BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Opinion / Editorial

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kërkon një reformë rrënjësore

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kërkon një reformë

Interesi për një Akademi Shkencash funksionale është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë duke patur parasysh se  problemet që has jo vetëm shoqëria shqiptare por shkenca shqiptare, historia e Shqipërisë, presionet që bëjnë akademitë e fqinjëve për të rishikuar lëndën e Historisë së Shqipërisë dhe më tej atë të Ballkanit dhe të Europës. Është e vërtetë se Akademia e Shqipërisë ka ekzistuar që në kohën e Mbretërisë shqiptare madje dhe në kohën e luftës kur at Zef Pllumbi e menaxhonte këtë pjesë.  Emrin Akademi e mori në kohën e Partisë së Punës dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Sidoqoftë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë  mbeti  e politizuar si në kohën e diktaturës dhe kjo u pa sidomos në profilin e Albanologjisë dhe Historisë të Shqipërisë ku historianët dhe albanologët shqiptarë ulnin kokën para këshillave dhe rekomandimeve të të huajve për historinë e lashtë dhe të mëvonshme. Aq sa dhe kur erdhi Historiani anglez Hammond i cili vizitoi Butrintin dhe deklaroi se historia e Butrintit dhe të dhënat arkeologjike dëshmojnë se është grek, asnjëri nga arkeologët tanë dhe historianët tanë të asaj kohe nuk e kundërshtoi shkencërisht për të kundërtën. Sot në kohën e demokracisë kanë dalë shumë historianë, arkeologë të rinj dhe kërkues (Researcher) të rinj që studiojnë botojnë shkrime dhe artikuj shkencorë, ashtu si dhe në fushat e tjera të shkencës si në mjekësi, teknologji, shkenca ekzaktë. Mendoj se Akademia e Shkencave duhet të  reformohet sipas sistemeve të Akademive Perëndimore pra me kuptim të kufizuar për një ose disa degë dhe jo për të gjitha duke patur parasysh se ekzistojnë 11 Universitete Publike që marrin fonde nga shteti, dhe disa Universitete Private të cilat mund të ruajnë rolin e avangardave shkencore.

P.sh. Akademia është diçka që merret me anën kërkimore dhe shkencore. Kjo hallkë funksionon. Ka një tipar honorifik sesa institucion që përshin shumë elementë. Në Francë akademia ka 40 anëtarë, kurse tek  ne me 2.8 milionë banorë ka 50 anëtarë, madje ka dhe anëtare të përkohshëm me titullin e çuditshëm `academist i associuar`??!! Edhe tek ne Akademia duhet të jetë më tepër honorifike, sesa të paguhen njerëz të marrin rroga. Sidoqoftë Akademia nuk duhet të jetë e varur nga qeveria, sepse do të mbetej politike si në kohën e diktaturës Gjithashtu  mendoj që anëtarët e bashkëpunëtorët shkencorë mund të përfshihen qofshin publikë, qofshin privatë.

Gjëja më e parë mund të ishte të fillonin të përzgjidhnin disa anëtarë të akademisë si honorifike ose të pavdekshëm. Kurse pjesa tjetër të ishte funksiononte me tituj të kategorisë Profesor ose në raste të veçanta mund të ishin kërkues shqiptarë që punojnë jashtë atdheut dhe që kanë dhënë kontribut në shkenca përkatëse, duke u dhënë atyre tituj horifikë të Akademisë tonë.

Në akademi mund të ketë e njerëz shumë të moshuar por që s’mund t’i përzësh sepse e bëjnë punën siç duhet (https://gotaneës.tv/pirro-prifti-lgbt-jashte-akademise-se-shkencave).

Përplasja Fuga Gjinushi është një përplasje më tepër të xhaketave të vjetra për post sesa për të reformuar Akademinë e cila duhet zbrazur njëherë dhe pastaj nëpërmjet ndonjë komisioni profesorësh apartiak të përzgjidhen dhe të bëhet një statut dhe program i ri me pak anëtare siç e përshkrova më sipër. Zgjedhjet e reja si gjithmonë njëlloj si ato të universiteteve bëhen në Shqipëri njëlloj si zgjedhjet në politikë. Nuk duhet bërë kështu. Zgjedhje apo përzgjedhjet për në akademi do të bëhen me tre tipare:

-                      Me c/v dhe artikuj e tekste apo libra për shkencën përkatëse

-                      Me Meritokraci

-                      Experiencë pune dhe etikë

Problemet që ngre Prof. Artan Fuga si ato tre pikat e famshme, përveç pikës së tretë të tjera janë të diskutueshme:

“1. Për të rezistuar kundër sipërmarrjes të papërgjegjshme dhe politikisht amorale të ndonjë deputeti të përdorur e konsumuar, prej vitesh, që kërkon shtyrë nga lobi të ndryshme të ndryshojë ligjin për akademinë duke i bërë drejtuesit e saj të përjetshëm, pa e kufizuar më me një mandat detyrën e tyre, edhe pas të 75 – vjetëve.

2.  Për të vazhduar të promovoj modelin tim për një akademi shkencash të vërtetë, sipas modeleve perëndimore pa përjashtim, jo të kthyer në një institut kërkimesh pa aks e pa bosht, që duplikon institute të tjera duke shpërdorur kështu paranë publike.

3.  Për të treguar dështimet e modelit të tanishëm të imponuar me dhunë nga një grusht deputetësh që sot nuk dihet se ku janë, të imponuar nga politika”. Zgjedhjet për kryetar do të behën vetëm kur të jetë e nevojshme për Akademinë dhe jo çdo 4 vjet tij . Kritika për Profesor Artan Fugën se: `Artan Fuga është ideatori dhe likuidatori (asgjësuesi) i shumicës se instituteve te Akademisë se Shkencave (1972-2008), në këmbim të gradës "Akademik", qe ia akordoi dhe firmosi me dorën e tij kryeministri i kohës, Sali Berisha, shkatërruesi historik i ekonomisë, ushtrisë, arsimit dhe kulturës ne Shqipëri`, mbetet për t’u debatuar nëse është e vërtetë.

Në përfundim mund të shprehem se Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka nevojë për njerëz të rinj në kuptimin jo të moshës port ë ideve dhe rezultateve sidomos në Arkeologji, Historiografi, Albanologji, sepse Historia e Shqipërisë ka plot boshllëqe dhe plot kundërshti nga Akademitë fqinje greke, serbe, bullgare dhe turke. Kjo kërkon punë të madhe për ti kundërshtuar.