BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Opinion / Editorial

Aktiviteti i idiotit është shumë më i dëmshëm se përtacia e inteligjentit!

Aktiviteti i idiotit është shumë më i dëmshëm se

Në fushatën elektorale sigurisht në kushtet e një “marrëzie kolektive”, e cila akoma nuk na del nga shpirti e që është “idiotizmi shoqëror i joni” për të qënë akoma dhe kësaj dite, të gjysmë indoktrinuar dhe gjysëm politizuar – më interesantja është aktiviteti i idiotëve. Nga Mino Maçari kam një të thënë të madhe gazetareske që është kështu: Aktiviteti i idiotit është shumë më i dëmshëm se përtacia e inteligjentit. Mirëpo në fushatën elektorale në Shqipëri “a thua se e kanë bërë me fjalë nga të gjithë forcat politike” pikërisht idiotizmat politikë që nuk kanë fund. Veprimtaritë e idiotëve të tillë janë kudo. Nuk është e nevojshme t’i shikosh në gjërat e mëdha, mjaftojnë dhe të voglat. Kur aktiviteti idiotëve është kaq shumë i dëshiruar shtohet në anën tjetër përtacia e inteligjentëve, të cilët bëhen akoma dhe më shumë përtacë sa më shumë shtohet “afeksionimi idiotëve për veprim politik”. Kështu që sa vjen dhe shtohet pikërisht ky aktivitet i cili pastaj na pasqyron si një nga shoqëritë më e mbushur me një “cilësi” të tillë aktivitetesh. Po e pyesnin Mediun në një TV për përgjegjësitë e tij për Gërdecin dhe ai iu thotë: “Unë i kam mbajtur përgjegjësitë e mia”. Ky person tashmë është thikë në kurriz të PD-së dhe demokracisë. Ai mbahet fort, sepse Gërdecin e ka në bashkëpunim me Berishën dhe soj sorollopin e tij dhe duke pasur dhe rrahjen e shpatullave nga Rama dhe Braçe sigurisht bën dhe njeriun që paska mbajtur përgjegjësitë për 26 të vdekur dhe 150 të plagosur dhe një fshat të rrafshuar kur ishte Ministër i Mbrojtjes. “Kretinatat” e tilla, marrëzitë e tilla, idiotizmat e tilla nuk bëjnë asgjë tjetër, por vendosin padrejtësisht Edi Ramën disa metra përpara opozitës në garën e 100 metrave. Një njeri i tillë në vend që të mbyllë gojën, të mos marrë pjesë, të mos duket fare, të mos jetë prezent bën dhe njeriun e “përgjegjësive” të mbajtura për një krim shtetëror korruptiv që vrau shqiptarë. E PD-ja vazhdon të shesë këta “tipa” për njeërzit që duhet të qeverisin sërish nesër. Mirë të fajshëm, por dhe kretinë? Po po me aktivitet të plotë duke larguar në dembelizëm politik inteligjentët. Idiotizmat televizivë mes Dumës dhe Spiropales janë kretinatat që i duhet një klase politike pothuaj të tillë për të larguar nga ekranet plotësisht inisitivë grash dhe vajzash me dinjitet moral dhe familjar apo dhe profesional. Veprimtari idiotësh politikë kudo në mitingje në PD (Basha nuk heq dorë nga gafat) dhe marrëzi të plota teatrale të Ramës në tavolina kretinësh zyrtarë që dëgjojnë të gjithë përrallat që tregon Rama dhe që i ngjajnë si dy pika uji “përrallave” përpara se të fillonte mbledhja e këshillit të ministrave të Berishës kur fliste “kodra mbas bregut” dhe biles bënte që qeshte dhe Majlinda Bregun. Batutat e Ramës sigurisht bëjnë të qeshin Manastirliun dhe të tjerat pas saj. E kjo sepse sikundër thotë Erdos Drusiani: Në qetësi edhe një idiot mund të duket si një person inteligjent, por për fat të keq, idiotët nuk pushojnë kurrë së foluri. Imagjinoni në politikën shqiptare mes politikanëve, opinionistëve të inkuadruar, paguar, gazetarëve partiakë dhe paguar fjalamanëve të ndryshëm, militantëve se çfarë kori kretinësh është dhe se çfarë marrëzie universale na ndjek. “Kretinatat” e Majkos me dy shkollat e tij të mbaruara dhe kurrë të provuara që do t’i duheshin po të mos dilte deputet dhe marrëzitë pastaj të gjyshes inxhiniere që mbasi tha se koha e Enverit ka më shumë të mira se të këqija, pastaj thotë se ai vetë ishte kriminel, etj. etj. Sigurisht është një sëmundje dhe padyshim që vetëm një “idiot mund të jetë më shumë idiot se tjetri sipas Stanislav Jerzy Lec që thotë: I vetmi idiot më i madh nga personi që “di të gjitha” është ai që diskuton me të. Po sa herë na tregojnë në marrëzitë politike tonat që njerëzit ulen dhe diskutojnë në fushata elektorale me kretinët e politikës, super mashtrues, duke dëgjuar dhe marrëzitë më të llahtarshme të propagandës idiote. Ku ka pamje më të idiotizuara se sa ato që tregojnë diskutimet mes një idioti politik që i di të gjitha dhe dialoguesve të tij?

