BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Opinion / Editorial

Alibia me “vjedhjen” që lejon paaftësinë të drejtojë partinë!

Alibia me “vjedhjen” që lejon paaftësinë të

Mund të ndalosh një njeri të vjedhë, por jo të jetë një vjedhës! (Arthur Schnitzler)

Isha i bindur se Lulzim Basha dhe zotëruesit e majës së partisë tashmë humbëse katër herë, do të jepnin shfaqen e radhës me marrëzitë e tyre fajtore dhe të një mediokriteti të turpshëm politik. Isha i bindur se Basha, nuk do as PD-në dhe as demokracinë, por vetëm elitokracinë mbajtëse të lidershipit të sëmurë e plot me vese që ka sot PD. Isha i bindur se ai do të përdorte –alibi - për vjedhje nga miku i tij që nga 17 maji, të zgjedhjeve që sapo kaluan. Isha i bindur që në PD, ka që do ta kundërshtojnë, por që ka shumë më tepër që do t’i shkojnë deri në fund marrëzisë së tyre politike dhe filozofike, me mos bërjen një herë të vetme analizë të sinqertë dhe mbajtur një herë të vetme, përgjegjësi për gabimet që bëjnë. Isha i bindur se Basha do të thoshte – në PD ka vend për të gjithë (sot, sepse nesër nuk do të ketë) dhe mundësisht do t’iu thoshte këtë batutë që i ka dalë boja nga pavërtetësia pikërisht atyre që janë shumë përpara tij me moshë dhe me veprime apo me rekorde në PD. Isha i bindur se do të thoshte se: po menduat se zgjedhjet ishin normal dhe nuk u vodhën unë largohem menjëherë. Isha i bindur se do të përcaktojnë një datë mundësisht të shenjtë (13 qershori kush e di pelegrinazhin në kishë të Laçit dhe shenjtin Shna Ndue) zgjedhje kryetari në qershor, që mos të ketë kohë për asnjë reflektim të vërtetë, as analizë dhe isha i bindur që do të ndërtojnë një komision mbushur plot me individë që tashmë Bashën kanë shpëtimin e tyre për mos t’u bërë fajtorë bashkë me të. Jam i bindur se Basha do të vazhdojë kryetar i PD-së deri sa – Rama të mos “vjedhë” më zgjedhje. E gjitha kjo, kur ai me dhjetra herë është betuar se: askush nuk do të mund të vjedhë dot zgjedhjet. Që është angazhuar t’i mbrojë ato nga “bandat e Ramës”. Që është betuar se vota e demokratëve nuk do të preket në 25 prill dhe në asnjë kohë. Mirëpo Arthur Schnitzler thotë: Mund të ndalosh një njeri të vjedhë, por jo, të jetë një vjedhës. E pikërisht këtu fillon ajo që unë i them – alibia e Bashës me vjedhjet e zgjedhjeve nga Rama, që pikërisht Basha, të vazhdojë të jetë kryetar i PD. Basha dhe pse është betuar, nuk e ka ndaluar dot (po e besoj për një moment se kanë vjedhur zgjedhjet që Basha në fakt ka humbur) Ramën që të ndryshojë me veprimet e tij rezultatin e zgjedhjeve. Jo, nuk e ka ndaluar dot, sepse në fund të fundit, është Basha që i ka dhuruar mikut të tij në pushtet të gjitha – pushtetet. Po po me vendime të partisë që drejton. E kur nuk e ndalon dot të vjedhë zgjedhjet si mundet të ndalojë të jetë vjedhës? Si mund t’iu argumentosh gjithmonë atyre agallarëve dhe mediokritetit politik në PD që kanë katër herë që humbin zgjedhjet me PS, pikërisht Ramën dhe Rilindjen se: Rama fiton se vjedh dhe manipulon zgjedhjet. Sa herë duhet t’i grabisë Rama zgjedhjet që ai grup që drejton PD-në të largohet nga drejtimi. Pra jo vetëm Basha. Sepse përndryshe është (kështu del kur kalon koha) marrëveshje që Rama të vjedhë dhe Basha e grupi i tij të rrinë mbi PD-në, sepse “nuk kanë humbur, iu është vjedhur