SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Ajo shoqëri “urbane” që nuk e do më “vendi” i saj, ka vetëm një alternativë!
Shkruar nga Besi Bekteshi 8 Dhjetor 2022
Ishet një kohë e jashtëzakonshme e viteve 1997 dhe 1998 që Shkodra, por jo vetëm ajo dhe Shqipëria jetonin nën ankth dhe tmerr rruge e krimi. Shkodra po e po e qytetarët mësuan të mbrohen vetë. Ishte një kohë kriminale dhe tmerri dhune ndaj institucioneve dhe ndaj qytetarit normal. Shkodra atë kohë kishte “hemorragjinë” intelektualë dhe të bisnesit normal të saj. Prej asaj kohe ikën njerzit qytetarë që nuk jetonin dot në presionin politik dhe bandave të tyre dhe ato të bisnesit të sukseshëm. Botova një shkrim në një nga gazetat e vetme që dilte në Shkodër me një titull “vrastar” për të vërtetën që mbarte! E titulli ishte sipas një batute të asaj kohe në Shkodër - Nuk është kurrë vonë të lësh duhanin dhe ikësh prej Shkodre!!! Pra dhe duhani dhe qëndrimi në Shkodër u bënë dy të “këqia” të duheshin rregulluar! Po për fat të keq dhe të një deliri politk mbi qytetin tradicional dhe kulturor të mrekullueshëm prej të cilit janë larguar një sasi impresionante prej 25.000 qytetarësh shkodranë dhe në vazhdim duke larguar kreativitetin, trurin dhe inisiativën, por duke larguar qytetarin shkodran të mirë, të butë dhe të rregullt dhe e zëvëndësuar me “qytetarin” model Viçidol dhe pas tij dhe imitimin socialist sipas këtij kostumprerjeje folkloriko-mesjetare! Po, në çdo zyrë dhe çdo institucion dhe bisnes, polici dhe prokurori e po ashtu universitet e sport e kulturë. Shkodra që nga ajo kohë – pra mbas 1997-tës dhe deri më sot, ka eleminuar qytetarin shkodran si filozofi dhe projekt politik rrënues që vinte nga zyrat e Tiranës demokratike dhe socialiste! Ai sot nuk është më. Ato që janë vegjetojnë dhe nuk i do askush më. Ky skenar tani po luhet në Shqipëri. Kudo në çdo qëndër qyteti. Çdo qendër qyteti dhe vetë Kryeqyteti është filozofi “shpelle retro kulturore” e cila jeton me Berishën dhe mendimin e tij politik dhe filozofik dhe po ashtu me Ramën ( si post modernizëm) në anën tjetër dhe po ashtu me Metajn si korruptfolklorizëm dhe të tjerë rreth e rrotull politikisht! Grushti i fundit është sanksionimi “me ligj” i shpellarizmit politik që nuk do as qytetarin dhe as urbanen por vetëm njerzit e shpellave që shkojnë mbas kryeshpellarit në përballje medemek me Kryeartistin e Dadaizmit politik post modern në Shqipëri. Një përballje e shpell folklorizmit primordial politik, mbështjellë me post komunizmin e Berishës me idetë anarkiste, relativizmin e gjithshkaje dhe pakuptimësinë e sistemeve më stabile (krate) shoqërore të Ramës në kostumografi Surreliane. Një bashkërendim dhe alternim kaq i shëmtuar dhe tragjik për nga ngrohja dhe ftohja e një shoqërie që tashmë ka humbur sensin e ekulibrit dhe ka humbur dhe sensin e qëndrimit normal në këtë vend. Jeta politike në kontradiktë, delir armiqësie, por dhe acar e Berishës dhe ajo në relativizmin absurd dhe arrogancë pushteti të Ramës kanë vetëm një synim si të shprehur dhe jo: atë të largimit të njerzve normalë! Të largimit nga Shqipëria të shoqërisë urbane. Të njerzve jo thjesht që duan punë, por që nuk jetojnë dot në këtë mjedis mbushur me acide dhe prodhues krimi dhe arrogance si poshtë në rrugë, në zyra dhe në politikë. Në një mjedis të ndyrë me gangsterë rruge dhe zyre. Gangsterë partie dhe afere. Gangsterë dhe rrugaçë anti shtet dhe anti demokraci. Qytetari normalë ka kuptuar se nuk do të shpëtojë kurrën e kurrës nga Berishë - Metaj dhe kurrë nga Rama & kompani! Nuk do të shpëtojnë kurrë nga kjo valle idiote dhe groteske që e paguan ai qytetar normal me mos shkollim të fëmijëve dhe me dëmtim të jetës deri në pariparim të saj. Shoqëria urbane shqiptare tashmë ka kuptuar se “ky vend” (Shqipëria politike e kam fjalën, jo ajo fizike) prodhon vetëm krim dhe korrupsion, por dhe arrogancë ndaj jetës së tij. E nuk ka asnjë alternativë. Kush mbetet? Ajo që kam shkruar unë dikur për Shkodrën! Nuk është vonë kurrë të lësh duhanin dhe ikësh nga Shqipëria. Pse? Sepse ky vend (Shqipëria politike) nuk e do dhe për më tepër e urren qytetarin urban. Kv vend do të jetojë me faqe thyerit dhe hundë thyerit, por dhe idiotët e grushtuar e rrahur të saj. Kaq!