BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ajo "We the people" e parespektuar në Kushtetutën tonë!

Ajo "We the people" e parespektuar në Kushtetutën tonë!

Para disa ditësh, kongresi i SHBA-ve tashmë i zotëruar nga demokratët, vendosi që përveç Kushtetutës dhe Biblës, për t’u betuar është dhe Kurani! Sigurisht në vetë Kushtetutën amerikane është e cilësuar "liria e religjionit", por sidoqoftë tanimë betimi bëhet duke vendosur dorën dhe në Kuran! Por unë nuk e kam fjalën këtu! E kam fjalën te "preambula" e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila, e vendosur nga baballarët e kombit fillon me "We the people" dhe vazhdon në këtë frymë të respektit më poshtë saj, me të gjitha nenet dhe amendamentet e saj! Nuk është filluar kështu kot, ose sa për të futur "popullin" në mes! Sigurisht është futur për të dhënë që në fillim mesazhin e një koncepti absolutisht përfaqësues dhe të denjë popullor! Duke thënë "Ne populli amerikan" do të thotë qartësisht dy gjëra të rëndësishme: qenien pjesë e pandarë e popullit dhe sovrani popull në ligjin thelbësor dhe kryesor të shtetit! Pra edhe ata që janë përfaqësues të popullit janë - popull! Kushtetuta e SHBA-ve është më e vjetra e shkruar, por moderne dhe demokratike në botë! E pandryshueshme rrënjësisht dhe e zbatuar qartësisht nga shoqëria dhe organet e kolonave përbërëse të shtetit. Ne e kemi imituar pothuaj (duke e zgjatur preambulën tonë) në Kushtetutë pikërisht fillimin e saj duke thënë: Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit...

I kemi rënë pak si gjatë, por për mua ka rëndësi imitimi i shprehjes: Ne, populli i Shqipërisë!Kush ne, populli i Shqipërisë?! Mendja ma do, edhe ato deputetë, ato përfaqësues të popullit që kanë marrë përsipër të konsiderohen - Ne populli i Shqipërisë! Por a sillen si të tillë!? Kjo tashmë prej kohësh është jo vetëm e diskutueshme, por absolutisht e dyshueshme! E dyshueshme për besnikërinë ndaj zbatimit të betimit në Kushtetutë! Nuk sillen si "ne populli"! Sepse në preambulën tonë thuhet: me përgjegjësi në të ardhmen! Cilën të ardhme? Atë që prej vitesh (jo vetëm nga kjo mazhorancë) nuk e shikojnë në Shqipëri? Që nuk duan një pjesë e madhe të jetojnë në vendin e tyre? "Ne populli i Shqipërisë" që zbraz Shqipërinë nga populli i saj!? Preambula jonë thotë: me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social! E kemi ndërtuar shtetin e së drejtës dhe sidomos atë social e për më tepër demokratik!? U pa se çfarë shteti së të drejtës ndërtuam, kur i gjithë sistemi i drejtësisë ka rënë në humnerë! U pa se e drejta ligjore kishte rënë në duar të njerëzve më të padrejtë, për të cilën u "betuan në Kushtetutë me - ne populli Shqipërisë! Në preambul thuhet se: me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit. Cilin dinjitet pa drejtësi, pa ligj të zbatuar, pa pronë të zbatuar në saj të 7501-shit!? Në cilën pjesë është prosperiteti i kombit? Te firma e Bakojanisit me Lulzimin? Apo te viti 1997-të?! Kur u turpërua kombi dhe shteti?! Apo te pjesa ku preambula thotë: për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror! Hajt se paqen mund të mos e "kritikojmë" edhe pse gati u futëm në luftë civile, por mirëqenia? Cilën mirëqenie kemi ruajtur dhe kemi pasur e kemi?! Po kulturën të cilën e shkatërrojmë çdo ditë e më shumë! Akoma më keq "solidaritetin shoqëror" të cilin nuk e përfshijnë aspak ato që thonë - ne populli i Shqipërisë, në Kushtetutë! Biles dhe në mungesë dhe të vetë Gjykatës Kushtetuese e cila doli një marrëzi në saj të Vetingut!

"Ne populli shqiptar", i atyre që kanë bërë preambulën duhet të kishin parasysh dhe këtë: me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit! "Ata që nuk janë realisht ne, populli shqiptar" kanë dërmuar paqen, sidomos harmoninë të cilat janë substanca e vetë kësaj preambule! E pse këtë gjë? Sepse nuk ndihen "ne populli shqiptar"! Sepse janë ndarë gjithmonë tashmë prej vitesh nga populli! Nuk jetojnë si populli dhe nuk janë me të! Janë mbi popullin dhe fjala - sovrani, është një hedhurinë e cila të turpëron sa herë e thonë! Sepse nuk janë bërë njëherë të vetme zgjedhje sovrane të pa fjala nga gjithë palët! Sepse kanë thyer kushedi sa herë vetë Kushtetutën e Shqipërisë! Se ato që duhet të jenë "ne populli shqiptar" e kanë me hile qenien - populli shqiptar!

Kurse në SHBA-të janë - We the people! Kanë bindjen se janë të tillë dhe në interes të tillë! "Fluturimi i paskrupullt" mbi popullin si me jetën personale, si me interesin e përgjithshëm jashtë tij, si me distancën nga populli, janë turpi i një politike që nuk është më me preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë! E kjo duket një gjë e lehtë, kur në fakt, është një nga marrëzitë e cila po na ndjek që nga viti 1991, ose daljen në demokraci! Nuk janë populli, por shpesh herë kundra tij! Janë për t’u qarë me shami dhe sot është pikërisht momenti, që shoqëria të mendojë për një zbatim rigoroz të preambulës së Kushtetutës së Shqipërisë! Sigurisht që fillon te drejtësia e cila nuk ka ruajtur kurrë... Ne, populli i Shqipërisë! E për më tepër të betohen mbi të.

Nga Besi BEKTESHI