BREAKING NEWS

Zgjedhjet lokale, Lorenc Vangjeli bën paralajmërimin e fortë për PL: Ja për çfarë do të luftojë partia e Metës

Zgjedhjet lokale, Lorenc Vangjeli bën paralajmërimin e fortë
x
BREAKING NEWS

“Televizionet shqiptare paguhen nga rusët”, Ngjela jep alarmin dhe paralajmëron: SHBA e pranoi, nuk flasin me emra, por...

“Televizionet shqiptare paguhen nga rusët”, Ngjela jep alarmin
x
BREAKING NEWS

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ERE del me njoftimin e papritur

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të
x
BREAKING NEWS

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje të reja nga biznesi i Vis Martinajt: Kishte lidhje me elementë të botës së krimit në të gjithë Shqipërinë, fitimet rriteshin për shkak të...

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia
x

Opinion / Editorial

"AlbDemokracia", limitim kanditature dhe asnjë deputet pa qenë këshilltar bashkiak!

"AlbDemokracia", limitim kanditature dhe asnjë deputet pa

Partitokracia suburbane shqiptare, është armikja fatale e demokracisë në Shqipëri. Ajo nuk do, as aplikon demokraci të brendshme, në të gjitha subjektet e shumta politike në Shqipëri. Mjafton të shikojmë jetëgjatësinë e kryetarëve të partive dhe kupton që nuk janë liderë, por "fyhrer-ë"! Mirëpo ashtu si ndërtojnë dhe kanë partitë bie fjala Berisha, Meta, Rama e të gjithë të tjerët kryetarë të përjetshëm, ashtu formatojnë dhe shtetin. Prej tyre, dalin institucionet medemek të "pavarura" dhe gjykata e prokurori. Punësimi është sipas modelit "fyhrer" dhe po ashtu shtyllat arsim, shëndetësi, kulturë, polici, drejtësi, duke shkatërruar fizikisht dhe moralisht "ngrehinën e shtetit" demokratik te ne! Mentaliteti i partisë shtet jeton te shqiptari në subjektet politike që përbëjnë pluralizmin e shëmtuar shqiptar. Sa do të përsosen kushtet e "të thënave kërkesa të demokracisë ligjore" aq më shumë partitokracia post komuniste dhe orientale përsos "veprim hajn" të saj në sabotim të pikërisht rregullave të lojës demokratike! Mirëpo e gjithë kjo nuk mund të ndodhë nëqoftëse nuk do kishim mandat të pa kufizuar të "kryetarit të partisë" si të fitojë si të humbasë" në zgjedhje. Nuk mund të ketë mandat të tretë. Le të thonë po preket demokracia. Ajo preket më shumë kur individë të ngjashëm me ato që kemi vijojnë mandatet pa limit ose me diversivin idiot...humb zgjedhjet! Këta tipa nuk pranojnë humbje! Duhet ndaluar mandati i tretë i të njëjtit kryeministër. 8 vite janë mjaft për tiranokratë shqiptarë. Ato kthehen në diktatorë. Kurse demokracia në demokraturë. Asnjë mandat të katërt për deputet. Mjaftojnë tre sepse i katërti i kthen në "pronarë zone" dhe drejtor punësimi, policie, tenderash! Asnjë mandat të tretë ministri! Le të jetë gjeni! Por kryesorja është sipas meje që të ndalohet me ligj dalja e një deputeti nga "zero" përfaqësim. Nuk mund të përfaqësojë popullin pa e përfaqësuar atë më parë si "këshilltar bashkiak" duke qenë sigurisht i njohur në komunitet para se të përfaqësojë në Kuvend. Të gjitha duan ligj themeltarë e unë jam i bindur se kurrë nuk do të donin ti bënin. Kurrën e kurrës. Sepse jam i bindur se nuk duan demokracinë në Shqipëri. Por në fakt kjo do ishte mënyra e vetme që do na afronte më tepër me botën normale. Nuk do lejonte "fyhre-rizmin" e partive dhe shtetit. Do të ishte "Albdemokracia"!