vota”. Deri kur do të kenë një argument të tillë kjo dorë e “transformëve” në PD? Si “vidhka” çdo herë zgjedhjet Rama dhe vazhdon pushtetin e tij, e kryetari PD që i vidhen zgjedhjet, mbasi betohet se nuk do të lejojë vjedhjen – vazhdon lidershipin e tij? Pa marrë asnjëherë përgjegjësi, pa guxuar njëherë të vetme të shikojë realitetin dhe të thotë njëherë të vetme – kam këtë gabim dhe unë. Asnjë gabim, asnjë faj, vetëm Rama është hajdut dhe grabitës zgjedhjesh. Asnjë analizë nëse i kishte demokratët bashkë, nëse e besonin si lidership të sigurtë dhe të fortë, nëse ishin bashkë nga jugu në veri si punë të përbashkët. Si nuk tha njëherë të vetme nëse ishte realisht ai (Basha) alternativa e sigurtë e shqiptarëve dhe e paprovuar deri atëherë. Jo më falni, këtë të fundit nuk e thotë dot, sepse pastaj do t’i dalin “deti Greqisë, 21 Janari dhe Rruga e Kombit”. Sepse pastaj do t’i dalin se ai vetë vjedh dhe manipulon zgjedhjet në parti. Sigurisht që zgjedhjet në Shqipëri asnjëherë nuk do të jenë daneze, biles as kosovare. Sepse nuk është problemi vetëm se ka që i vjedhin, por sepse ka sidomos nga ata që kanë “alibi” vjedhjen e zgjedhjeve, për të mos pasur Parti Demokratike nën sundim si Basha dhe dikur mjeshtri i tij Berisha. Po ndërsa ky i fundit (Berisha) kishte parti folklorike dhe abuzuese në këtë mënyrë, e cila humbi në 2013-n përballë Rilindjes, akoma të pazbuluar për veset e saj, Basha është njeriu më i pamerituar, më mediokër dhe më cinik deri në grotesk, që tashmë është rrethuar nga shumë si vetja. Njerëzit që po e kundërshtojnë Bashën dhe po i thonë të lirojë rrugën, për një parti ndryshe, nuk duhet të largohen si Patozi, Topalli dhe të tjerët dikur, sepse do të humbin. Ata duhet të durojnë qoftë dhe në humbje përballë të tillë mediokriteti në aleancë me kundërshtarin përballë, i cili “gati gati do që të vjedhë zgjedhjet” që Basha të qëndrojë majë PD-së. Po po, deri këtu shkon grotesku i një inteze idiote si teatër absurd që Rama “grabit” jo për të qënë në pushtet ai, por që të qëndrojë në majë të PD-së i llastuari i tij Basha. Po po me një gur dy zogj. Ata që nuk janë dakord në PD duhet të jenë aty dhe të rrezikojnë përjashtimin dhe daljen në periferi, por mos të abandonojnë PD-në, e cila sot është në funksion të intezës groteske dhe pa moral që thotë: Sa të vjedhë Rama zgjedhjet aq do të qëndrojnë dhe Basha mbi PD. Kjo është “alibia” dhe këtu përfundon e gjithë strategjia e famshme mes të dy kryetarëve të partive në Shqipëri ose PS dhe PD. Basha në paburrninë e tij ndryshon shumë nga doktor Berisha. Ai nuk ka forcë morale të pranojë fajin e tij. Nuk ka asnjë fuqi ndërgjegjeje të pranojë se nuk është lider i zot, lider bujar dhe i drejtë. Basha është realisht mediokriteti më i shëmtuar që shitet për europianizëm, por që në fakt është “bolshevizëm modern” që jeton si shushunjë në mishin e demokracisë. Bashës i bëjnë thirrje kot, sepse e para nuk do dhe e dyta, nuk e lejojnë të largohet nga ai vend që e ka marrë pa merita. Nuk e lejojnë as dy apo tre pronarë të PD-së dhe tre apo katër financierë të saj si “plutokratët” që sundojnë mbi këtë parti. Prandaj Rama është i qetë. Jo kaq shumë nga aftësia e tij, por nga fati i madh që ka pasur në krye të opozitës, pandershmërinë dhe paaftësinë politike me emrin Lulzim Basha.