Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Akoma qëndroni në Shqipëri?!

Postuar: 11/11/2018 - 07:42

Një zonjë emigrante prej shumë vitesh në një vend anëtar të Bashkimit Europian, kishte ardhur në Shqipëri për të marrë disa dokumenta familjare. Shkon në sportelin e administratës vendore dhe i kërkon nëpunësit të shërbimit dokumentet që i nevojiteshin. “Duhet të paguani detyrimin tatimor më parë, pastaj të merrni shërbimin, zonjë”, iu përgjigj nëpunësi me kulturë, respekt e qytetari. Zonja nuk u kënaq me përgjigjen dhe e nervozuar iu kthye nëpunësit me tërsëllimë: “Ec, mor’ pabukës, ju për një copë bukë thatë rrini këtu, si këlysh. Ik, more puno jashtë shtetit si ne për t’u bërë dikush në jetë. Të duket vetja në këtë zyrë sikur ke mirësitë e botës. Akoma qëndroni në Shqipëri?!”

Të punosh e jetosh në vendin tënd për të ndërtuar ekonominë, të ardhmen tënde dhe të trashëgimtarëve të tu është më shumë se një veprim normal, që ka si element themelor dashurinë për të gëzuar mirësitë përmes punës, mundit dhe djersës tënde. Nuk ka asgjë të keqe të bësh atë që mundesh, aq sa mundesh në vendin tënd, në truallin tënd, pranë njerëzve dhe të afërmve që ke në krah. Është nder dhe bekim t’i përkushtohesh jetës duke u mbështetur tek puna dhe mundi, tek dashuria për njerëzit, me të cilët punon e ndan me ata mirësitë e jetës, pse jo dhe fatkeqësitë që na rriskojnë. Edhe këtu në Shqipërinë tonë me shumë halle ndërtohet jeta, edhe këtu i gjen rrugët e gëzimit, madje njeriu në shtëpinë e tij është edhe më zotëri se në shtëpinë e huaj ku, sidoqë të jetë, bujtës je. Në Shqipërinë tone, ai që e do punën e kërkon dhe e gjen. Kudo që ajo të jetë. Ai që e dashuron frutin e djersës, nuk i bënë naze vështirësisë dhe ndihet i lumtur që është në truallin e tij, që shkarkon energjitë e mundit për të ndërtuar jetën me të mirat dhe vështirësitë e saj.

Në vende të ndryshme të botës kanë emigruar njerëz me profesione të fisme, që farë mirë mund të jepnin ndihmesën e tyre edhe këtu në këtë vend që lëngon. Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë jete, ashtu si e kanë menduar dhe thonë se janë të lumtur për zgjedhjen që kanë bërë. Demokracia u krijojë kushte favorizuese njerëzve për të bërë më të mirën në këtë rrugëtim që quhet emigracion. Nuk mund të themi se andej nga kanë shkuar shqiptarët ka vetëm parajsë, jeta është e lirë e pa vuajtje. Këtë nuk mund ta themi. I kemi parë se sa sakrifica duhen edhe andej, ku demokracia është perfekte për të ndërtuar një jetë me gëzime, më të garantuar se këtu.

Nuk është aspak normale të mallkosh vendin tënd, njerëzit e ty, të baltosësh ninullat e këngës që të ka kënduar nëna, të mohosh lindjen dhe dheun ku ke ngulur këmbët për herë të parë, kjo është çmenduri. Dhe nuk janë të paktë ata që kur ikin në dhe të huaj mendojnë se kanë shpëtuar nga një e keqe e madhe dhe kanë rënë në parajsë. Edhe ata e kanë një brengë, e kanë një hall, e kanë një dashuri që për momentin e kanë lënë në gjumë. Ka syresh që kur kanë ikur, kur i kanë kthyer kurrizin shtëpisë së vjetër, vëllait apo motrës së sëmur, mos mendo se e kanë patur të lehtë. Atyre kurrë nuk u ka shkuar në mendje shprehja: Akoma qëndron në Shqipëri? Ky vend nuk vdes kurrë! Ky vend ka të ardhme, ka zhvillim, sepse ky vend ka njerëz me zëmër të madhe, që nuk i kursehen punës, nuk i ndahen frontit që prodhon djersë dhe mbarësi. Kanë vite që kanë ikur nga ky vend njerëz me funksione të larta shoqërore, profesionale, që kanë mbajtur detyra të rëndësishme në këtë sistem, në sistemin atë që lamë prapa, kanë ikur për të shuar kureshtjen, kuriozitetin, janë larguar përkohësisht, por ky vend i ka bërë të mbajnë kokën prapa, sepse këtu i kanë rrënjët, këtu i kanë lulet në ballkonet e shtëpive që i kanë vënë dylli e damkën e largimit si të babëzitur për pak ” demokraci”, për pak botë moderne dhe gradaçela.

