BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x
BREAKING NEWS

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në gjykatë PD-në, ja çfarë do ndodhë me “Foltoren” pas gjykimit të Apelit

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në
x

Opinion / Editorial

Aleatët i shfryjnë Berishës: Ik me gjithë karamelen tënde

Aleatët i shfryjnë Berishës: Ik me gjithë karamelen

Zg j e d h j e t e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit, më tepër se zgjedhje politike do të jenë fasadë e një demokracie që ne kemi 30 vjet që po e jetojmë. Fasadë me regjisorë të përgjithshëm presidentin e vendit Ilir Meta dhe me miratim në heshtje edhe të faktorëve të tjerë politikë. Të pakuptimta këto zgjedhje në një fushë ku Edi Rama zotëron të gjitha aksionet politike dhe administrative dhe do të përballet me dy gjysma të kundërshtarit politik, të cilët i ka gjunjëzuar edhe kur kanë qenë bashkë madje edhe me aleatë të shumtë. Me dy gjysma që më shumë se sa të mundin Ramën do luftojnë të mundin njëra- tjetrën për të pasur më shumë argument se duhet të zotërojnë më pas edhe selinë, por edhe vulën e kësaj PD. Edi Rama duket i qetë përpara këtyre zgjedhjeve për të mos thënë tepër indiferent. Pasi zotëron të gjitha bashkitë aktuale dhe këshillat bashkiak në to, atij nuk i tunden themelet edhe po t’i humbë këto 6 bashki, që megjithatë nuk ka gjasa të ndodhë. Kjo e bën atë të luajë me lojtarë rezervë dhe ndoshta me dëshirën e fshehur që të ndihmojë të fitojë në këto zgjedhje Lulzim Basha. Dy gjysmat e PD janë në një luftë dhëmb për dhëmb me njëra-tjetrën jo vetëm për të fituar vota më shumë, por imediate kanë synimin për të marrë me vete ata që historikisht kanë qenë aleatë besnik të saj. Marrëdhënia aktuale me këta aleatë nga të dy gjysmat është sa e dyshimtë, aq edhe e vështirë për të bërë një analizë serioze dhe më afër të vërtetës. Kjo për vetë atë që kemi parë në gjithë këto vite në këtë marrëdhënie të dyanshme. PD ka qenë gjithmonë “çadra” e madhe që në kuadër të zgjedhjeve qoftë lokale, qoftë të përgjithshme që i mblidhte këto parti që duke mos pasur zgjidhje më të mirë dhe rezultateve, i bashkoheshin asaj me thirrjen e parë dhe mjaftoheshin me kockat që kjo parti u falte atyre. Vetëm Partia Republikane e Sabri Godos në fillimet e demokracisë dhe më pas e Fatmir Mediut më vonë e deri tani njihen si aleatë besnikë të PD. Kjo parti në asnjë moment dhe situatë nuk tentoi dhe nuk bëri realitet shkëputjen prej saj. LZHK e Dash Shehut dhe PAA e Agron Dukës kanë qenë më së shumti aleatë gri, kanë parë interesat e tyre, nuk kanë qenë “dashnorë” të flaktë me partinë e madhe, por edhe nuk janë shkëputur prej saj, duke marrë prej saj atë që kanë dëshiruar, por pa bërë ndonjëherë fushatë për t’u mbajtur mend. Kanë siguruar nga një deputet liste për të qenë lojtar aktiv në parlament dhe kaq. LSI e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe PBDNJ e Vangjel Dules kanë qenë “bishti i dhelprës” në këtë marrëdhënie. Kanë shkuar periodikisht me fituesit, herë me PS dhe herë me PD, madje duke marrë edhe poste nga më të mëdhatë shtetërore. Më rezultative në këtë marrëdhënie ka qenë LSI e Ilir Metës. Falë saj, ky vetë gëzoi postet më të larta shtetërore, që nga Presidenti i Republikës, kryetari i Kuvendit, kryeministër, etj. Mirëpo situata konkrete është shumë më e ndryshme nga të mëparshmet. Nuk kemi më një PD që nuk e diskutonte kurrë vendin e dytë në çfarëdo zgjedhje që zhvilloheshin, por dy gjysma që po luftojnë të jenë në podium. Kjo është dilema e parë që po i step aleatët të shfaqin hapur preferencat e tyre në këto zgjedhje. Po ka edhe ca situata të tjera të dyshimta. Sali Berisha nuk është më ai “tigri” politik që me vetëm një ulërimë u fuste frikën të gjithëve madje duhet thënë se është kthyer në “delen e zezë” që