BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Alessia e vogël nuk flet shqip, ajo është "integruar" në Evropë!

Alessia e vogël nuk flet shqip, ajo është "integruar"

Çdo vit e më shumë shtohet një nga fatkeqësitë kombëtare akoma e pa marrë seriozisht jo vetëm nga shteti në mungesë i joni, por as nga shoqëria shqiptare, familja sidomos ajo e shtetasve tanë jashtë dhe as nga klerikët dhe religjioni, apo shoqatat e shumta brenda dhe jashtë! Shqiptarët po vetasimilohen, po vetëshkatërrohen kombëtarisht! Jo vetëm se ikin me shumicë, por se nuk ju mësojnë gjuhën amtare fëmijëve të tyre! Nuk tentojnë t’iu flasin shqip, nuk ju mësojnë shqipen kur nuk kanë shkolla të tilla jashtë, nuk u bëjnë mësim vetë dhe për më tepër nuk kujdesen që fëmijët e tyre të komunikojnë së paku shqip kur janë në Shqipëri! E shikon këtë tragjizëm në plazhet tona dhe e shikon kryesisht me shqiptarët e Italisë ( në shumicë dërmuese në mungesë të madhe të kulturës kombëtare, duke folur ashpërsisht një italishte të deformuar), por e dëgjon dhe te ata në gjuhë angleze dhe gjermane dhe është për të ardhur mirë, sepse e dëgjon më pak te ata shqiptarë me banim dhe punë në Greqi! Këta të fundit, kanë me sa duket komunitet më të shumtë dhe të afërt me njëri tjetrin, kanë shkolla më shumë dhe kanë dhe kufirin afër! Alessia ishte vetëm tetë vjeçe dhe nuk fliste fare shqip! Prindërit e saj, me origjinë nga veriu i epërm fare, flisnin një italishte tepër të deformuar letrarisht, por Alessia me flokët e verdhë dhe sytë bojë qielli, fliste vetëm italisht rrjedhshëm e bukur në një standard të plotë dhe të mirë shkollor, sepse ashtu kishte kaluar nga azilet e fëmijëve atje dhe në shkollë! Të gjithë kushërinjtë e saj "shqiptarë" i flisnin shqip e ajo orientohej vetëm me kokë dhe gjeste, pa kthyer asnjë fjalë për veç disa herëve jo ose po! Kurse motra pak më e vogël e Alessia-s apo Ambra, jo vetëm nuk fliste shqip, por i thoshte kushëririt të vet në Shqipëri: eeej tu, parli in italiano, perche non ti capisco per niente! Kurse gjyshi i tyre i thotë të birit me një zë të ashpër: po si or burrë nuk ju ke msu varzave asnjë fjal shqip! E ke marre mor burrë?! Në fakt, është një mërziti e madhe ky lloj asimilimi! Brezi i dytë i emigrantëve në Itali po i rrit fëmijët vetëm me italishten dhe në mungesë të shqipes dhe padyshim nuk mund të vërtetoj se është e përgjithshme kjo gjë, por shumica kështu veprojnë! Të larguarit me lotari amerikane mbas viteve 2000 dhe të martuar atje apo dhe këtu, por si prindër të dy shqiptarë, fëmijëve nuk ju kanë bërë dot një arsimim shqip dhe ju kanë lënë të drejtën vetëm të anglishtes pa ju mësuar të flasin dhe kuptojnë shqip! Nuk ka më keq kur fëmijëve shqiptare më nënë dhe babë sigurisht shqiptarë - në plazhet tona ju flitet italisht, gjermanisht, frëngjisht, anglisht dhe jo shqip! Tani po citoj gjyshin plak që mbesat nuk i flisnin shqip, por vetëm italisht! Nusja e djalit i thotë: Babë, nuk kemi si tja bajmë, jena në punë dhe këto vështirësi i ka integrimi, Alessia jeton dhe mëson në Itali, sepse ajo tashmë është integruar! E gjyshi ju përgjigj: Mos qoftë ky lloj integrimi nuse, ju e keni krejt