BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Ajo “never say never” që s’ka për të ndodhur kurrë!

Ajo “never say never” që s’ka për të ndodhur

I ka humbur tashmë durimi Sali Berishës. I ka humbur, sepse iu këput ai “kordoni ombelikal” që mendonte se ka në SHBA. Mendonte se në vendin e demokracisë së praruar dhe funksionale do ta mbronin republikanë dhe demokratë me patos “liderin që solli demokracinë” në Shqipëri. Iluzionet e liderit maximus në Shqipëri, tashmë janë një telenovelë që u shtohet “bëmave të tij” të cilat sikur të kishin pasur kohën e zbatimit që kishte Enver Hoxha, sot do të ishin të deklamuara me shumë më tepër të ekzekutuar, shkatërrim dhe vuajtje masive. Sali Berisha tha më në fund “never say never” duke frikësuar dhe pështjelluar kryesisht të vetët me kthimin e tij. Duke kërcënuar për 13 qershorin tashmë grotesk në PD. Duke kërcënuar tentativat që ka kjo parti për vetëkorrigjim. Ajo “never say never” vjen për të na sqaruar se ai kurrë nuk është larguar nga urdhërdhënia në PD. Nuk është larguar nga kulisat dhe marrëzitë folklorike të cilat shikonin si kryetar Bashën, por kishin si drejtues Berishën. Ajo “never say never” sqaron plotësisht se në çfarë gjendje epileptike është fatkeqësisht PD. Ajo “never say never” duhet t’iu bëjë të qartë demokratëve pse “mbretëron Edi Rama” dhe “Rilindja” në Shqipëri. Pse shumica shqiptarëve mbajnë Ramën dhe refuzojnë kthimin e njeriut që prishi pronën, shtetin dhe moralin e tij së bashku me demokracinë në Shqipëri. Ajo “never say never” i ka bërë të qartë të gjithë të majtës se nuk ka tjetër përveç Ramës dhe një pjese të së djathtës të jenë në mungesë (votime) nga frika e kthimit të një xhahili politik në Shqipëri. Me sytë që i ndriçonin nga frika dhe epshi politik i pashuar, Sali Berisha me kërcitjen e stilolapsit në tavolinë tha “never say never” për kthimin e tij (kushtetues si e drejtë, imagjinoni çfarë deliri grotesk në shprehje për një individ që ka qënë në postet më të larta të shtetit dhe partisë dhe ka dhënë dorëheqjen vetë) që po mobilizon sipas tij formatin luftarak të PD-së që ai ka në mendje. E këtë, jo kaq shumë kundra Ramës dhe socialistëve që as që ju bëhet vonë, por kundra të vetëve. Kjo “never say never” po i mobilizon kundra atyre që i kanë hequr vizën në USA. Po kthen PD-në kundra atyre (USA) duke i bërë të nënshtruar të Soros dhe Ramës. E kam fjalën te PD-ja, ajo pjesë që sigurisht beson te “never say never” që Berisha prezanton dhe përfaqëson. Cilën PD? Po atë të vitit 1996-të kur grabiste vota dhe rrihte komisionerë pleq dhe politikanë. Atë të vitit 1997-të, që grabiste paratë e shqiptarëve me piramida dhe fuste vendin në luftë civile. Ajo që shkatërroi shtetin dhe ushtrinë. Ajo që kreu puçin e shtetit në 1998. Ajo që grabiti në rrugën e Kukësit (pa e mbaruar kurrë) dhe ajo që firmosi detin me Greqinë dhe ajo që vrau në Gërdec dhe ajo që vrau në 21 janar. Tentativa për të rikthyer PD-në e shkatërrimit të konceptit të pronës. Të përdorimit të persekutuarve dhe lënien me gisht në gojë të tyre në mënyrë perverse dhe perfide. Të lënies me gisht në gojë të të shpronësuarve pronarë nga komunistët dhe talljen me to (duke i quajtur ish-pronarë) biles dhe rrahjen e tyre në grevat e urisë. Kthimin e PD-së të grabitësve të tokave dhe maleve, ujërave dhe liqeneve, por dhe pjesëve turistike me urdhër nga doktori dhe partia. Kthimin e marrëzisë me demokracinë e munguar në shtet dhe administratë, por sidomos në parti. Kjo do të thotë ajo “never say never” dhe kjo i thuhet si Bashës dhe atyre të tjerëve, por dhe shumë prej akoma të indoktrinuarave në parti. Kjo tenton të bëjë të fortin me “Rilindjen”, e cila në fakt mori shtytjen më të madhe politike nga një delir i tillë politik te PD.

Sa herë ka bërë PD si model Berisha aq herë “Rilindja” ka shtuar asetet si politike dhe ekonomike duke u kthyer në qenien e madhe që sundon tashmë gjithçka në Shqipëri. Sa herë PD-ja ka sjellë imazhin e një marrëzie të tillë, njerëzit kanë thënë para kutisë së votimit: o bo boooo po votojmë këta bojaxhinjtë e Rilindjes, mjafton të mos vijë ky xhahili i politikës shqiptare në pushtet. E për këtë gjë, do ta humbin sërish luftën të gjithë duke filluar nga Basha, Shehaj, Harxhi, Kadilli sikur e humbën i ndjeri Olldashi apo dhe Selami e kushdo tjetër që të afrohet për të ndryshuar këtë – never say never. Të gjithë aty janë viktima të kësaj “never say never”. E kështu do të jenë në qoftë se kësaj “never say never” nuk i mbyllet e ardhmja me anën e drejtësisë, e cila ka tashmë dhe “kordonin ombelikal” të doktorit të këputur në USA. Ajo “never say never” nuk ka për të ndodhur më kurrë, sepse tashmë ky vend e di se ka një klasë politike rrufjane, kriminale dhe të korruptuar. Ka një pjesë të elitës politike si majtas dhe djathtas mizerabël dhe të kalbur moralisht. E mbi të gjithë qëndron pikërisht kjo – never say never që thotë doktori i partisë. Tashmë nuk e dinë më, vetëm shqiptarët këtë marrëzi politike, por dhe ndërkombëtarët.