BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Albanopoli (Zbulohet vendndodhja e qytetit Alban)

Albanopoli (Zbulohet vendndodhja e qytetit Alban)

Albanopoli ishte qendra e fisit të albanëve, “të bardhëve”. Ky qytet është më i rëndësishmi për ne shqiptarët sepse pikërisht prej tij, si dhe prej emrit të banorëve të tij, albanët, “të bardhët”, vjen emri jonë i hershëm, emër krenar me të cilin na njeh sot gjithë bota.

Idenë që disa rrënoja në Zgërdhesh (në anën lindore të Fushë-Krujës) tregojnë ish qytetin Albanopol e hodhi J. G. von Hahn në vitin 1863, ide që u vu në dyshim nga shumë studiues (Selim Islami 1950, dhe jo vetëm). Hipoteza që “Albanopoli ishte në Zgërdhesh të Fushë-Krujës” nuk është e saktë, gjë që vërtetohet nga disa burime dokumentare të antikitetit dhe mesjetës.

Nga studimi dhe analizimi me vëmendje i të dhënave dokumentare, të shtrira me kujdes në terrenin fizik, kemi arritur në përfundimin që Albanopoli, qyteti i albanëve ishte në Qytet të Valikardhës, në koordinatat: 41?30'31'' V, 20?18'55'' L, 602 m. Faktin që Albanopoli ishte në Qytet, Valikardhë, e vërtetojnë shumë burime:

1 - Ptolemeu (shek II i erës sonë) shkruan (libri III 12, 20): “Në tokën e albanëve, «albanoi», [është]   Albanopolis [i cili ndodhet në] 46° [gjatësi], [dhe] 41° 5' [gjerësi gjeografike]” (A A, f. 268). {A A - Burime të zgjedhura, vëllimi I, autorët antikë, Tiranë 1965}.

Me kordinatat që jep Ptolemeu sot ne e kemi të vështirë të zbulojmë vendet. Ndaj arsyetuam që të shtrimë koordinatat që jep Ptolemeu për ato qytete që vendndodhja e tyre nuk vihet në dyshim nga ne, duke iu referuar qyteteve që janë në afërsi të Albanopolit. Për gjatësinë gjeografike iu referuam Durrësit (Dyrrahion), si qyteti më i njohur në kohën e Ptolemeut dhe që vendndodhja e tij nuk vihet në dyshim, të cilit i janë referuar të gjithë studiuesit për të arsyetuar në lidhje me Albanopolin, i cili sipas Ptolemeut është në gjatësinë gjeografike 45°, ku (në një hartë të marrë nga Google, shih ‘Projeksioni 1’) vendosim ‘meridianin 1’ (qarojmë që të gjitha vendosjet koordinative në hartë janë bërë nga unë, sipas të dhënave të Ptolemeut, dhe nuk kanë lidhje me sistemin e sotëm koordinativ). Pas Durrësit (duke lëvizur drejt lindjes) është Elbasani (Skampis) i cili sipas Ptolemeut është në gjatësinë gjeografike 45° 45’, ku vendosim ‘meridianin 2’. Distanca DR – EL, sipas Google është 52 – 54 km, e cila sipas Ptolemeut është 45’. {Dihet që 1 gradë është e barabartë me 60 minuta. Sipas rregullit matematik, nga që 45’ janë 54 km, na del që 60’ llogariten 72 km}. Pra 1 gradë gjatësi gjeografike e Ptolemeut është rreth 72 km. Kështu ne, heqim meridianin 3 (në 46°, në të cilin është Albanopoli), rreth 1 gradë (72 km) në lindje të Durrësit, ose 15’ (18 km) në lindje të Elbasanit.

