Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aleancë qytetare apo milici “demokratike” opozitare?

Postuar: 13/06/2019 - 07:22

Në kërkim të formave të reja të luftës kundër sistemit, veçanërisht zgjedhjeve për pushtetin vendor, reformës në drejtësi dhe pengimit të Shqipërisë për në BE, Luzim Basha vrapon pas gjetjeve që i duken interesante, pikante rrezatuese dhe ndjellëse për opinionin e gjerë shoqëror në Shqipëri. E fundit shpikje, natyrisht jo origjinale, është kopja e “Komiteteve të Shpëtimit” me një emërtim ndryshe, organizim që lindi në rrethana emergjente dhe rënies totale të shtetit, para dy dekadave, ku vendi ishte zhytur në kaos dhe jeta e qytetarëve kërcënohej në çdo çast. “Aleanca qytetare për mbrojtjen e rendit” e cila do krijohet në 61 bashki të vendit, sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së. Me fjalë të tjera në vend të shtabeve të frontit të bashkuar opozitar që nënkuptonte një organizim politik, kjo e aleancës qytetare është një skenar i ri, tip komitete shpëtimi në rrethana të tjera në një moment kur opozita ka braktisur gjithçka dhe Presidenti i Republikës ka anuluar datën e zgjedhjeve të cilat vet i kishte dekretuar. Po sa qytetare janë organizime të tilla dhe a vërtetë është një aleancë që do luftojë për demokraci me mjete demokratike dhe përse pikërisht tani vendoset të krijohen organizma që nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë dhe qytetarinë dhe më shumë flasin për organizime paramilitare ose si tip milici “demokratike” reparte të gatshme të PD-së dhe LSI-së për ti hedhur në frontin antisistem?

Ngado që ta shikosh, një aleancë e tillë për vetë synimet e saj,vetëm qytetare dhe demokratike nuk është. Është kopje e Komiteteve të Shpëtimit. Po Komitetet e Shpëtimit, ishin vepër popullore në mungesë totale të shtetit kur rendi kishte rënë dhe e gjithë Republika, ishte minimizuar në disa metër katror rreth presidencës, kur përditë vriteshin qytetarë të pafajshëm dhe banda e banditë kishin vërshuar në rrugë në kërkim të presë dhe plaçkës. Sot situata është krejt ndryshe. Së pari kundër pushtetit është vetëm opozita shqiptare e cila përmes protestave të përditshme dhe dhunës kundër institucioneve të vendit, fjalimeve për nxitje të rrëmujës dhe sulmeve banditeske të orkestruar nga shtabi i fronit të bashkuar opozitarë në tërë vendin, asnjeri nuk do t`ia dijë pasi secili kërkon sot të ruhet qetësia dhe të vijoj puna, të zgjerohet biznesi turistik dhe të vijojnë reformat e ndërmarra. Askujt, veç atyre që i janë qepur frontit për pushtet pa votë nuk i interesojnë aleanca të tilla që vetëm qytetari nuk reflektojnë. Demokraci, jo se jo. Për t’i dhënë ngjyrime luftës dhe betejës se në vendin tonë nuk funksionon asgjë ndaj ka ardhur koha që rendin të marrin në dorë populli dhe disa komitete të reja të cilat do sigurojnë demokracinë dhe lirinë për qytetarët sipas frymës së opozitës kundër popullit që do të votoj. Ky organizim i panevojshëm është edhe kundër vetë demokracisë. Nuk jemi një shtet parapolitik. As tribu, as talebanësh. Në Shqipëri funksionojnë institucionet që nga Kuvendi deri tek organet e rendit që janë në këmbë në ruajtjen e rendit kushtetues. Kemi një parlament funksional, që është i njohur nga tërë bota demokratike dhe është nënvizuar edhe së fundi nga DASH, se qeveria dhe parlamenti janë legjitime. Gjithë të tjerat janë fjalë dhe manovra për të thënë se tani e tutje jemi ne që garantojmë paprekshmërinë e demokracisë. Po në realitet, një organizim i tillë i bie ndesh në të katër anët sistemit demokratik pasi kërkon të ngrejë një pushtet paralel, i cili konkuron dhe i kundërvihet institucioneve që burojnë nga vota e popullit dhe janë të zgjedhura dhe emëruar mbi bazë të kushtetutës dhe ligjeve që rregullojnë tërë jetesën në vendin tonë. Shpikja më e fundit, alla Basha, është një lloj organizimi milicist dhe paraushtarak. Më shumë është një lloj milicie diktatorialodemokratike, se sa një aleancë e qytetarëve. Vetëm qytetari dhe demokraci nuk ka në një nismë të tillë.