gabim, të dy bashkë duhet t’ju kishit fol shqip varzave, t’ju kishit mësu me fol shqip. E keni gabim, ky nuk asht integrim?! E gjithë biseda u bë me zë të lartë dhe për të ardhur keq pse kështu, por me një moral të madh brenda, sa të gjithë pastaj afër njëri tjetrit mes çadrave e bënë temë të plazhit, duke i dhënë plotësisht të drejtë gjyshit! Kjo është një pjesë e tragjedive të mëdha kombëtare tonat! Një brez i tretë emigrantësh po bëjnë fëmijë që tashmë nuk flasin më shqip, nuk interesohen të flasin shqip dhe prindërit nuk ju flasin shqip! Por asimilimi fillon pikërisht nga gjuha shqipe! Kur fëmijët nuk flasin shqip ata realisht humbin vetëdijen se janë origjinarë shqiptarë! Dikush e bën me "zell" këtë gjë, me qejf të madh që fëmijët të mos flasin shqip, por sigurisht mendojnë cekët në fillim për tu penduar shumë më vonë! Sigurisht mungojnë shkollat për fëmijët e shqiptarëve, por ajo që mungon më shumë, është familja që komunikon shqip në Itali, Gjermani, Francë e Greqi dhe kudo në botë, ku ka emigracion shqiptar! Sidomos në rastin kur të dy prindërit janë shqiptarë. E ka fajin shteti shqiptar që duke mos kontrolluar asgjë përfshi territorin dhe zhvillimin kombëtar, nuk do t’ia dijë as për këtë fatkeqësi. Por janë qindra shoqata që nuk duan t’ia dinë! Për më tepër as klerikët apo religjionet nuk preokupohen, bie fjala që fëmijët të flasin mirë italisht, por të flasin sigurisht dhe gjuhën e Kastriotit e mos e harrojnë atë! Por dhe religjionet e tjetra gjithashtu! Në kulturën familjare të viteve të fundit po largohet ndjeshmëria e krijimit të kushteve te fëmijët në emigracion për të folur dhe pse jo për të shkruar shqipen! Edhe kur nuk ka shkolla dhe kushte prindërit duhet ta bëjnë vetë këtë detyrë që nuk është vetëm thjesht patriotizëm, por detyrim kombëtar për të qenë komb i kulturuar dhe europian gjithashtu! Alessia e vogël sigurisht flet mirë italisht, por nuk di shqip dhe kjo është mungesë e madhe e saj dhe pse tashmë ajo është e integruar në Evropë! Po ashtu është, por është një fëmijë shqiptarësh që nuk di shqip! Akoma askujt nuk i ka shkuar në mend se dhe në plazhe, dhe pse kanë ardhur për pushime për fëmijët e tillë mund të ketë shkolla plazhi për gjuhën e përbashkët shqipe?! Ashtu në lojë e sipër dhe për ti shoqërizuar dhe për të folur e shkruar së bashku shqip! Nuk e bëjnë dhe për më tepër nuk bëjnë as gjënë kryesore që së paku në Shqipëri t’iu flasin më shpesh shqip dhe të komunikojnë me to shqip në vendin e tyre dhe jo si disa tipa që flasin italisht për të "shitur mend" se fëmijët flasin - italisht! Po pra kur prindërit ikën në Itali nuk dinin fare italisht dhe sot e kësaj dite e flasin për faqe të zezë gjuhën e Dantes dhe Manzonit! Kjo në fakt nuk është shenjë emancipimi, as shenjë integrimi, por është shenja më e keqe e asimilimit, duke i bërë një turp të madh vendit tënd, tokës tënde dhe kombit tënd! Kjo gjë e barazon shoqërinë tonë me marrëzitë e politikës dhe politikanëve! Ajo ( politika) i bën të ikin nga sytë këmbët nga Shqipëria dhe këta (shqiptarët) nuk ju mësojnë asnjë fjalë fëmijëve të tyre në - shqip! Janë pothuaj njësoj fajtorë! 

Nga Besi Bekteshi