Më e bukura është kur e folura e idiotëve elektoralë (në fakt kështu i definoj unë, por jo vetëm unë dhe në Perëndim kështu i quajnë) shoqërohet nga “poezia politike”, nga marrëzitë letrare që shikojmë në të folurën idiote të atyre që dihen se çfarë po bëjnë dhe pse po e bëjnë. Më kujtohet Benedetto Croce me batutën e tij që është: Deri në 18 vjeç të gjithë shkruajnë poezi; mbas, mund të vazhdojnë vetëm dy kategori personash: poetët dhe idiotët. Në Shqipëri në mënyrë idiote futjen letrare poetike idiote vazhdojnë të bëjnë drejtues politikë që jo vetëm kanë kaluar moshën, por dhe mundësitë e tyre intelektuale për ta bërë. Nuk po e merr vesh këtë gjë dhe vetë kryelajmëtari i poezisë dhe prozës përrallë politike ose Edi Rama. Stërzgjatjet e tij dhe figurat e tij tashmë janë kalim mbi moshën 18-të vjeç që një i ri bën si poezi. Po e kam fjalën për dashuri dhe sigurisht për dashurinë e vetme të Ramës që është pushteti dhe përfitimi nga ai. Por ka përveç kretinëve dhe individë të politikës që janë pjesa më e poshtër e pikërisht politikës. Ata bazohen te një “lemë” e pranuar në fushatat elektorale që është: sekreti i një kandidati politik është të shëmbëllejë budalla pikërisht si ata që po e dëgjojnë, kështu që dëgjuesit ndjehen të zgjuar plotësisht si ai. E padyshim, ka plot dhe prej tyre në fushatën elektorale të sotme. Në fakt shumë prej mendimtarëve politikë shqiptarë kanë idenë për “përtacinë e inteligjentëve” ose mos pjesëmarrjen e tyre në politikë. Si të thuash i bëjnë fajtorë për aktivitetin e shtuar të idiotëve. Në fakt e kanë gabim. Klasa politike e sotme nuk do të bëjmë mirë, as nuk do të zgjidhë probleme, as nuk do të drejtojë vendin drejt demokracisë dhe prosperitetit. Klasa e sotme politike, e idiotëve dhe sherr budallenjve kërkon të bëjë keq, të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme. Pothuaj e ka bërë këtë gjë dhe mbase për dy apo tre vite do të kemi dhe anulim të një mase të konsiderueshme të demokracisë. Më vonë dhe të lirisë. E për këtë gjë, janë të gjithë dakord ta bëjnë si në pozitë dhe opozitë. Pikërisht për këtë gjë iu duhet aktiviteti idiotit. Po dhe iu shërben edhe përtacia e inteligjentëve. Qëllimi është t’i bëjnë keq demokracisë dhe sigurisht do t’ia arrijnë me këtë “bast” që kanë vënë të gjithë bashkë.