Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Aktet normative dhe kufizimet që i bënë ato të drejtës për arsim

Aktet normative dhe kufizimet që i bënë ato të drejtës

Urdhri i parë që shpalli gjendjen e epidemisë nga infeksioni Covid-19, në vendin tonë u mor në datën 11.03.2020 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në aktin e parë normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, u përcaktuan masat e veçanta që do të merren ndaj personave fizikë/juridikë apo individë, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht vendbanimit të tyre, të cilët shkelin rregullat, vendimet, urdhrat dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente. Me vendimin “Për shpalljen e fatkeqësisë natyrore”, Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në nenin 170/1 të Kushtetutës sonë është parashikuar vendosja e masave të jashtëzakonshme për tre gjendje: “Gjendjen e luftës”, “Gjendjen e jashtëzakonshme” dhe ”Gjendjen e fatkeqësisë natyrore”. “Gjendja e fatkeqësisë natyrore” vendoset për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose të fatkeqësive të tjera. Ligji nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”, rregullon emergjencat civile si dhe përcakton masat e veçanta gjatë fatkeqësisë natyrore. Këto të fundit janë fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit, temperaturat ekstreme dhe të tejzgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta në tokë dhe në det, zjarret masive në pyje, sëmundjet infektive masive dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin. Në kuadër të kësaj gjendje, Këshilli i Ministrave miratoi vendime si dhe akte normative me fuqinë e ligjit, të cilat ndër të tjera parashikojnë disa kufizime të të drejtave dhe lirive themelore me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të shtetasve. Me vendimin nr. 243, datë 24.3.2020 “Për shpalljen e fatkeqësisë natyrore”, i ndryshuar, Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë vendim është përcaktuar kufizimi i të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve. Mbyllja e shkollave në sistemin parauniversitar, por edhe universitar solli deri diku kufizimin e garantuar nga neni 57 i Kushtetutës, i cili parashikon të drejtën për arsim, ashtu si dhe neni 2 i Protokollit 1 të KEDNJ, i cili parashikon se askujt nuk i mohohet e drejta për arsim. Neni 14 i ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon se në sistemin arsimor parauniversitar funksionojnë kopshtet, shkollat dhe institucionet plotësuese, të cilat janë publike ose private. Ky ligj ka parashikuar “arsimin në distancë”, i cili është mënyrë arsimimi, ku pjesa më e madhe e procesit mësimor kryhet kur mësuesi dhe nxënësi nuk janë zakonisht në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë dhe realizohet kryesisht me ndihmën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit. Ligji nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” parashikon se llojet e institucioneve të arsimit të lartë janë: universitetet, kolegjet universitare, akademitë dhe kolegjet profesionale të larta. Pra në vijim të analizës, institucionet në të cilat zhvillohet sistemi arsimor parauniversitar dhe universitar janë të përcaktuara me ligj. Me urdhrin nr. 135, datë 9.3.2020 “Për mbylljen e institucioneve arsimore për parandalimin e përhapjes së Covid-19”, i ndryshuar, të marra gjatë kësaj gjendje, u kufizua e drejta për arsim i zhvilluar në institucionet e përcaktuara me ligj. Urdhri për marrjen e masave për zhvillimin e mësimit në distancë (online) për institucionet e arsimit parauniversitar është në harmoni dhe me ligjin e sipërcituar, por jo me nenin 170/3 i Kushtetutës, i cili parashikon që ligji për marrjen e masave të jashtëzakonshme duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme. Në asnjë nga aktet normative të marra gjatë kësaj periudhe nuk është parashikuar procedura e këtij procesi mësimor në distancë, duke filluar që nga mënyra e lidhjes së drejtpërdrejtë me mësuesin që nënkupton pajisjen që do të realizojë këtë proces dhe funksionimin e kësaj pajisje. Jo të gjithë individët e kanë mundësinë për të realizuar këtë proces mësimor, për shkak të mungesës së teknologjisë, e cila është thelbësore për zhvillimin e këtij procesi. Mos parashikimi i këtyre parimeve vjen në kundërshtim me Kushtetutën, e cila parashikon se ligji që kufizon të drejtat duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme.