BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ambasadorët, i pëlqejmë si guvernatorë e kur mërzitemi i akuzojmë si qeveritarë!

Ambasadorët, i pëlqejmë si guvernatorë e kur mërzitemi

Ne jemi përveç se tragjikomedi qeverisëse dhe grotesk mediatik, si pasojë e një shoqërie që akoma nuk ka mbushur moshën e adoleshencës në urbanitet. Kemi tridhjetë vjet që nuk kërcënohemi nga askush nga jashtë. Nuk na kërcënon dot askush kaq kollaj nga jashtë. Nuk na janë dashur as bunkerët e Enverit dhe as armatimet e trashëguara nga ai që i shkatërruan paturpësisht në ‘97-ën. Ne hymë në luftë në atë vit me njëri-tjetrin dhe kemi tre dekada që luftën e vërtetë e kemi shqiptar me shqiptar. Për më tepër, se nuk ndërtojmë dot shtet ligjor dhe nuk bëjmë një herë të vetme zgjedhje normale dhe të pranuara nga vetja jonë. Të vetmet zgjedhje të pranuara normalisht ishin ato të PPSH-së (PSSH) në vitin 1992. Po pra mbasi ja dhamë votat në vitin 1991 pikërisht asaj me shumicë. Kur ne futemi në hall me njëri-tjetrin si në 97-ën, për Kushtetutën, për ligjet për integrimin për shumë e shumë marrëzi tonat, zgjidhjet dhe ndihmën e kërkojmë te vendet mike që sigurisht kanë ambasadorët tyre në vendin tonë. Të pazotët të ndërtojmë sëbashku (shqiptar me shqiptar) shtetin ligjor, i pranojmë ato në jetën tonë politike dhe shoqërore si administratorë. Po pra ambasadorët e USA, UE, Gjermani, Itali, Britani, Francë etj. etj, janë si guvernatorë tanë dhe sillen pothuaj si me modelin e konsujve të dikurshëm në kohën e shtetformimit tonë 1912-1920. Ne amerikanët dhe europianët me përfaqësuesit e tyre në Shqipëri, i kemi sisteme referimi që ndajnë grindjen dhe mos marrëveshjen (shqiptar me shqiptar) tonë tragjike dhe komike, apo dhe groteske. E sigurisht nuk është kaq shumë faji i tyre. Po pra që shfaqen fuqiplotë dhe urdhërues. Që kanë peshë shumë më të madhe në shoqërinë dhe shtetin tonë se sa një diplomat i rangut që i takon të jetë. Te ne, ato janë pjesë integrale e vendimmarrjes dhe marrëveshjeve. Biles dhe në selitë e tyre dhe kështu ka qenë dhe dikur në fillim shtetformimin tonë. Tashmë dhe mediatikisht ambasadorët përbëjnë një treshe mes qeverisë dhe opozitës. Ne në Shqipëri kemi ambasadorët si kolonë "para ligjore" të cilët qëndrojnë mes folklorizmit pozitë opozitë dhe në kontroll të institucioneve. Akoma më shumë kur jemi në NATO dhe aspirojmë për BE. Janë sponsorizuesit tanë dhe korrektuesit e vazhdueshëm të trajektoreve tona politike në kohë tranzicioni për klikat (elitokraci fajtore) folklorike që kemi mbi krye prej tre dekadash. Po të mos ishin ata, ne do të vriteshim për fat të keq me njëri-tjetrin politikisht. Sepse, as lëshojmë pushtet dhe as ndryshojmë apo alternojmë në bazë të zgjedhjeve të ndershme pikërisht pushtet. Mirëpo kohët e fundit kjo shoqëri, por sidomos klasa politike edhe i "la për priftërinj dhe ju rruan mjekrën" kur nuk është shumë dakord me ta. Kryevepra e fundit me ambasadorët është opinioni i Fevziut me ambasadoren Kim. Po shkëpus fraza të bisedës së saj të botuara në gazetën SOT.