Qëkurse opozita ka humbur rrugën dhe e ka braktisur sistemin, dialogun dhe debatet, marrëveshjet dhe marrjen e pushtetit përmes votës, kemi parë lloj- lloj organizimesh, me emra pompoze, të cilat në thelb kanë vetëm një qëllim të shërbejnë si instrumente dhune kundër shoqërisë dhe sistemit demokratik për interesa meskine të opozitës në kërkim të pushtetit me çdo kusht. Çfarë i ndryshon opozitës kjo mënyrë e re organizmi dhe a mundet të gjykohet se është zgjidhja e duhur e cila garanton të ardhmen e qytetarëve? A nuk është një karshillëk i llahtarshëm dhe një sfidë ekstreme ndaj institucioneve, si dhe largim brutal nga thirrja për dialog mes palëve që bëhet nga ndërkombëtarët? Opozitën nuk e garanton për fitore një aleancë qytetare në çdo bashki të vendit. Nuk i sjell dobi skenari për shtet paralel për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve. Aleanca nuk është kërkesë e populli as mbështetet prej sovranit, ndaj thirrja për t`iu bashkuar të rinj, të reja, intelektualë në përfundim do minimizohet në strehëz të militantëve, siç ka ndodhur në tërë këto vite. Maskimi pas aleancës së qytetarëve, fshehja pas tyre në një kohë kur kjo formë organizmi është një milici e re, paraushtarake, mbetet e paqartë në se do armatoset me molotov apo armë të vërteta për të vendosur demokracinë dhe siguruar rendin demokratik sipas stilit të Berishës. Kjo është një përrallë që askush nuk e pranon aq më tepër ta justifikoj pasi shqiptarët njohin një shtet dhe institucionet demokratike në veprim të dala nga zgjedhjet. Për ta janë të papranueshme dhe nuk i justifikojnë hallka të tilla që flasin për organizime ekstra, jashtë sistemit dhe nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë dhe rendin kushtetues. Aleanca e Qytetarëve e formësuar nga opozita, është një repart sulmi i cili në se do t’i shkojë, do luftojë të zëvendësojë policinë dhe pushtetin vendor që do dali nga zgjedhjet e reja në 30 qershor. I gjithë problemi është tek ideja për të kërcënuar për përplasje, për pengim me forcë të votimeve, për të trembur shqiptarët se dita e zgjedhjeve do jetë një kataklizmo dhe kush do guxojë të shkojë para kutisë së votimit do ndeshet me aleancën e qytetarëve ose milicinë e frontit të bashkuar të opozitës. Ndaj qëndroni në shtëpi dhe mos guxoni të përplaseni me militantët e organizuar në këtë lloj milicie, e cila ka për detyrë të mbrojë rendin demokratik pasi këta të pushtetit, janë në mbështetje të krimit dhe korrupsionit. Me fjalë të tjera, aleanca e re do jetë garante për rendin kushtetues. Duke e ambalazhuar këtë organizim me fjalët demokratike, me platforma në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, opozita, PD, Lulzim Basha dhe tërë koalicionistët, përpiqen t’i mbushin mendjen popullit se janë ata që diktojnë axhendën e politikës edhe pse jashtë sistemit, në rrugë. Po realiteti dhe brendia e aleancës më të re nuk është gjë tjetër, veç përpjekja për të ashpërsuar luftën me mazhorancën, për të nxitur konfliktet dhe për të larë duart, PD nga çdo përplasje që mund të ndodhi. Për partitë opozitare pas kërcënimit të Zotit Palmer, në emër të SHBA, se cili prek zgjedhjet, do mbajë përgjegjësi, deri në shpalljen “non grata” nga Amerika, të ambalazhojë e sofistikojë veprimet anti sistem dhe kundër zgjedhjeve, duke u fshehur, iniciatorët pas aleancës. Dhe në fund, Lulzim Basha të lajë duart se nuk e ka organizuar ai betejën antizgjedhore dhe nuk i ka cënuar zgjedhësit. Po kjo nuk është ndonjë politikë e hollë dhe e palexueshme. Aleanca qytetare është krijesa e PD dhe opozitës dhe si prindër të kësaj krijese, mbajnë të njejtën përgjegjësi dhe meqënsë aleanca është e mitur, dënimi shkon për ata që e kanë krijuar dhe motivuar. Edhe përpjekja për ti dhënë përmasa mbarë shqiptare luftës kundër zgjedhjeve në emër të garancisë për zgjedhje të lira, është pa sens. Kundër tyre janë vetëm opozita dhe së fundi edhe Presidenti Meta, i cili është vënë në krye të lëvizjes antizgjedhore, veçanërisht me vendimin e fundit të ç`dekretimit të datës së zgjedhjeve dhe moscaktimit të datës së re. Tani kuptohet se strategjia e opozitës për moszhvillim të zgjedhjeve dhe mbajtjen peng të pushtetit vendor, duke u ngujuar në zyra për të mos i lëshuar ato, siç deklaroi, zonja Voltana Ademi, Kryebashkiakja e Shkodrës së bashku me aleancën qytetare, shpikjen më të fundit, janë përpjekje për t’i pamundësuar zgjedhjet, për të futur sistemin në kolaps dhe krijimin e terrenit për përplasje mes palëve, atyre që nuk i duan zgjedhjet dhe atyre që respektojnë votën për vetëqeverisje përmes pushtetit lokal. Dhe në këtë betejë, garante do të jenë aleanca e qytetarëve ose komitetet e reja të shpëtimit të demokracisë.

Nga Bardhyl BEJKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës së tij politike që sa futi këmbët në Ministrinë e Kulturës, vazhdoi në Bashkinë e Tiranës dhe kurba shënoi kulmin këto

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për

Postuar: 18/06/2019 - 07:23

Zakonisht dhe praktikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi popullin!

Postuar: 18/06/2019 - 07:22

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtj

Postuar: 18/06/2019 - 07:20

Nuk është as e re dhe as e sotmja, beteja që zhvillohet sot midis “gladiatorëve” të p

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çd