i tremb të gjithë. Vetëm LSI e Ilir Metës është shprehur haptazi si aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje dhe jo pa arsye. Duke qenë i bindur se Lulzim Basha gëzon mbështetjen e amerikanes Yuri Kim dhe po ashtu të Edi Ramës, tashmë armiq të shpallur të tij, ai është i detyruar të jetë përkrah Sali Berishës. Por edhe si luftëtar në një llogore ku e sheh veten nesër kur të shpallet edhe ai “non grata”. Ai mezi në fakt po pret të heq kostumin e presidentit për të veshur atë të politikanit që po pritet me padurim nga populli për të marrë në dorë shpatën e luftës kundër korrupsionit dhe padrejtësisë. Sikur këto 30 vjet i ka pasur duart e lidhura. Ai pretendon se populli mezi po e pret, por duhet pyetur ky i fundit që është kështu, apo ai mezi po pret vetë t’i japë shkelmin e fundit për ta hedhur në greminën e moskthimit më në politikë. Më tepër se sa aleatë fituesish ata të dy duket do të jenë punë prishës për njëri-tjetrin. Aleati i përhershëm Fatmir Mediu është në një dilemë të madhe, siç thotë populli, b…a i ha, por edhe i djeg. Nga njëra anë nuk do të ndahej nga miku i përhershëm, por nga pas ka kërcënimin amerikan për të mos u shpallur edhe ai e partia e tij “non grata”. “Miza” e Gërdecit që ka nën kësulë i lëvrin dhe i kujton të jetë i kujdesshëm dhe të mos hedhë hapa të gabuara. Katër aleatët e tjerë po luajnë në mesfushë. Shprehen se janë në pritje të ofertave që do t’u vijnë, por nuk janë të sigurt se nga cila anë do të shkojnë. Atyre u josh zhurma e Berishës, por si shpatë Demokleu i rri mbi kokë kërcënimi i hapur amerikan. Duken më të qetë me Bashën, por u tremben ndonjë dosje që mund t’u ketë bërë gati Berisha, mjeshtri i tyre. Marrëdhënia e Berishës me aleatët më ngjason si dy pika ujë me një histori murgeshash, treguar nga një miku im. Murgeshë Maria kishte marrë pjesë në një seminar me Papën dhe tashmë po kthehej në manastirin ku kishte gati 20 vjet që shërbente. Pasi zuri vend në tren, pa se përballë kishte një vajzë simpatike dhe ku më shumë të bënin përshtypje byzylykët e shumtë prej floriri që mbante në duar. Pasi u njohën, murgesha nuk qëndroi dot në heshtje dhe e pyeti se si kishte mundur ajo vajzë kaq e re të kishte kaq shumë byzylykë. Vajza i tregoi qetë-qetë dhe duke rrotulluar byzylykët se kishte qenë një ditë në një disko, ishte njohur me një djalë të bukur dhe simpatik, kishte pranuar për ta shoqëruar nja dy ditë, kishin shkuar në ishujt Maldive, ishin kënaqur shumë dhe sot në mëngjes kur ishin ndarë, ai i kishte dhuruar këto byzylykë dhe po ashtu një kartë krediti me 5 milionë dollarë. Murgeshës sonë sa nuk i ra të fiktë. Pas dy stacionesh ajo vajzë zbriti, por pas dy stacionesh të tjerë hipi një vajzë që i tringëllinin në qafë një sërë varësesh floriri dhe mbante një orë 1 apo 2 milionëshe. E pyeti edhe atë murgesha jonë dhe vajza, ashtu si ajo më parë tregojë se një mbrëmje kishte qenë me shoqet në një disko, ishte njohur me një djalë të bukur e kishte shoqëruar atë nja dy ditë, kishin qenë në Dubai dhe sot në mëngjes ai i kishte falur gjithë atë flori, por edhe një kartë krediti me 5 milionë dollarë. Sapo shkoi në manastir, murgesha jonë u mbyll në dhomë. Rreth orës 22.00 trokiti dera. Ishte ora kur vinte Padre Simoni dhe ata bënin sekse të dy. Në trokitjet e para ajo nuk iu përgjigj, por kur ai i foli se “jam Simoni e dashur” ajo i bërtiti: Ik ore pirdhu me atë karamelen tënde”. Me sa duket edhe aleatët e Sali Berishës janë mërzitur gjithë këto vite karrierë me “karamelen” që ai u fal në çdo prag zgjedhjesh dhe i kanë thirrur mendjes e po mendohen mirë për hapat që do të hedhin. Jo se po u bënë me Lul Bashën do të fitojnë më shumë. Ata nuk e mundën dot Edi Ramën kur ishin të gjithë bashkë dhe jo tashmë që janë ndarë më dysh. Po ata presin të bëjnë aleanca për forcë zakoni.