
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Akrobatja Fiona Rushiti, një performancë me hartën e Shqipërisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2022

Festat e nëntorit sollën aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore. Mes tyre edhe akrobatja Fiona Rushiti dhuroi një performancë të veçantë, që u shfaq në 110-vjetorin e Pavarësisë. Akrobatja Fiona Rushiti tregon se punoi për disa muaj për të realizuar këtë performancë me Shqipërinë etnike, që e solli për festat e 28 dhe 29 nëntorit. “Është harta e Shqipërisë e hapur dhe krahu i shqiponjës, që nënkupton Shqipërinë etnike. Janë 5 muaj projekt për t’u realizuar dhe skicën e kam ndërtuar vetë, ndërsa punën një miku im Bardhi Bicaj. Ne kemi punuar me orë të gjata. Puna përfundoi dy ditë përpara ditës që kishim lënë xhirimet”, tregon akrobatja Fiona Rushiti, që është e njohur për performancat e saj në lartësi në ajër. Xhirimet e kësaj performance u kryen më datë 25 nëntor në sheshin “Nënë Tereza”, për tu shfaqur dhe në rrjete sociale më pas me rastin e festave. Por akrobatja Rushiti tregon se koha për realizimin e saj ka qenë problem. “Unë kam qenë në stres, sepse mendoja që nuk do kishim mundësi ta realizonim në kohë. Por është një performancë dhe si një kundërpërgjigje për ata që na kanë quajtur kriminelë, prandaj në performancë kemi qenë me maska në fytyrë. Është zjarri, që nënkupton që asgjë nuk i djeg shqiptarët dhe janë të fortë si zjarri, dhe harta që nënkupton bashkimin e trevave shqiptare”, tregon akrobatja Rushiti, që performoi mes flakëve. Herë pas here në aktivitetin e saj akrobatja e njohur Fiona Rushiti ka përcjellë për publikun performanca që janë zhvilluar në ajër, ku nuk ka munguar dhe më parë me rastin e festave. Por në aktivitetin e saj është dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore përmes performancave nga ajri. Pas kësaj performance, që akrobatja solli me rastin e festave të nëntorit në shesh, në vijim të aktivitetit të saj ajo ka të tjera projekte.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