Për gjerësinë gjeografike e pamë të arsyeshme që të iu referohemi 4 qyteteve anash Albanopolit, të një pas njëshëm (pa kapërcim); Durrësit dhe Elbasanit në jug, dhe Lezhës e Shkodrës në veri të tij, gjithmonë në lidhje me Durrësin. Durrësi sipas Ptolemeut është në gjerësinë gjeografike 40° 55’, ku heqim paralelin A; dhe më në jug është Elbasani 40° 20’, ku heqim paralelin B. Ndërsa në veri të Albanopolit është Lezha (Lissos) në gjerësinë gjeografike 41° 10’, ku heqim paralelin D; dhe më në veri është Shkodra (Skodra) 41° 30’ ku heqim paralelin E. Largësia e gjerësisë gjeografike DR – EL, e cila sipas Ptolemeut është 35’, sipas Google është 23 km; ku (sipas rregullit matematik) 1 gradë (gjerësi) e Ptolemeut na del 42 km. DR – LE e cila sipas Ptolemeut është 15’, sipas Google është 50 km; ku (sipas rregullit matematik) 1 gradë gjerësi gjeografike e Ptolemeut na del rreth 200 km. Largësia e gjerësisë gjeografike Durrës – Shkodër sipas Ptolemeut është 35’, ndërsa sipas Google është 80 km; ku (sipas rregullit matematik) 1 gradë gjerësi gjeografike e Ptolemeut na del rreth 140 km. Duke marrë mesataren e këtyre distancave, del që një gradë gjerësi gjeografike (e Ptolemeut) shkon rreth 127 km. Albanopoli është në gjerësinë gjeografike 41° 5’, që i bie 10’ në veri të Durrësit, e cila (sipas rregullit matematik) llogaritet rreth 21 km. Kështu heqim paralelin C. Kryqëzimi i meridianit 3 me paralelin C tregon vendndodhjen e Albanopolit, që është në Qytet, në Valikardhë.

Ptolemeu mblodhi të gjitha njohuritë gjeografike që zotëronte bota greko-romake (shumere, arabe etj), dhe është gjeografi më i besuar dhe më i saktë i atyre shekujve. Natyrisht që ai ka plus-minuse në shifrat që jep, por duhet të themi që ai nuk ka gabime deformuese të realitetit, sidomos për Evropën. Ai (flasim për qytetet që janë afër me njëri-tjetrin), një qytet A (që është në lindje të qytetit B), nuk jep që është më në perëndim të qytetit A. Fushë-Kruja (Zgërdheshi), në kuptimin e gjatësisë gjeografike është në mes të Durrësit dhe Elbasanit, pra në perëndim të Elbasanit; ndërsa Ptolemeu thotë që Albanopoli është në lindje të Elbasanit.

2 - Polibi (rreth vitit 200 para erës sonë), shkruan (libri II 11, 15) që të gjithë ato që humbën betejën “kërkuan strehim në qytetin Arbon” (A A, f. 48). Nëse nocioni “Arb” eshtë i njëjtë me “Alb”, Qyteti në Valikardhë si qytet me shtigje të ngushta dhe të vështira malore për të shkuar aty, është vend që synohet si vendstrehim për humbësit në luftë.

3 - Anonimi i Ravenës (fundi i shek. VII, fillimi i shek. VIII), shkruan (Rav. IV 16): “Arberie, stacion rrugor” (A A, f. 525), pra Albanopoli (që ishte shkatërruar si qytet) ishte në rrugë lëvizjeje. Qyteti në Valikardhë është në vend kyç në rrugën e Arbrit; nga Zgërdheshi nuk kalon asnjë rrugë.

4 - Ana Komnena (1083-1148) shkruan për “ngushticat në Arbanon [Albanon]” që Perandori ia ngarkoi Kamicit (B L, f. 120). {B L – Bozhori Liço, Burime tregimtare bizantine, Tiranë, 1975}. Ngushtica ka për të shkuar në Qytet Valikardhë, e jo në Zgërdhesh.

5 - Gjergj Akropoliti (1217-1282) shkruan për “vendet e vështirëkalueshme të Albanonit” që hasi ushtria e Pjetrit duke shkuar nga Durrësi për në Kostandiopojë (B L, f. 153). “Vende të vështirëkalueshme” ka vetëm në rrugën e Arbrit, Tiranë – Valikardhë – Ohër. Shtojmë që ushtria e Pjetrit nuk lëvizi nëpër rrugën Egnatia.

6 - Akropoliti përshkruan udhëtimin e tij “nga Ohri”... “duke u ngjitur në Albanon”, e më tej “në Durrës”; pastaj “në Kunavi” (territore në rrugën Egnatia); dhe që aty “në Mat” [Gurakuq – Bizë – Mat] (B L, f. 157). Nga Ohri për Durrës, duke përjashtuar rrugën Egnatia, nuk ka rrugë tjetër për të lëvizur përveçse në Qytet Valikardhë.

Pra, Albanoni është krahina e Zerqanit me qytetin e Albanopolit në Valikardhë. Në një studim në ditët në vazhdim do të sjellim fakte të tjera historike, si dhe analiza të tyre.