BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet litri i naftës, benzinës dhe gazit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet
x
BREAKING NEWS

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të ardhshëm, reagon Dash Shehi: Të gjitha mbeten manovra politike

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja me sa vite burg (Emrat)

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja
x
BREAKING NEWS

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para
x

Opinion / Editorial

“Allasënllëk”, mos na bën ndonjë “të pabërë”, sepse mendja bën hatanë...

“Allasënllëk”, mos na bën ndonjë “të

....Kështu shpreheshin disa gra të moshuara në shkurtin e vitit 2018, kur Presidenti pushonte në shtëpinë e pushimit Pogradec, kur deklaronte: “Në qoftë se midis partive, nuk do të gjendet gjuha e përbashkët dhe konsensusi mes tyre, por do të vazhdojnë grindjet dhe përçarjet, unë do të sakrifikoj jetën time si Salvador Alende në Kili!“ Dhe kishin të drejtë të shqetësoheshin jo vetëm ato, por edhe shumë të tjerë dhe në mënyrë të veçantë, stafi i Presidencës!” Këta të fundit, menjëherë morën masa të rrepta të cilat synonin ruajtjen e tij, dyfishuan shoqëruesit, dhe bodigardët, shtuan makinat e patrullimit të cilat paralajmëronin në kohë rrezikun, larguan disa me trup të shkurtër dhe i zëvendësuan me trupa të gjata që Presidentin ta vëzhgonin e ta ruanin, jo vetëm nga toka e nga deti, por edhe nga ajri. U morën edhe shumë masa të tjera, por këto ishin ndër më kryesoret. Këtë shtim të personelit për ruajtjen e tij, e justifikuan gjoja me shtimin e këshilltarëve sa më të aftë që ai në çdo kohë e në çdo rast, të merrte vendime të shpejta të drejta e të sakta! Mund të themi që tani, mbas afro katër vitesh qysh nga ajo ditë, këshilltarët e tij, e kanë “justifikuar” detyrën e tyre dhe gjithçka duket siç shprehet Presidenti: “Në dritën e diellit”, për rezultatet e të cilës, do të flas më poshtë.  Më parë, dua të theksoj faktin që pikërisht Korça ishte qyteti kur diktatori deklaroi “Sikur të isha 20 vjeç do të jetoja e do të punoja në fshat!” E dinte ai që nuk mund të bëhej 20 vjeç prandaj edhe e deklaroi. Është po Korça që Presidenti, i cili mbasi bëri aktivitetin për shpërndarjen e disa dekoratave që i kishin mbetur “stoqe” sepse të gjitha punët i ka vënë “në vijë” dhe i kanë mbetur si të “tepërta” që tani i jep me shumicë, deklaroi”: “Do të vazhdoj të jem President, deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm dhe shumë forca të tjera. Jini të duruar, unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha!” Paska pasur të drejtë për shtimin e makinave e gjoja të këshilltarëve të tij, për të mos bërë ndonjë të “pabërë”! Marrim vesh tani dhe e dëgjojmë nga goja tij, që jo vetëm nuk do të “vetëflijohet”, por as që ka ndërmend të largohet nga Presidenca deri kur t’i vijë “mandata”! Dhe më tej, atë ç’ka tha, para disa ditëve më parë. “Këtu do të më keni edhe për 30, 40 apo 50 vjet të tjera”. Bile, shkoi edhe më tej, “Në qoftë se unë jetoj sa gjyshi im, 112 vjet, po kaq kohë këtu do të më keni”! Hë, po tani çfarë do të thoni për atë që thoshte “do të vetëflijohem”! Shkojmë më tej. “Për popullin tim e për Kushtetutën, unë do të punoj sikur të jem në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare!” Të çudit fakti që ai, paska mbajtur edhe shumë rezerva, por po pret 2 marsin, të japi tërë potencialin e tij të madh që deri sot, ka ndenjur i fshehur në një vend të “ngushtë”! Askush nuk ka dëgjuar e nuk ka parë deri më sot një “Atdhetar” të tillë! Iku koha kur ai prezantohej si “Atdhetar” vetëm duke u mbështjellë me një flamur kuq e zi”, tani duhen vepra! Edhe populli, edhe Presidenti, mezi po presin njëri-tjetrin që, populli të dali në “selamet” dhe Presidenti të hyjë në histori, që më në fund, mbas shumë kohësh, mbas afro pesëqind e tetëdhjetë vitesh kur Skënderbeu mblodhi Kuvendin e Lezhës për të bashkuar popullin e përçarë e të bërë “fërka-fërka” nga grindjet, hasmëritë, partitë, agjenturat e jashtme, e “mynafikët” që organizojnë “komplote” kundër “zotëve” të tyre, qysh nga Lekë Zaharia