumë gjeneralëve dhe kuadrove ushtarake të shkëlqyer të asaj kohe! Gjeneralë të shkolluar dhe të origjinave të fisme shqiptare, të cilët Enveri me egërsi bashkë me të shoqen i eliminoi, duke u bindur se ato janë idealistë, patriotë të vërtetë! Pastaj koha e krimit ekonomik ku Nexhmija sëbashku me Ramizin lanë një vend pa ushqim, pa bukë, pa pula në qymez! Vranë në këtë kohë dhe idealistët e fundit që kishin mbetur në parti!

 Por çfarë krijuan dhe që mosha 98 vjeçare është dëshmitare e madhe!? Krijuan "anëtarët e leverdisë" ose njerëzit që teserën e partisë e kanë për përfitime! Si Nexhmija dikur, që kishte dhe teserë fashizmi dhe komunizmi! Krijuan "Brezin e ri, veprën më të shkëlqyer të partisë" i cili është sot dhe mori pushtetin në vitin 1991 dhe vijoi akoma më keq në 92-shin e këndej! Krijoi monstrat Sali Berisha & CO! Ose brezin më faqezi të politikanëve më pa skrupull në të gjithë historinë e Shqipërisë! Por krijoi dhe brezin amorf, pa ideale te PS-ja e sotme! Një dorë fëmijësh të asaj nomenklature, e cila asnjëherë nuk e "pësoi" realisht (përkundrazi u përkëdhelen) nën regjimin Hoxha - Xhuglini!? Ish drejtorja e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së dhe drejtorja të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, pranë KQ të PPSH-së, Heroina e Punës Socialiste Nexhmije, ka "meritën e madhe" të përgatitjes së brezit të ri të politikanëve, të cilët morën fatin e demokracisë në liri! Këtij brezi që nuk ngopet në vjedhje, që nuk pranon drejtësi dhe nuk di (nuk do) të bëjë shtet! 98 vjetori i saj, e ka këtë "meritë" të madhe, e cila e ka çuar shoqërinë shqiptare të barazojë krimin e "Enver Nexhmijes" të barabartë me atë të klikës së "anëtarëve të leverdisë" dhe pinjollëve të nomenklaturës këto 28 vite medemek demokraci! Medalja e fundit e zonjës është burgu i saj sigurisht i padrejtë i Sali Berishës! Burgu i kafeve! Kur në të vërtetë, një klikë e tillë, duhej dënuar, burgosur dhe bërë shembull, për vrasjet politike, persekucionin dhe absolutisht për gjenocidin ushqimor që i kanë bërë popullit të tyre! Sigurisht që kjo moshë dhe ky përvjetor është dëshmitar i krimeve politike këto 80 vitet e fundit!

Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 07:45

 Paranojat greke në lidhje me qëndrimin ndaj komunitetit shqiptar të Çamërisë që u përzunë me genocide nga trojet e tyre stërgjyshore, duket se nuk po prekin as institucionet shtetërore shqiptare, që me heshtjen

Postuar: 21/04/2019 - 07:44

 Mendonim se slogani komunist “Udhëheqësi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën&r

Postuar: 21/04/2019 - 07:43

 E akuzojnë tani Rudinën, e anatemojnë dhe sulmojnë, sepse guximi i saj për të mos ju bashku

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi