BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x
BREAKING NEWS

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut: Rama nuk do të ishte i qetë nëse...

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe
x

Opinion / Editorial

Ali Progri, simbol i Politeknikumit “Harry Fultz” në 100 vite

Ali Progri, simbol i Politeknikumit “Harry Fultz” në 100 vite

Sot në 26 Maj organizohet në Institutin Harry Fultz ceremonia e vitit jubilar të 100 vjetorit të krijimit të kësaj shkolle elitare, e cila, në harkun kohor të këtyre 100 viteve ka ndërruar tre herë emrin...lindi si Shkolla Teknike Tiranë, vijoi pas 1946-ës si Politeknikumi '7 Nëntori' dhe që nga viti 1991 e aktualisht si Instituti Harry Fultz.

Është një koeçidencë e bukur, në një farë mënyre edhe domethënëse, përkimi i tre emrave të shkollës me tre korifenjtë e saj, Harry Fultz, Gjergj Canco dhe qershia mbi tortë, Ali Progri. E veçoj Ali Progrin në fjalinë e mësipërme ngaqë Ky do të jetë personazhi i këtij shkrimi në prag të 26 majit, ditës së ceremonisë të 100 vjetorit të këtij gjigandi të arsimit profesional shqiptar.

Emrin e Ali Progrit e dëgjova për herë të parë në Qershor të '72-shit. Ishin ditët e fundit të 8-vjeçares dhe secili prej nesh duhej të vendoste çdo bënte më tej, do vijonte të mesmen në gjimnaz apo në ndonjë shkollë profesionale. Unë nuk zgjodha vet, vendosa t'ia jepja këtë "përgjegjësi" mësuesit tim të matematikës, emërmadhit dhe të mirënjohurit në Q.Stalin e më gjerë, Bashkim Mullait.

- Për Radio Televizor, shko, në Politeknikumin "7 Nëntori", te Ali Progri - m'u përgjigj Bashkimi.

- Ali Progri?

- Po, Ali Progri është drejtor atje dhe është aq i madh saç është edhe vet Politeknikumi - më tha Bashkimi në përgjigje të habisë sime për njehsimin e gjithë atij Politeknikumi me një njeri të veçantë.

Si për të vërtetuar përcaktimin e Bashkim Mullait për Ali Progrin, rasti e solli që unë ta shihja me sytë e mi madhështinë e Tij sapo futa këmbët në Politeknikum, në momentin e regjistrimit në sekretari.

"- Nuk jeni në këtë shkollë" - më tha sekretarja pasi i thashë si quhesha.

- A është Politeknikumi ky ? Po ky dokument, a është nga seksioni i Arsimit ? i thashë jo pa shqetësim sekretares duke i tundur para syve dokumentin në fjalë.

- Po, ky është Politeknikumi, por ti nuk je në listën e nxënësve që do studiojnë në këtë shkollë - më tha sekretarja dhe vijoi me nxënësin tjetër në radhë pas meje.

Dola nga sekretaria i shqetësuar. Ato dhjetë sekonda që m'u deshën për të trokitur në zyrën e drejtorit, ngjitur ma atë të sekretares, mendja më shkoi te babai i shokut tim, funksionar i lartë në Berat :

"- Të ketë ndërhyrë edhe këtu, Ai ? Bën vaki që, siç tha sekretarja të thotë edhe drejtori ? Dhe e gjitha të ketë qenë një ëndërr e bukur ?"

Trokita në zyrën e drejtorit dhe hyra brenda saj pasi dëgjova një "Hyr!" të ëmbël, engjëllore. Ose së paku kështu m'u duk mua kur pash ulur në tavolinë burrin më simpatik, njeriun që rrezatonte urtësi, mirësi, fisnikëri. Ishte Ali Progri, burri i madh që kishte lënë firmën e tij kudo ku kishte shkuar e shkelur.

"- Eja, si e ke punën, i shqetësuar më dukesh - më tha aq ëmbël e me buzën në gaz i miri Ali, saqë mendimet e këqija të para pak çasteve u zhdukën nga koka ime.

Pasi i tregova situatën me sekretaren dhe i tregova dokumentin e Seksionit të Arsimit, Aliu shtyp një buton sinjalizues për sekretaren dhe më drejtohet mua :

- Ti je nxënës i kësaj shkolle, sekretarja është keqkuptuar. Ty të mbetet vetëm të mësosh shumë e ta harrosh këtë shqetësim të pa merituar.

Ndërkohë hyri në zyrë sekretarja që, kur më pa edhe mua aty, kuptoi gjithçka e një i kuq i lehtë i përshkoi fytyrën.

- Merre këtë dokument dhe regjistroje këtë djalë - i tha sekretares i miri Ali, duke i treguar me sy  dokumentin e seksionit të arsimit Berat.

E falënderova të mirin Ali dhe dola edhe unë pas sekretares, e cila tashmë ishte një tjetër njeri, shëmbëlltyrë e nëpunësit korrekt e dashamir. Ndërkohë që, e thashë me vete apo edhe nxora zë nuk e ndaj dot, por togfjalëshi ishte :

"Paske pasur të drejtë , mësues Bashkimi...Ali Progri qenka një mal i lartë."

