BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Ali Demi, i vetmi Hero i Popullit i Çamërisë

Ali Demi, i vetmi Hero i Popullit i Çamërisë
Nga Hyqmet ZANE  Këto ditë ndërroi jetë Iltize Demi (Rama), motra e “Heroit të Popullit” Ali Demi. Ishte njëra nga motrat e të parit “Hero të Popullit” që është bërë me dekret nga Kuvendi Popullor i kohës, i vetmi Hero i Popullit i Çamërisë, është motra e një çami që ishte trim, i zgjuar, atdhetar dhe luftëtar i kauzës për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, ishte motra e një luftëtari të lirisë që nuk u gjend asnjëherë varri i tij në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Nga burime konfidenciale, Iltizja, Ilja, siç e thërrisnin të njohurit, e ka shprehur pakënaqësinë e saj për mossjelljen e eshtrave të vëllait të saj Ali Demi në varrezat e dëshmorëve të Kombit. Ajo ishte zemër motre që kishte vetëm këtë vëlla dhe nëna e saj Nazua, do të jetë e patretur në varr për një fakt të tillë.
 
Simboli i dëshmorëve dhe heronjve të kombit është ndoshta më i arrituri në historinë e simboleve që na la sistemi i kaluar. Është vërtet një nderim i madh që i bëhet të gjithë atyre që luftuan për atdheun dhe dhanë jetën në çdo kohë. Kam dijeni se pikërisht heronjtë e kombit kanë gjetur prehje pranë përmendores “Nënë Shqipëri” që është simbolikisht përfaqësuesja e nënës, asaj nëne shqiptare që rriti djem e vajza të denjë për të mbrojtur dhe luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për t’i dhënë atdheut prosperitet dhe të ardhmen e brezave dhe ky është sublimiteti i një vepre madhore që çdo brez e nderon sepse heronjtë e kombit janë lavdia jonë.
 
Ndërkohë që i përkas asaj pjesë të krahut të shqiponjës që erdhëm nga Çamëria e përjashtuar nga harta fizike e kombit si pjesë e padrejtësisë historike të Konferencës së Londrës, kontributet e bijve të kësaj treve që dhanë jetën në këto 104 vjet pas Shpalljes së Pavarësisë, nuk kanë merituar atë vëmendje të merituar si të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e popullit. Në forma dhe mënyra të ndryshme, me ose pa dashje, në kohë dhe në hapësirë, luftëtarët e Çamërisë dhe dëshmorët e saj duket sikur kanë mbetur jetimë, të pavlerësuar, a thua se kontributet e tyre nuk i duheshin kombit. Tipik është rasti i Heroit të Popullit Ali Demi, djalit nga Filati i Çamërisë nga fisi i dematëve që, jo vetëm ka nxjerrë personalitete që e nderojnë kombin, por u bë një shembull i sakrifikimit të jetës për hir të Shqipërisë së lirë dhe demokratike. 
 
Jetëshkrimi i këtij Heroi të Popullit është padiskutim i veçantë që të vë në mendim ashtu si edhe momenti i asaj dite të zezë ku ai ra heroikisht në Kaninë. Por fjalën nuk e kam për të bërë replikë me ndonjë historian apo pushtetar, sepse biografinë e jetës së tij ai e shkroi vetë ashtu siç kishte idetë, ashtu bëri edhe veprat. Pas 70 vjetësh ne krenohemi me emrin e Ali Demit. Në çdo 5 maj do të doja që, ashtu si motrat dhe të afërmit e tij që e duan shumë dhe e kujtojnë me nderim, të vendosja një tufë lule në varrin e këtij heroi tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit, por ai dhe varri i tij nuk ndodhen atje. Thonë se ndodhet në Vlorë. Çamëria nuk ka aq shumë heronj të dekretuar zyrtarisht siç ka heroizmat e saj në vite dhe në shekuj, por ai që e ka merituar këtë titull, Ali Demi, varri i tij duhet të jetë një simbol tek Nëna Shqipëri, se edhe ai është bir i kësaj nëne, si dhe dëshmorët e tjerë të Çamërisë që dhanë kontributet e tyre për kombin. 
 
Ndoshta këto rreshta do të shërbenin si trokitje në portën e atij pushtetari që për një moment të vetëm atje përballë nënës Shqipëri, të kërkojë edhe ai të vendosë një tufë lule tek varri i një heroi të popullit nga Çamëria. 
 
Po cili është aktiviteti i Ali Demit?
 