Blendi Fevziu: Peshqit e mëdhenj, s’ka shkuar asnjë në gjykatë? Madje ata që ishin brenda po dalin? Po kjo është pyetje fantastike e gazetarit më të pasur dhe rëndësishëm në Shqipëri. Meqë "peshqit e mëdhenj" e ka përmendur një ish-ambasador amerikan, Fevziu i kërkon pothuaj llogari ambasadores së re Kim "se pse nuk kanë shkuar në gjykatë dhe biles ata që kanë qenë kanë dalë". Po të isha në karrigen e zonjës do të më dukej vetja si kryeprokuror i Shqipërisë dhe kryetar gjyqi ose kryetar gjykate. Po dhe përgjigja do të ishte: më vjen keq, por më përpara duhet të më bëni shtetase shqiptare dhe më vonë kur të mos jem ambasadore dhe të nis karrierën time në drejtësinë shqiptare - flasim. Çfarë përgjigje mund të merret nga një ambasadore për gjykatat tona që nxjerrin kriminelë jashtë? Cila mund të jetë politesa, diplomacia që në analet e saj mund t’i përgjigjet si përgjegjësi kësaj pyetjeje të gazetarisë shqiptare???? Por ambasadorja përgjigjet disi dhe i lumtë për qartësinë që ka. Yuri Kim: Këto shprehjet, i përdorni si shpërqendrim. Për shumë kohë njerëzit e pushtetshëm nuk janë ndëshkuar. Kësaj kohë po i afrohet fundi. Do fillojmë të shohim rezultate. Megjithatë gazetari i madh shqiptar vijon sërish. Blendi Fevziu: Problemi është që jemi vendi më i korruptuar në Europë. Asnjë nuk është dënuar? Kur do kemi rezultate konkrete? Pikërisht me që ambasadorët janë dhe guvernatorë të emëruar sigurisht nga ne, kur ju kemi nevojën dhe gazetarisë që mbështetet te ai krah që i konsideron si të pushtetit mund t’iu kërkojë llogari se "pse jemi vendi më i korruptuar në Europë". Po pra, duke i kërkuar llogari zonjës Kim se "pse asnjë nuk është dënuar". Ose më qartë se "kur do të kemi rezultate". Po kjo është fantastike dhe madhështore nga ana e gazetarit dhe medias së tij. Tashmë ambasadorët janë pjesë e pushtetit - më kot nuk i kemi guvernatorë. Po pra, po dhe ambasadat me qeverinë. Kryevepër. Por sërish zonja Kim mbahet fort në këtë grotesk mediatik meqë vetë ka pranuar të shkojë në intervistë. Yuri Kim: Njerëzit kanë të drejtë të jenë të frustruar. Mendoj që shumë shpejt do të shohim rezultate. Po pra me edukatë nuk tha se "ti zoti Fevziu ke të drejtë të jesh i frustruar" sepse nuk ke lënë politikanë të akuzuar pa i promovuar dhe "penelatë lustruar" në Opinion. Si nga pozita dhe opozita shqiptare dhe tashmë të ka humbur besimi se ato që ke promovuar dhe pastruar ti, do të mund të dënohen. Zonja Kim padyshim që do t’i ketë njohur të tillë momente absurd në median shqiptare si bashkudhëtare me korrupsionin dhe politikën e saj në Shqipëri. E sa më i madh, më me para dhe reklama të jetë emisioni në fjalë, aq më koka të mëdha peshqish për t’u kapur nga drejtësia ka demonstruar përgjatë dy e më shumë dekadave televizione të formuar shqiptarë. Po dhe padyshim kaq shumë ju ka paraqitur shqiptarëve peshq që janë për në dyert e drejtësisë. Po, por llogari tashmë po ju kërkohet ambasadorëve. Gazetari i madh i vë kapakun kur dyshon ai vetë dhe pozitat politike nga ai rëndon - te SPAK, si sponsorizim i ndërkombëtarëve dhe këtë gjë ia bën të qartë ambasadores. Blendi Fevziu: Besoni ende tek SPAK? E përgjigja e zonjës Kim është lapidare, për të treguar se është pikërisht ai Fevziu pesimist, ose që nuk beson duke u përgjigjur: Po. Ka njerëz që janë ende pesimistë. Për të mos thënë qartë dhe prerë: po ju jeni një pesimist. Por që mund të kuptohet që - nuk beson ose nuk do të besojë te drejtësia e re dhe SPAK.