Aliu e kishte vitin e pestë si drejtor në Politeknikum në atë shtator të 72-shit kur unë pata kontaktin e parë me Të, por emrin e madh që gëzonte mes stafit pedagogjiko-administrativ, por edhe mes mijëra nxënësve gjatë këtyre viteve, Ai nuk e krijoi aty, Ai erdhi i madh, erdhi me histori nga pas.

Dhe historia e Ali Progrit fillon me genin e tij, në ADN-në e të cilit ishin skalitur patriotizmi dhe dashuria për atdheun, burrëria dhe karakteri i fortë, mirësia dhe fisnikëria. Aliu luftoi për çlirim dhe shkëlqeu pas tij, ndërkohë që i vëllai i tij, Demiri, nuk e ndoqi dot pas...mbeti në kohë për të mos u harruar kurrë, gjaku i tij vaditi lirinë e kësaj toke. Profesor Aliu, studenti ekselent i Universitetit Politeknik të Kievit, me kthimin në atdhe në përfundim të studimeve në vitin 1953, spikat për dije e profesionalizëm të lartë dhe bëhet njëri prej themeluesve të Universitetit të Tiranës, për disa kohë edhe zv/dekan i Fakultetit të Inxhinierisë. Por nuk përfundon këtu, duke parë vlerat dhe arritjet e tij, Ali Progri emërohet drejtor i Arsimit të Mesëm  Profesional në Këshillin e Ministrave dhe më pas K/Inxhinier i Uzinës Traktori, për të përfunduar në Shtator 1967 si drejtor në Politeknikumin "7 Nëntori".

Kjo është shkurtimisht "pasaporta" identifikuese e Ali Progrit ose historia që i vinte nga pas. Ishte kjo pasaportë a histori që e bënte Ali Progrin Autoritet të padiskutueshëm, Institucion vlerash e virtytesh, pikë referimi për të përkryerën.

Gjithë sa them më sipër nuk i mësova ditën e parë të shkollës kur Aliu m'u shfaq si një engjëll i dërguar nga perëndia për të vënë drejtësinë në vend, por avash avash e nga dita në ditë po, mësova vet, aksiomatikisht e intuitivisht se i madhi Ali Progri ishte vet mesia në atë miniqytet me rreth 3.000 banorë në moshën më të bukur. Sigurisht që në ato vite nuk dija e nuk mësova genin e Aliut, nuk dija nga ç'familje vinte dhe ç'histori kishte, por ama, tani që i kam mësuar nuk habitem...një fisnik si Ali Progri sigurisht që do të lindte nga një familje fisnikësh.

Për Aliun profesionist, profesor e drejtues, "votojnë" mijëra e mijëra për t'i dhënë çmimin 'Dituria', ndërsa për Aliun 'Njeri me zemër të madhe' venë duart në zjarr ata që halli i ka çuar te Ai e te të cilët bëj pjesë edhe unë. Nuk mjafton "boja" e kompjuterit për të përshkruar besnikërisht të madhin Ali, sado të shkruash për Të përsëri shumë do mbeten pa u thënë, ndaj edhe unë po e mbyll këtë dedikim zemre e shpirti me diçka të fundit :

E drejta e studimit në Politeknikum m'u dha me gjysëm bursë, 820 lekë në muaj. Semestrin e parë bëra si bëra, në të dytin isha gati ta lija shkollën. Ishte drejtor Aliu, ai që mundësoi vijimin e shkollës pa pare nga ana ime duke më akorduar bursë të plotë. Mendoja se isha i vetmi fatlum që përfitoi nga shpirtmadhësia e të madhit Ali, por jo...vetëm pak ditë më parë një tjetër ish politeknikumas i ngrinte "lapidar" të madhit Ali,  njeriut që i mundësoi përfundimin e shkollës e që pa të cilin nuk do të ndodhte kurrë.

Ali Progri u njëjësua me Politeknikumin, Puna e madhe që bëri Ai në Drejtimin e Shkollës i dha Politeknikumit Medaljen me të Lartë, atë të Shkollës Heroine e Punës Socialiste.

Ai dhe Politeknikumi ishin rritur aq shumë saqë ziliqarëve po u vriteshin sytë nga madhështia e tyre, ndaj edhe vendosën ta ndanin shkollën përgjysmë, në Shkollën Mekanike dhe Elektronike + Elektrike, gjë që Aliut i dhembi shumë dhe kërkoi të largohej nga Politeknikumi.

Gjysmën e dytë të viteve '80 e deri në '91-shin Aliu kontribuoi si Profesor në Universitet, ku edhe doli në pension.

Ali Progri mbante titullin " Mësues i Merituar".

Më 10 Prill të 2017-ës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordon Dekoratën e Lartë 'Nderi i Kombit' Prof.Ali Progrit me këtë motivacion :

"Një prej figurave më të shquara të kombit shqiptar, emblemë e arsimit dhe shkencës, mendimtar i vyer dhe veprimtar i shquar, vizionar dhe inovator, pionier i emancipimit të arsimit dhe përparimit shoqëror, kontribuues i vyer në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe ekonomisë së vendit tonë."

Prof. Ali PROGRI u nda nga jeta në 24 Mars 2009, në moshën 80 vjeçare për të mos vdekur kurrë.