Por t’i kthehemi edhe një herë shembullit të zonjës, që dha brazhmën në korridoret e godinës së qeverisë vendore, se nuk donte të paguante detyrimin vendor. Si është e mundur që shfaqen publikisht qëndrime të tilla, nga njerëz me reputacion në shoqëri, nga njerëz që janë të gatshëm të paguajnë detyrimin ligjor atje ku punojnë e banojnë nëpër botë, sepse ligjzbatuesi atje ta merr frymën, ndërsa kur vijnë në Shqipëri, hidhen përpjetë sikur iu është ngrënë e drejta! Ligji ka fuqi vepruese, moj zonjë, si këtu në Shqipëri, ashtu edhe jashtë, atje ku punojnë stranierë. Përse duhet të kërcesh si kokosh kur nuk ke zbatuar rregullat, kur nuk je në rregull me veten?

Shqipëria do bëhet shtet, do apo nuk do ti që mendon se je i privuar, ti që nuk respekton ligjet e vendit tënd, ti që andaj je europian, ndërsa në truallin ku ke lindur turfullon sikur të kanë hyrë në hak. Kjo është e sigurtë. Që të bëhet shtet kërkohet të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit. Në rast se dikush, ose shumëkush nuk paguan detyrimin vendor, atëherë çfarë ndodh me buxhetin e qeverisjes vendore? Kush do investojë për të ndërtuar veprat, punët publike, me çfarë do ndërtohen shkolla, pensionistët kërkojnë rritje të financave që i kanë të ulëta. Ku do gjenden financat për të ndërtuar ura, sistem ujitje e kullimi, ku do gjenden lekë për të zëvendësuar llambat e djegura në rrugë për ndriçim? Më thuaj, ku? Nuk është normale, nuk është etike dhe njerëzore që kur s`të plotësohen dëshirat, mund të ngresh zërin, të bësh thirrje për të bojkotuar truallin, Shqipërinë e rraskapitur nga korrupsioni.

Në Shqipëri ka ecuri të mirë në këto vite tranzicioni. Ky vend ka resurse të mjaftueshme që tregojnë se edhe këtu mund dhe duhet të ndërtohet një jetë brenda parametrave që kërkon Europa. Ky vend ka natyrë joshëse dhe këtë e thonë turistët e shumtë që vijnë këtu nga shumë vende të botës. Në këtë vend janë ndërmarrë reforma të forta, që tregojnë se sistemi i drejtësisë po formatohet nga e para duke i nxjerrë në rrugë të madhe peshkaqenët, që u kanë pirë gjakun fukarenjve. Është për t`u theksuar se shqiptarët më në fund kanë hequr dorë nga mitingjet e partive, të cilët u kthyen në një problematikë kombëtare për dekada të tëra. Njerëzit shkojnë në punë dhe shohin detyrimet e veta, pa kthyer kokën se mos i shohin ata të partisë në mitingje. Shumë parlamentarë, që kanë qenë të lidhur me krimit janë vënë në shënjestër dhe thuhet me bindje nga SHBA dhe BE se, së shpejti do shkojnë në burg. Ta heqin nga mendja ata që kanë akoma iluzione të zeza për Shqipërinë se këtu është e vështirë jeta. Jeta është si ta ndërtosh.

Nuk mund të gëzosh të ardhme të mirë në rast se punën e lë prapa kurrizit dhe qëndron tërë ditën me një filxhan kafe në lokal, të cilët kanë bllokuar trotuaret e qyteteve në Shqipëri. Fermeri shqiptar është zot i vetes dhe të ardhurave që vijnë nga krahu i punës. Kryeministri Edi Rama ka përsëritur shpesh se ka vende pune bosh që të rinjtë i refuzojnë. I refuzojnë sepse i ka bërë për vete joshja, propaganda e njerëzve ziliqarë, smirëxhinj për ta braktisur Shqipërinë që njerëzit të marrin rrugët e botës. Askush nuk i ndalon të veprojnë si e kanë menduar. Njerëzit që janë këtu mendojnë se puna është e para, ndërsa puna në Shqipëri ka përparësitë e saj, që nuk i gjen gjëkundi. Ankesat nuk kyçen më si dikur, mjafton të hysh tek portali i qeverisjes së Rilindjes dhe brenda dhjetë ditësh, të vjen në dorë përgjigja nga ministri i linjës përkatëse. Kjo praktikë është normale në një vend që duam ta bëjmë partner me vendet që kanë demokraci perfekte./ Nga Sokrat NDREÇKA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:17

 Përpjekjet për të vënë shenjën e barazimit mes dy dhjetorëve dhe për të përfituar frytet e një lëvizjeje masive studentore, e cila deri tani në thelb ka disa kërkesa dhe që mundet nesër të përparojnë dhe me të t

Postuar: 09/12/2018 - 07:16

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e

Postuar: 09/12/2018 - 07:14

 Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protestojnë ditë e natë, në mbrojtje të b

Postuar: 09/12/2018 - 07:13

 Nuk është vetëm dufi i studentëve.  Protesta e tyre ka trazuar gjithë shoqërinë.

Postuar: 08/12/2018 - 07:22

Ҫdo vit, miliona njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehë si refug

Postuar: 08/12/2018 - 07:21

Njohja me një vendim për ngritjen në Shqipëri, të varrezave të ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luf

Postuar: 08/12/2018 - 07:20

Një opozitë që nuk frymëzon! Është ky konstatimi që e bën kushdo në këtë vend.