Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Opinion / Editorial

Aleanca mediatiko-politike terrorizëm publikut në historinë e çmendur kovidiane

Koronavirusi është shndërruar në terror mediatik dhe politik.  Çdo ditë efektet këtij terrori po rëndojnë mbi psikozën e njerëzve sesa në forcën e vetë covid 19 për të vrarë njerëz.

Çdo ditë mediat kryesore hapen e mbyllen  me lajme të rënda mbi numrin alarmant të vdekjeve dhe infeksioneve nga koronavirusi.

Janë zërat mediatikë dhe mjekët publicistë që me protagonizmin e tepruar  kanë shkaktuar  terror masiv në shumë njerëz me psikozë të theksuar frike.

Aleanca mediatiko-politike terrorizëm publikut në historinë e

Dy persona janë hedhur nga ballkoni dhe shumë të tjerë kanë tentuar të bëjnë të njëjtën gjë. Pushteti politik dhe ai mediatik janë kthyer në inkuizitorë të pamëshirshëm të njerëzimit duke vrarë dhe goditur rëndë psikozën me lajmet terrorizuese.

Çdo ditë na shfaqet buletini me njerëz të prekur dhe të vdekur. Një numër minimalist në raport me atë që vdesin çdo ditë nga sëmundjet e tjera. Sipas statistikave në Shqipëri vdesin minimalisht rreth 1800 njerëz në muaj, ndërkohë që nga koronavirusi, ky numër nuk e kalon 150.

Pse ky terrorizëm psikologjik mbi popullatën nga Ministria e Shëndetësisë që nëpërmjet mediave të blera me fushata publicitare hapet panik mbi njerëzit? Nëse sot preken 150 njerëz në ditë dhe ndodh një amplifikim i pashoq i rrezikshmërisë, nga gripi ka pasur dhe mbi 2 mijë të infektuar në ditë dhe vdekje shumë herë më shumë se nga koronavirusi dhe askush nuk ka publikuar apo terrorizuar qytetarët nëpërmjet buletineve idiote të Ministrisë së Shëndetësisë e cila është shndërruar në lajmëtare vdekje.

 A nuk mund të kenë mëshirë këta qeveritarë me shpirt krimineli ta lënë në paqe qytetarin dhe popullsinë nga lajmet e kobshme të propagandës së tyre inkuizicioniste?

Aleanca mediatiko-politike terrorizëm publikut në historinë e

Terrori që kanë mbjellë në popull dhe kthimi i pavioneve kovidiane në qeli të izoluara burgu po largon çdo ditë dhe më shumë njerëzit nga spitalet, duke ju drejtuar mjekëve privatë dhe duke ndjekur terapitë nga shtëpia, të cilat kanë rezltuar shumë më të suksesshme sesa pavionet qeli të spitaleve shtetërore. Rasti i fundit është ai i Neritan Cekës me bashkëshorten të cilët refuzuan spitalin duke u kuruar në kushte shtëpiake dhe ja kanë dalë me sukses.

Tashmë në popull është mbjellë psikoza: Në spitale të vrasin, shkon me këmbë dhe del me tabut, ose më tragjikisht mund të hidhesh nga ballkoni.

Lind pyetja, çfarë ndodh në spitalet tona?

Pse këto kushte absurde izolimi për pacientët, të cilëve ju hiqet edhe telefoni dhe nuk kanë asnjë mundësi të komunikojnë me familjarët sikur të jenë të burgosur me rrezikshmëri të lartë?

A nuk është absurd numri i të shtruarve në spital që nuk kalon 180 pacientë, ndërkohë që numri i të prekurve shkon në 150 deri në 160 persona?

Janë dy përgjigje: ose kjo sëmundje nuk ka rrezikshmëri, pasi në 4500 të prekur në muaj i bie të mbeten 180 pacientë në spital, ose numrat janë fiktivë për efekt propagandistik. Për ditë preken 150 persona por spitalet numrin e kanë në vendnumëro. Informacioni hermetik dhe transparenca zero. A besohen këta palo paçavure mjekësi kur e kanë detyrim ligjor të jenë transparentë. Por jo. Këta transparencën e kanë vetëm në ora 16 00 të çdo dite kur shpallin terrorin e çdo dite me shifrat e tyre terrorizuese.

Kovidi është kthyer në armë e shkatërimit psikologjik në masë. Propaganda e çmendur e aleancës mediapolitikë ka dhënë efektin e plotë në një pjesë të mirë të njerëzve që vuajnë nga simptomat e kësaj sëmundje. Nëse doni të kuptoni sesa besojnë njerëzit në pallavrat e kësaj makine propagandistike shikoni në rrugë qytetarët sesa e mbajnë maskën. As 0.001 përqind nuk beson në këtë stuhi të ngritur në gotën e qarqeve antihumane për rrezikshmërinë  e kësaj sëmundje.

Si për të kuptuar talljen e kokave të shëndetësisë mund të kujtojmë fotot që shumica e tyre prezantonin në publik të veshur si kozmonautë, kur në spitalet tona nuk kishte më shumë se 50 pacientë. Më shumë këta farë mjekësh bënin egzibicion mediatik sesa i qëndronin në kokë pacientëve. Janë mjaft emra nga këta mjekë që nuk është momenti të përmenden në këtë shkrim, të cilët në vend të aktivitetit të tyre profesional u kthyen në zëdhënës të koronavirusit. Njëri nga këta, ai më kokëboshi, pasi u sëmur dhe u shërua në pak ditë i tha punëdhënësit Rama se është kthyer me energji të plota në krye të detyrës.

Mjekët si përçues të urdhrit të Hipokratit duhet të transmentojnë optimizëm dhe jo terror, pasi  besimi te jeta dhe jo te vdekja shëron ccdo sëmundje, ndërkohë që shumica e pacientëve arrijnë gjysëm të vdekur nga terrori psikologjik që përmendëm më lart.

Tragjedi-komedi kovidiane me paçavure politike e mediatike.