Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Akademia e Shkencave, një gënjeshtër apo risi e demokracisë?

Postuar: 14/03/2019 - 07:28

Po të vlerësojmë se ç`thotë Bota perëndimore për Akademitë e Shkencave mund të shohim se ka disa veçori thelbësore të cilat janë larg atyre që përpiqen të realizojnë sipas reminishencës të kaluarës, të dy korifejtë që i ngjajnë lakuriqve të natës, të ardhur që nga koha e Partisë së Punës: Prof. Artan Fuga nëpërmjet një Platforme revolucionare marksiste leniniste, dhe të Projektit Konservator të Prof. Skënder Gjinushi.

Sipas Wikipedia, Akademia e Shkencave është një tip i një shoqërie apo Akademie (e cila përfaqëson një institucion special shkencor) që vazhdon të studiojë shkencat të cilat mundet ose janë jo të janë të bazuara dhe të varura nga shteti. Disa Akademi Shtetërore janë formatuar brenda suazës kombëtare apo /ose mbretërore në formë honorifike, si p.sh., `Royal Society of London for improving Natural Knowledge`. Akademi të tjera mund të jenë të tipit të veçantë si Akademia e Arteve ose siç e ka SHBA: `Akademia e Arteve dhe Shkencave`.

Tek vendet jo-anglisht folëse, brenda fushave akademike të Akademisë Kombëtare të Shkencave shpesh përfshihen disiplina shkollare të cilat normalisht nuk klasifikohen si `shkencë` - tek vendet anglisht-folëse https://en.wikipedia.org/wiki/Academy_of_sciences.

Në botë ka 111 Akademi të Shkencave dhe këto përfshijnë institute/akademi kombëtare po aq sa edhe grupime rajonale apo globale të shkencëtarëve. Një pjesë e tyre përfshihen në IAP (Paneli Inter Akademik) dhe marrin pjesë në aktivitete si observues.

Akademitë e Shkencave luajnë rolin edhe të të ashtuquajturit `Diplomacia e Shkencës`, term i cili është në fakt si përdorim për bashkëpunimin shkencor midis kombeve për tu adresuar dhe për të ndërtuar marrëveshje bashkëpunimi dhe partnershipi konstruktiv ndërkombëtar.

Megjithatë Diplomacia e Shkencës është bërë si një çadër apo ombrellë për të përshkruar një numër përpjekjesh dhe shkëmbimesh formale ose informale në rang akademik, inxhinierik, kërkim shkencor,apo dhe teknik (http://www.interacademies.org/36173.aspx).

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Shkurtimisht Akademia e Shkencave në Shqipëri e cila është themeluar që në vitin 1972 nëpërmjet përpjekjeve të Profesor Aleks Budës, dhe është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Akademia ka 24 anëtarë, akademikë; 10 anëtarë, akademikë të asociuar, 26 anëtarë nderi dhe 1 anëtarë nderi i ndarë nga jeta.

Akademia deri tani ka patur dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Në strukturën e saj përfshihen gjithashtu, Njësia e Projekteve të Kërkim-Zhvillimit Teknologjik e inovacioneve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet (https://sq.wikipedia.org/wiki/Akademia_e_Shkencave_e_Shqipërisë).

Por Historia fillon edhe më herët.

Më 8 prill 1940 Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit "Skeanderbeg" si dhe statutin e institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t'i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shembull kombet e përparuara të Evropës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombëtar sipas mendësive dhe traditave më të mira kombëtare[1].

Instituti ishte i organizuar në katër komisione kryesore dhe secili prej tyre kishte disa nënkomisione sipas shkencave përkatëse:

1. Shkenca morale e historike

2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore

3. Gjuhë dhe letërsi

4. Arte

Instituti mbante në gjirin e vet 48 anëtarë të përjetshëm që formonin edhe Këshillin e Përgjithshëm me sekretar të përgjithshëm At Zef Valentinin. Kryetar i institutit u zgjodh Ernest Koliqi[2]

Pas viteve `90 Akademia ka qenë në duar jo të sakta dhe është politizuar me këtë Akademi duke anëtarësuar njerëz miq të politikës ose Politikanë (dhe pa përmendur emra) duke degraduar Misionin e saj.

Problemi qëndron se Akademia e Shkencave siç e thashë më lart ka rënë në duar të cilat kërkojnë të personalizojnë dhe të bëhen pronarë të një institucioni gjithë Kombëtar Publik, duke vendosur rregulla për të tjerët dhe duke hapur autostradën për politikën dhe miqtë e tyre. Në këtë mënyrë Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë do të i kthehet avazit të vjetër që do të përfundojë vetëm në Rrogat e Pensionistëve dhe të miqve të Pensionistë me apo pa kontribut duke lënë pas dorë ushqyesin kryesor të Akademisë: Universitetet Publike dhe Privatë të Shqipërisë.

