Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Opinion / Editorial

Albin Kurti e Vjosa Osmani dy personalitetet me legjitimitetin më të madh

Albin Kurti e Vjosa Osmani dy personalitetet me legjitimitetin më të

Legjitimiteti, në thelb, ka të bëjë me mbështetjen popullore për vendimet politike, për qeverisjen dhe për mbështetjen popullore për personalitetet e larta dhe për institucionet shtetërore. Legjitimiteti ka të bëjë me besimin qytetar te qeverisja dhe te personat e lartë shtetërorë, ka të bëjë me pranimin dhe respektin popullor dhe me verdiktin e autorizimin popullor për të qeverisur shoqërinë dhe shtetin. Legjitimiteti demokratik nuk mbështetet te vota e deputetëve, por te vota popullore, pasi vota e deputetëve mund të manipulohet nga korrupsioni dhe nga interesat personale të deputetëve, dhe demokracia legjitime në këtë rast rrezikohet nga “tirania parlamentare” siç ndodhi me grushtin parlamentar kundër qeverisë legjitime Kurti. Legjitimiteti ka të bëjë edhe me besnikërinë dhe mbajtjen e premtimeve dhe me devijancën nga programi elektoral. Dhe po ta shohim me vëmendje në Kosovë me rrëzimin e qeverisë Kurti, u delegjitimua legjitimiteti demokratik. Qeveria, mirëqeverisja Kurti ishte në përputhje me interesin kombëtar, të sovranitetit dhe të shtetit të Kosovës; një mirëqeverisje efikase në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe hajnisë; një politikë qeverisëse në përputhje me programin elektoral, pra besnike e premtimeve elektorale. Duke u nisur pra në krahasimin e qeverisjes së Kosovës nga Kurti dhe nga mënyra e drejtimit të Parlamentit të Kosovës nga Znj. Vjosa Osmani rezulton se dy personalitetet më legjitimitetin më të lartë jo vetëm në Kosovë, por edhe në atë gjithëkombëtare janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani pasi askush tjetër sot jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri nuk gëzojnë respekt, vlerësim dhe  mbështetje popullore më shumë se sa Kurti dhe Osmani. Regjimi i vjetër, korrupsioni, injoranca dhe koronavirusi u bënë bashkë kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sondazhi i UNDP-së tregoi legjitimitetin Kurti-Osmani  dhe anti-legjitimitetin Mustafa-Thaçi me kompani dhe Gjykatë Kushtetuese. UNDP-Programi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë të vendeve të varfra dhe vendeve në zhvillim në sondazhin e tij për nivelin e kënaqësisë për politikanët e Kosovës renditi të parën kryeparlamentaren Vjosa Osmani me 72.4%, të dytin kryeministrin Albin Kurti me 65.4%, dhe presidentin Thaçi me 18.7%. Pra shqiptarët janë mëse të kënaqur me punën e kryeparlamentares Osmani dhe të kryeministrit Kurti dhe të pakënaqur nga presidenti Thaçi. Dhe në Kosovë ndodhi çudia e madhe: Thaçi dhe Mustafa, personat më të padëshirueshëm dhe më të urryer në Kosovë arritën që të komplotojnë dhe të rrëzojnë kryeministrin Kurti dhe po ashtu edhe Vjosa Osmanin, pasi edhe Vjosa ishte kundër mocionit të LDK-së që çoi në rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe ku ajo doli kundër forcës politike, e cila në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 e kishte nominuar për kryeministre në rast se LDK-ja do të dilte forcë e parë në ato zgjedhje. Pra, sondazhi i UNDP-së vërtetoi atë se sa e drejtë dhe e saktë kishte qenë zgjedhja dhe votimi popullor në Kosovë, të cilët ia besuan Parlamentin dhe qeverisjen Osmanit dhe Kurtit. Mirëpo çfarë ndodhi, ndodhi absurditeti, pasi më të padëshirueshmit, Thaçi dhe Mustafa, arritën që të rrëzojnë qeverinë Kurti dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës vulosi paligjshmërinë, komplotin dhe deligjitimitetin demokratik. Shumica e të anketuarve (78.8%) u deklaruan të kënaqur me reagimin e institucioneve publike ndaj krizës së shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19. Por politika e vjetër, LDK, PDK, AAK dhe NISMA ishin të “pakënaqur” pse 78% e shqiptarëve ishin të kënaqur nga mirëqeverisja dhe si të tillë të pakënaqurit për suksesin e qeverisë ata e shfrytëzuan pandeminë për të rrëzuar qeverinë Kurti. Pra kjo do të thotë se mazhoranca parlamentare në Kosovë mposhti përkohësisht me akrobaci dhe me pazar politik mazhorancën popullore, vullnetin dhe verdiktin popullor, pra legjitimitetin demokratik i cili ia kishte dhënë dhe besuar pushtetin Vetëvendosjes. Përballë realitetit publik dhe përballë këtij sondazhi si do të ndjehen tashmë ata të cilët bënë puçin parlamentar, mocionistët e LDK-së dhe kundërshtarët e nënkryetares së saj, Vjosa Osmani; si do të ndjehen politika e vjetër PAN dhe Presidenti e Gjykata politike Kushtetuese e Kosovës, e cila injoroi vullnetin, verdiktin dhe legjitimitetin popullor duke i hapur rrugën një qeverisje jolegjitime dhe atyre të cilët populli është i pakënaqur me ta dhe që i ndëshkoi me 6 Tetor 2019!? Dhe kjo në Kosovë ndodhi hapur publikisht dhe ndërkombëtarisht, dhe që tregon se ndërkombëtarëve nuk u interesojnë aq shumë as demokracia dhe as standardet e saj në Kosovë edhe kur ato shkelen e nëpërkëmben. Ndërkombëtarëve u intereson stabilokracia qoftë edhe e dhimbshme dhe me pasoja për shqiptarët, qoftë edhe stabilokraci e përkohshme, por mjafton që ajo të jetë sipas interesave dhe qëllimeve të tyre. Ata, ndërkombëtarët gjithmonë po tregohen hipokritë dhe djallëzorë me shqiptarët pasi kërkojnë që të luftohet korrupsioni, vjedhja dhe krimi i organizuar, kërkojnë sundimin e ligjit dhe nga ana tjetër qëndruan indiferentë, por edhe e mbështetën rrëzimin e qeverisë Kurti si qeveria më e mirë gjatë gjithë këtyre viteve në Kosovë, e cila filloi ndëshkimin e korrupsionit, krimit, abuzimit e vjedhjes si dhe filloi nga funksionimi i shtetit e ligjit.