në vitin 1444, e deri tek Mëhill Fufi, në këto vitet e fundit! Të vijmë tani atje ku e lamë më lart. Ajo ç’ka tha Presidenti, u bë “realitet”! Bashkëpunimi midis partive të opozitës dhe mazhorancës, është forcuar si asnjëherë tjetër dhe “duhen” aq shumë sa që siç thotë populli, “pështyjnë” në gojën e njëri tjetrit! Jo vetëm midis partive të spektrave të ndryshme, por sidomos “dashuria” e anëtarëve të të njëjtës parti, si ajo e Bashës, është në kulmin e saj, si të një çifti të rinjsh të sapofejuar! Kjo “dashuri” midis partive që bie në sy kudo, është forcuar” si asnjëherë tjetër në mënyrë të veçantë qysh kur në skenë ka dalë Presidenti i sotëm. Siç duket ky paska qenë qëllimi i tij kur bëri atë deklaratën që do të “ vetëflijohet”, që me të vërtetë u trembën disa gra të moshuara, por ama, kjo, nuk është hiçgjë përpara atij uniteti të madh që ekziston midis radhëve të partive, si atyre opozitare, ashtu edhe atyre të mazhorancës e më tej akoma në radhët e popullit! Ky qëllim final i Presidentit si “Simbol i Unitetit të popullit” është realizuar me sukses dhe të tjerat janë “garnitura’ të papërfillshme. Këtë qëllim ka pasur Presidenti, edhe kur ishte Kryetar Partie, që ka shkuar herë në njërën parti e herë në tjetrën, domethënë atë të forcimit të uniteti në mënyrë që, hatri të mos i mbetej askujt, duke punuar për të gjithë me të njëjtin përkushtim. Por, ç’ndodhi mbas një viti, nga shkurti i vitit 2018, në shkurtin e vitit 2019? Një nga një opozitarët me krye demokratët dhe deputetët e partisë të Presidentit e ca Parti “bishtra” të tjera, një nga një i dogjën mandatet apo i grisën me të njëjtin “seriozitet” siç i grisi Basha fletët e votimit! Po pse i pakët është ky “akt trimërie”? Këtë e tha qartë Presidenti në bisedë me Fevziun: “Unë, nuk isha dakord, dhe i thashë, ore ai ‘I marri’ (që nuk është e qartë kush më shumë është i marrë), nuk do t’ia dijë fare për këto, sepse ai atë kërkon, por juve, mos u dorëzoni”. Me të drejtë Presidenti, Parlamentin e tre viteve të fundit e quajti “parlamenti i deleve’ me një opozitë fallco dhe ai “I Gjati”, bënte çfarë të donte me këtë Parlament, duke i tërhequr për hunde! Vazhdojmë më tej. Uniteti, siç e thamë, u forcua si asnjëherë tjetër dhe kjo bëri që Presidenti të kthejë mendjen dhe jo vetëm të mos flijohet si Salvadore Alende, por të rinohet edhe tridhjetë e pesë vite më shumë e të shkojë në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare që kur të futet midis radhëve të popullit, e të bëhet njësh me ata për të marrë fuqi si “Anteu” e të bëhen çelik! Tek e pyet Fevziu, se çfarë do të bëni në rast se Gjykata Kushtetuese, merr vendimin për shkarkimin tuaj? Presidenti ui përgjigjet: Ka zero shanse që të shkarkohet Presidenti, sepse unë, mbi të gjitha, kam popullin dhe Kushtetutën dhe përpara këtyre “Zotëve” asgjë nuk vë përpara! “Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosi Gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin e Republikës për një intervistë te Çim Peka… Zgjedhjet e 25 prillit, ishin një “Komplot”! Sa më shumë të gërmoni Tare, aq më shumë “xhevahire do të nxirrni! E kam thënë edhe më parë që Gjykata Kushtetuese, nuk do të marri vendim për shkarkimin e Presidentit sepse edhe Gjykata Kushtetuese, si edhe gjykatat e tjera, janë pjesë e pazareve që bëhen mbasi politika, ka kapur “për veshi” edhe sistemin e drejtësisë dhe drejtësia sot, është më keq se përpara vetingut! Ose Gjykata Kushtetuese, mund të marri një vendim që ta shkarkojë, por ky vendim, nuk do të merret, më parë se 23 korriku, një ditë më parë se Presidentit t i mbarojë mandati. Në këtë rast, edhe Gjykata është në rregull sepse “tregon që mbi gjithçka ka zbatimin e ligjit dhe nuk pyet as për Presidentin dhe nga ana tjetër, edhe Presidentit, “i shkel syrin” duke i thënë. “E patë? Mirë e bëmë! Kështu edhe mishi piqet, por edhe helli nuk digjet!” Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese, nuk e prish as me mazhorancën, as me Presidentin, sepse ky, nesër mund të iki si President, por ama ka popullin me vete që mezi e pret Presidentin sepse populli, është mbi të gjitha!

Jepte e merrte Presidenti dhe u shmangej pyetjeve për një bashkëpunim të ngushtë me Berishën në zgjedhjet e ardhshme për të përgatitur terrenin për në të ardhmen dhe ta heqin qafe atë Bashën, mbasi shumë i ka acaruar me atë të famshmin “Trekëndëshi i Bermudës” i cili çdo gjë i lidh me matematikën dhe trigonometrinë ku ka shkëlqyer kur ishte nxënës në shkollën e natës në Hollandë. “Me Doktorin thotë nuk kam asnjë komunikim, bile edhe kur e kam ftuar për një kafe dhe qesh me të madhe aq sa nuk përmbahej. Ishin shumë bindëse të qeshurat e tij dhe gjimnastika e duarve, jo si të një tetëmbëdhjetë vjeçar, por ishte në gjendje të ngrinte një shtangë edhe disa kuintalë! Me Doktorin, i lidhin shumë gjëra, por mbi të gjitha, si një emërues të përbashkët, kanë armatosjen e popullit. Doktori bën thirrje “për armatosjen popullin me të gjitha llojet e armëve për të mbrojtur pronën e tyre nga shteti i narko-trafikantëve”, kurse Presidenti bën thirrje për t’u armatosur qytetarët me armët “demode” mjafton që të ruajnë votat në kutitë e votimit nga grabitqarët! Këtu, nuk është e keqja që votat janë vjedhur e do të vidhen, por edhe sikur Zoti vetë të jetë në çdo qendër votimi e ato të zhvillohen në mënyrë ideale, përsëri humbësi nuk e pranon rezultatin dhe përleshjet do të vazhdojnë për muaj e vite! I vetmi ndryshim midis tyre, janë llojet e armëve që zgjedhin. Njëri zgjedh armët e zjarrit të të gjitha kalibrave, kurse tjetri zgjedh armët primitive si çomaga, sfurqe, kosore, sëpata, etj., etj.

Lum ti o popull me këta politikanë që iu janë qepur si “gërrthëla” e nuk ju shqiten. Gjithçka bëjnë e të tëra i thonë, por ajo ç’ka ata nuk e dinë, apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë, është zhgënjimi total i të gjithë qytetarëve nga këta politikanë e kjo politikë, bashkë me Ramën. Mungesa absolute e besimit tek të gjithë politikanët. Rama, për hesap të tij, mendon: “Ka edhe më keq nga unë, por të paktën unë jam me një ‘sy’ midis ‘qorrave’, dhe dua të bëj gjëra të mira, por ja që nuk më lënë rehat këta të ‘paudhë’, siç i shihni! Të gjithë këta politikanë së bashku, shkojnë drejt një qëllimi të vetëm, të zhvatin sa më shumë, të përçajnë e ta katandisin këtë popull e këta qytetarë si në kohët e pushtimit osman...