Ali Demi lindi në Filat, në 18 janar të vitit 1918. Në Filat përfundoi edhe shkollën fillore. Në vitin 1927, nëpërmjet një burse studimi vazhdoi studimet në konviktin “Çamëria” të Sarandës, ku kishte filluar të frekuentohej nga fëmijë çamë ndër të cilët edhe Taho e Teme Sejko, Tahir demi dhe shumë e shumë të tjerë që ishin nën kujdesin e veçantë të Musa demi, tashmë “Nderi Kombit”, që të mësonin në gjuhën amëtare. Më pas, ai ndoqi për katër vjet gjimnazin në Gjirokastër, ku organizoi edhe shoqatën “Skënderbeu” dhe “Qepa”. Pas ngjarjeve të kryengritjes antizogiste të Fierit, një vit më vonë, bashkë me shokët e tij Themo Vasi dhe Njazi Demi, Ali Demi organizoi revoltën e nxënësve për kushtet e këqija të jetesës, por Ministria e Arsimit i përjashtoi të tre nga shkolla. Pas kësaj ngjarjeje, u regjistrua në gjimnazin e Tiranës ku njihet me Qemal Stafën dhe Vasil Shanton dhe anëtarësohet në Grupin Komunist të Shkodrës. Me përfundimin e studimeve, u bë punonjës provizor në Post-Telegrafën e Tiranës.
Në fillim të luftës italo-greke, Ali Demi u angazhua në batalionin shqiptar “Tomorri” dhe shkoi në front, por qëllimi i tij ishte organizimi i sabotimit të kësaj lufte. Ai ishte një nga organizatorët e manifestimit të madh antifashist në Tiranë. Më 7 prill të vitit 1942 bie në sy të spiunëve të kuesturës, të cilët e arrestuan dhe torturuan. U dënua me 23 vjet burg. Në shtator të vitit 1942 u organizua demonstrata e madhe e grave dhe e popullit të Tiranës para burgut, ku u vra edhe Mine Peza. Atje ai organizoi hapjen e kanalit nga të burgosurit politik dhe më 29 prill të vitit 1943, në tentativën e dytë për arratisje Ali Demi ia arriti qëllimit. 
 
Më tej, për të filloi një jetë e re si komisar i batalionit “Çermenika” ku mori pjesë në disa aksione. Pas një udhëtimi të gjatë në malet e Çermenikës, në vitin 1943, Ali Demi arriti në Vlorë në kohën e vështirë të luftës, ku u caktua sekretar organizativ dhe më pas sekretar politik i Komitetit të Partisë së Qarkut të Vlorës, një nga qarqet më të mëdha të luftës së frontit nacional-çlirimtar. Në 19 dhjetor të vitit 1943, në një bazë të Kaninës së Vlorës, u rrethua nga gjermanët dhe u qëllua për vdekje. Ali Demi vdiq në vitin 1943, në moshën 25-vjeçare.
 
Në 5 korrik të vitit 1945 u shpall “Hero Kombëtar” nga Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar, me motivacionin “Udhëheqës dhe punëtor i palodhur, shembull heroizmi dhe obligacioni të pashoq gjatë luftës nacional-çlirimtare. Ishte dhe mbetet një nga figurat më të shquara të brezave të sotëm dhe të së ardhmes së popullit shqiptar”. Më tej, u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me dekoratat: “Urdhëri i Flamurit”, “Medalja e çlirimit”, “Medalja e Trimërisë”, “Medalja e Kujtimit”. Emrin e Ali Demit e mbajnë shkolla të ndryshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë dhe në Vlorë, si edhe në institucione të ndryshme kombëtare. Në përkujtimin e veprës së tij janë ngritur disa buste. 
 
Epilog
 
E drejta e heronjve që ndodhen sot pranë varrezave të dëshmorëve të kombit në Tiranë nuk është përcaktuar nga vetë heronjtë, por nga një komision për këtë rast. Lind pyetja se si është e mundur dhe kush nuk e ka dëshiruar Ali Demin si Hero të Populltit që eshtrat e tij të prehen pranë Nënës Shqipëri? Këtë pyetja do ta kenë bërë ndoshta edhe motrat dhe të gjithë ata që e duan këtë figurë të luftës antifashiste. Ndërsa përgjigjen do të ishte mirë që ta jepnin ata që mendojnë se janë drejtësia vetë ose ata që kanë merita më shumë për këtë vend (!?!), nëse mendojnë realisht se edhe bijtë e Çamërisë janë pjesë e kombit që dhanë jetë për lirinë dhe vatanin. Mos qoftë e thënë që të jetë ndonjë dorë greke në këtë të vërtetë.
Ndoshta pengu i motrës Ildize do të shqetësojë dhe do të vërë në lëvizje ato institucione të shtetit, por edhe përfaqësimin politik të çamëve PDIU për të qetësuar shpirtin e një motre dhe vlerësuar maksimalisht kontributin e një Heroi.