BREAKING NEWS

Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Gazetari reagon menjëherë pas arrestimit të Vangjush Dakos: 'Xhuxhi' di shumë gjëra për ata lart

Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Gazetari reagon
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita
x
BREAKING NEWS

Pas Vangjush Dakos, arrestohet edhe ndërtuesi i pallatit (Emri)

Pas Vangjush Dakos, arrestohet edhe ndërtuesi i pallatit (Emri)
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e ish-zyrtarëve të Durrësit dhe Vangjush Dakos

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë
x
BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit,
x

Opinion / Editorial

Aktivistët e PS dhe kryepatronazhisti i PL

Aktivistët e PS dhe kryepatronazhisti i PL

Çdo ditë anatemohet platforma “aktivisti”.  Kjo në vazhdën e dënimit të “patronazhistit” nga kryefoltoristi, duke e paraqitur këtë si një akt të rëndë, shkelje të kushtetutës, tradhti, sakrilegj, i cili kompromenton zgjedhjet e 14 majit. “Aktivisti” është individi që mbështet forcat politike në zgjedhje. Ka në të gjitha partitë në tërë shtetet e globit. Ata janë qytetarë, të cilët vullnetarisht marrin përsipër të mbështesin me ide e me kontakte, njoftime  të gjithë ata që do iu  drejtohen kutive të votimit. Dhe me këtë asgjë nuk komprementojnë, aq më pak nuk cenojnë privatësinë e askujt apo nuk nxjerrin në pazar të dhëna sensitive të askujt. Veprimtaria e tyre është transparente dhe si të tillë ata kanë gjithë të drejtën të përfshihen në fushatat elektorale, duke bërë gjithçka të ligjshme në zbatim të Kodit Zgjedhor pa e cenuar në asnjë nen atë. Në realitet në vendin tonë vetëm patronazhistët dhe tani aktivistët anatemohen, barazohen me administratë  shtetërore apo kryqëzohen se i shërbejnë mazhorancës. Përgjithësisht ndaj tyre  zhvillohen sulme denigruese, duke i konsideruar si të kapur, të përdorur, të shfrytëzuar nga pushteti. Po në realitet ata nuk janë aktivistë që vijnë nga të punësuarit edhe pse ka të tillë pasi këtë veprimtari e zhvillojnë jashtë orarit të punës dhe si të tillë janë në të drejtën e tyre për të bërë aktivistin. Po çfarë veprimtarie kryen aktivisti i mazhorancës, pavarësisht në cilin qytet apo zonë e ushtron këtë detyre? Thjesht njofton votuesit për kontakte me kandidatët për bashki. Evidenton problematikat në komunitet. Ju bën të njohur qendrën e votimit dhe pasi kontrollon listat zgjedhore, konstaton në se janë regjistruar apo jo dhe në se ka mungesa u kërkon të paraqiten në organet kompetente t’i korrigjojnë në se janë në listë apo janë lënë jashtë tyre. Askush nga të njoftuarit dhe të kontaktuarit nuk është i detyruar të tregojë cilit krah politik i përket dhe cilin kandidat preferon. Vota është e fshehtë dhe askujt nuk mund t’ia lexosh vullnetin në ballë. Vota është thellë në shpirt, personale dhe shkon deri në atë stad sa dy vëllezër  janë të ndarë, njëri me të majtën, tjetri  me të djathtën. Shkurt, shenjtëria e votës është e palexueshme. Aq më pak mund të ndikosh me presione apo detyrim sepse duhet që ky veprim kthehet në bumerang dhe nga votues pro kthehesh në kundra. Këtë më mirë se cilido e njeh lidershipi opozitar. E ka provuar, duke qenë në pushtet. Aktivistë ka në të gjitha partitë politike. Ata janë “ushtria” me të cilën bëhet fushata elektorale. Janë mekanizmi, i cili garanton fushatë kapilare. Dhe fushatat kështu bëhen dhe në këtë mënyrë funksionojnë. Aktivistët janë njerëz. Ende nuk kemi arritur  të përdorim robotët në  zhvillimin e fushatave elektorale. Këtë nuk e kanë arritur as ata që kanë teknologjitë më të përparuara. Veprimtarë që merren me propagandimin dhe kontaktet me votuesit kanë të gjitha partitë. Madje para zgjedhjeve të përgjithshme të fundit, PD organizoi edhe aktivistë të armatosur që vranë në mes të ditës në Elbasan. Ky tip aktivisti ishte i paprekshëm sepse i përkiste opozitës dhe nuk duhet përmendur që ishte shumë më i avancuar nga aktivisti i platformës së mazhorancës. Partitë politike operojnë të gjitha me aktivistë, pavarësisht  emërtimit që kanë. Kjo është çështje parapëlqimi. Po aktivistë, ka edhe në SHBA, Francë, Itali, Angli. Edhe pse të thyejnë derën dhe të kontaktojnë mijëra herë në shtëpi, rrugë, fabrika, në vendin e punës, asnjëherë nuk janë shigjetuar si shkelës të ligjit. E gjithë zhurma që bëhet sot nga Berisha, po edhe nga Meta, është një përpjekje për të deligjitimuar  dhe bërë apatik pikërisht aktivistët që janë vlerë për fushatat elektorale dhe një mekanizëm pa të cilin nuk do kishte jetë aksioni politik, do burokratizohej dhe do ishte i mangut. Aktivistët e platformës së mazhorancës, janë individë të zakonshëm, pa ofiqe, pa pasuri. Ata janë vullnetarët që bëjnë detyrën dhe nuk kërkojnë shpërblim. Aq më tepër nuk merren me konspiracion dhe nxjerrjen e të dhënave personale si të ishin në pazarin e gjësë së gjallë. Të fyesh aktivistët e zakonshëm është turp. Është edhe padrejtësi. Aq më tepër që vet Berisha për përgjegjësi të tij, sot para fushtës për zgjedhjet e 14 majit, është shndërruar  nga lideri me vulë në patronazhistin klasik të PL, pasi atje ka gjetur strehim dhe bën kryepatronazhistin e kësaj force politike, duke e lënë partinë që drejton në anonimat. Se kryepatronazhisti i PL është mirë që të mos i sulmojnë aktivistët e thjeshtë që bëjnë vetëm një detyrë patriotike, duke nxitur qytetarët të votojnë në masë për të garantuar, jo thjesht fitoren e partisë, po edhe forcimin e demokracisë