Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aleatë apo viktima të Unioneve

Postuar: 21/04/2017 - 07:28

Ne jetojmë në një kohë të mrekullueshme, në të cilën i forti është i dobët për shkak të skrupujve të tij dhe i dobëti forcohet për shkak të guximit të tij", thotë Henry Kissinger. Në një intervistë për "Politico", Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se, Europa "mund të përballet me një makth", nëse vendet e Ballkanit "çmenden", si pasojë e nxjerrjes jashtë agjendës së zgjerimit të Bashkimit Europian. Pas deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse venitet perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Europian, ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Nëpërmjet një interviste për Radion Evropa e Lirë, Thaçi pohoi "Nëse Bashkimi Europian ia mbyll derën Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, për t'u integruar pastaj tutje në familjen europiane. Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka cilësuar si "populiste" deklaratat e homologut të tij nga Tirana, Edi Rama. Në një intervistë për "KTV", ai ka thënë se, "Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime të tjera, përveç Bashkimit Europian. Pas deklaratave të, Ramës dhe Thaçit, reagoi NATO, e shqetësuar në lidhje me përkeqësimin e situatës. Sipas NATO-s e ardhmja e Ballkanit Perëndimor shihet në kuadër të bashkëpunimit euro-atlantik. "E ardhmja e NATO-s në Ballkanit Perëndimor është parë të jetë në drejtim të bashkëpunimit euro-atlantik dhe integrimit, ndërsa udhëheqësve të vendeve në rajon u takon të vazhdojnë qënëpërmjet dialogut të arrin pajtim", thuhet në reagim. Në Mal të Zi koalicioni qeverisës do të jetë me shqiptarët. Përfshirja e tyre së fundmi në qeverisje është vlerësuar NATO dhe Bashkimi Europian.

Përtej deklaratave të Ramës dhe Thaçit, si dhe përfshirjes së faktorit shqiptar në qeverisjen e Malit të Zi, në Maqedoni situata dita ditës rrezikon të eskalojë. Nuk nevojitet shumë që lufta agresive VMRO-shqiptarë të hyjë në stadin fizik konfrontues të saj. Një konfrontim i tillë do ta shpërbënte Maqedoninë, në ndërkohë që, përveç Shqipërisë, shtetet e tjera i kanë vizatuar hartat secila për copën e vetë të mundshme që do t'ia shtonte territorit. Përplasja mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri, është aq serioze, sa çdo shpresë për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian po venitet. Dhe kjo sepse përpara se Tirana të çelë negociatat e anëtarësimit, ajo duhet të godasë korrupsionin, të reformojë administratën publike, e të ndreqë sistemin e korruptuar të drejtësisë. Por rishikimi rrënjësor i gjyqësorit, çka përfshin edhe vettingun e gjyqtarëve, ka ngecur për shkak të bojkotit nga ana Partisë Demokratike, si rezultat i krimit dhe drogës, që janë përhapur si kurrë më parë. Në Prishtinë po zhvillohen konsultime me të gjithë deputetët lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Iniciativa për dorëzimin në Kuvend të mocionit të votëbesimit për Qeverinë është paraqitur para dy javësh, nga Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në lidhje me këtë çështje është shprehur se, "Ka ende kohë për punë të njëmendtë, për çështjet si liritë fetare, papunësia, sundimi i ligjit. Më me dëshirë do t’i shihja politikanët dhe zyrtarët duke u marrë me këto çështje se sa të hyjnë në një vit të një periudhe të pacaktuar të etheve zgjedhore gjatë së cilës nuk arrihet shumëçka".Serbia së fundmi po modernizon ushtrinë e saj me avionëve luftarakë, tanke dhe automjete luftarake, një lëvizje që potencialisht forcon ndikimin e Moskës në Ballkan. Kur ish- Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, e siguroi marrëveshjen gjatë vizitës së tij në Rusi në muajin e kaluar, tha se "ndihma" ruse do të rrisë në mënyrë "dramatike" kapacitetin mbrojtës të vendit të tij. Ballkani Perëndimor është me interes strategjik për Bashkimin Europian dhe NATO-n. Stabiliteti dhe siguria e rajonit kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e Europës. Mirëpo, Bashkimi Europian, aktualisht në raport me Shqipërinë, Kosovën, me Ballkanin Perëndimor, po dëshmon skepticizëm. Këtë lloj ngurtësie janë duke e shfrytëzuar ideologji të frymës dhe vizionit jo euro-atlantik. Ajo ç'ka është shqetësuese realisht ka të bëjë me, lojën e madhe për të garantuar pushtetin, dhe kjo nuk është aspak gjë e re në politikën tonë shqiptare. Në rrugën për t'u integruar në Europë luhet me rregulla të tjera, ku interesat përcaktohen nga dobia. Mund të jesh i dobishëm si viktimë apo si aleat. Si viktima ne shqiptarët e kemi provuar, si aleatë shumë më pak.

Nga Azem PARLLAKU

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2017 - 07:07

Ndër veçoritë e spikatura të diskursit politik në Shqipëri është ngjyrimi i fortë emocional.

Postuar: 19/11/2017 - 07:05

Onufri (Piktor i shekullit XV)

Postuar: 19/11/2017 - 07:00

Shqiptarët nuk çuditen më për asgjë, në këtë vend ku çudirat janë bërë të zakonshme, ku edhe më budallai thotë: unë jam më i mençuri.

Postuar: 18/11/2017 - 07:20

Shqiptarët janë shquar ndër shekuj për mirënjohjen që kanë treguar ndaj gjithë atyre personaliteteve të fushave të ndryshme, politikanë, studiues, artistë, arkeologë, etnografë,

Postuar: 18/11/2017 - 07:18

Sot nuk mund të thuash se “shtypi apo media” nuk është tronditur si mit në Shqipëri.

Postuar: 18/11/2017 - 07:16

Prej shumë vitesh e me qindra herë na është dashur të sensibilizojmë, kërkojmë e denoncojmë gjendjen e vështirë të punonjësve në sistemin e burgjeve.

Postuar: 17/11/2017 - 07:10

Kur udhëton në krahinën e Lumit të Vlorës, të shpalosen si fletët e një albumi kolor, shumë fshatra me identitet, histori, kujtime e mbresa që të shoqërojnë tërë jetën.