Qoftë Platforma e Prof. Artan Fugës qoftë Platforma e Prof. Skënder Gjinushit kanë disa boshllëqe që mund të jenë të qëllimshme ashtu siç ndodh rëndom kur bëhen projekte apo platforma. Po të shohësh dy nenet e Fugës të cilat për mendimin tim nuk janë aspak korrekte dhe kufizojnë e kondicionojnë ata që do të vijnë dhe ata që janë si:Neni 14: Zgjedhja e “Antarit të Akademisë të Shkencave dhe Novacionit Teknologjik” dhe Neni 15: Kriteret e përgjithshme të kandidimit për “Antar i Akademisë të Shkencave dhe Novacionit Teknologjik, tregon se ndoshta në dukje shihen si Dy platforma të Ndryshme me njëra tjetrën në fakt në përmbajtje janë njëlloj. Të dyja synojnë miqtë dhe jo shkencën, të dyja shikojnë Rrogën dhe jo Kërkimin, të dyja kondicionojnë veprimtaritë.

Të paktën të kishin marrë një konsulencë nga e kaluara e vitit 1940, ashtu si e kishte formuluar Ernest Koliqi, Krijimin e Institutit.

Pavarësisht se sugjerimet e mija janë krejtësisht formale dhe nuk kanë për tu marrë parasysh siç ndodh rëndom, po paraqes disa probleme të parregulluara si e thashë dhe më sipër, si tek Draft Ligji i Gjinushit ashtu dhe tek Platforma e Fugës:

1. Askush nuk mund të jetë Anëtar i Akademisë së Shkencave pa u bërë një seleksionim përfshi dhe Prof. Gjinushin ashtu dhe Prof. Fugën.

Anëtarët e Akademisë së Shkencave duhet të seleksionohen dhe të përzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit, përfshi dhe rekomanduesit, pra nëse e meritojnë të rrijnë.

2. Numri i Akademistëve duhet të jetë në proporcion me fushat që do të përfshijë studimi dhe Kërkimi Shkencor dhe Akademik:

Historia - 10 Akademistë

Gjuha-Filologjia - 10 Akademistë

Shkencat Natyrore - 5 Akademistë

Shkencat Mjekësore - 2 Akademistë

Shkencat inxhinierike+ Fizika&Matematika - 5 Akademistë

Religjioni - 3 Akademistë

- Rrogat duhet të jenë nga universitetet përkatëse+ Buxhet Shteti.

3. Kriteret për tu bërë anëtar i Akademisë duhet të jenë strikte dhe jo për të zënë vendet bosh. Kush i ka zënë vendet plot? Pra Anëtarët e Akademisë duhet të përzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit.

Kriteret mund të jenë:

- Anëtar Akademie Nderi p.sh., mund të jenë të gjithë Rektorët aktualë dhe ata qe kanë qenë.

- Anëtarë Akademie mund të bëhet ai Profesor që ka kontribut në fushën e tij por edhe në fusha të tjera dhe që ka bërë tekste mësimore, Artikuj,. Sasia dhe cilësia mund të përcaktohen,

-Nuk ka përse të ketë Akademik të Asociuar por mund të ketë Bashkëpunëtorë të Akademisë për fusha të caktuara.

- Rëndësi ka në përzgjedhje dhe Etika&Morali

4. Nuk mund të bësh anëtarë të Akademisë së Shkencave Grupe Rinore, në një kohë që profesionistëve u kërkon titujt.

5. Modalitetet e tjera të jenë Honorifike dhe jo egzekutive.

6. Akademistët të konfirmohen nga Presidenti i Republikës7. Nuk duhet të ketë neologjizma si `Akademik i Associuar` por bashkëpunëtorë kërkimorë shkencorë.

8. Akademia e Shkencave duhet të jetë ose vetëm në një fushë në të cilën ka aktivitet shkencor ose në disa fusha të veçanta.

9. Akademia mund të përfshijë dhe Funksionin honorifik.

Në përfundim, nëse do të vazhdohet të imponohen Profesorë të përkëdhelur qoftë nga PPSH, qoftë nga politika e sotme 28 vjeçare, atëherë Akademia e Shkencave do të mbetet ashtu si Lakuriqët e Natës varur në degën e shkencës, duke i treguar vendit dhe botës lakuriqësinë e dhe boshllëkun e ideve dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri por dhe të atyre që përfaqësojnë shkencën në vendin tonë.

[email protected]

Nga Pirro PRIFTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 07:14

Tito shpiku në fakt, të famshmen "Bashkim Vëllazërimin" mes popujve të ish Jugosllavisë!

Postuar: 21/05/2019 - 07:13

Ishte vendimi i Kongresit të Përmetit, ai që i dha shfaqjes tonë teatrale partizane titullin &ldq

Postuar: 21/05/2019 - 07:11

Politikanët tanë, veçanërisht ata në opozitë, pa përjashtuar edhe ndonjë zë të mekur minor, si të

Postuar: 19/05/2019 - 07:54

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë atë që pritej.

Postuar: 19/05/2019 - 07:52

Veprimi i 18 shkurtit i opozitës së votuar për të dalë përfundimisht nga parlamenti është dënuar

Postuar: 19/05/2019 - 07:50

Në intervistën në VOA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u përpoq të dukej si një tjetër Moni

Postuar: 18/05/2019 - 07:38

Prof.