BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ambiguiteti fajtor i batutës “nuk pranoj legjitimitet”, por do jem në Kuvend!

Ambiguiteti fajtor i batutës “nuk pranoj legjitimitet”, por do

Ishte i qetë Basha në konferencën për shtyp mbas raportit të OSBE-ODIHR. E kishte marrë veten mbas fitores spektakolare në partinë e tij. Biles ishte i qetë dhe pse Korça demokratike kishte dhënë dorëheqjen e saj si kryesi e partisë, me “akuzën e bërë drejt pikërisht Bashës si arrogant”. Pra Basha ishte i qetë. Ai tha shumë elementë që ishin konstatuar si shkatërruese të zgjedhjeve dhe që raporti i kishte evidentuar. Kështu tha Basha. Por ai u fokusua sidomos te pika numër 2 rekomandime e raportit, të cilën e quajti të “pandodhur” në 30-të vite të demokracisë shqiptare. Pra ai tha: Pjesa dërrmuese e shqiptarëve e dinë se 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Raporti konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore, këtë e kemi thënë prej ditës së parë. Këtë tashmë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit. Blerje masive të votave, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, shkrirja në një e partisë me pushtetin, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, keqpërdorimi i aseteve publike, abuzimi me pushtetin, rritje fiktive e punësimeve në administratë për qëllime elektorale, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, përdorimi i fondeve të rindërtimit, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave private dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti e vijon thellohet kjo dramë siç ishte rasti i patronazhistit trafikantë droge. Ndryshimi i fletës së votimit që solli një numër rekord votash të pavlefshme. Po pra po kështu tha Basha dhe në fakt ai “mirë e ka”, por duhet të kuptojë se anglisht dinë shumë në Shqipëri dhe e lexojnë edhe vetë raportin. Gjithsesi Basha nxori rekomandimin numër dy të raportit që në anglisht ishte ky: The state should guarantee the right to a free and secret choice. Any form of pressure to disclose

whether and how people voted should be prevented. Ose në shqip kështu: Shteti duhet të garantojë të drejtën për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Çdo formë presioni për tu zbuluar se si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen. Kjo ishte ajo që Basha kishte parësore në atë raport. Tani unë po e besoj Bashën. Dua ta besoj dhe të them se PS dhe Rama kanë vjedhur zgjedhjet dhe i kanë fituar ato me masakrën që Basha premtoi të mos ndodhte dhe që e lejoi sërish të ndodhte. Por unë dhe jo vetëm unë, por të gjithë që lexojnë anglisht (mbase dhe përkthejnë me google translate) nuk kemi hasur një pikë të vetme ku raporti i OSBE-ODIHR thotë në mënyrë eksplicite “fajin dhe krimin zgjedhor” si në vitin 1996 kur Berisha organizoi zgjedhjet e hurit dhe drurit, por Basha nuk i mban mend se ishte në Holandë. Nuk ka në raport dhe pse pika dy është “shteti duhet të garantojë të drejtën për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë dhe çdo formë presioni për t’u zbuluar dhe si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen” të thotë se – këto zgjedhje janë të papranueshme. Po pra, nuk ka një vend, një rresht të vetëm ku OSBE-ODIHR që citon Basha të thotë se – këto zgjedhjet janë masakër zgjedhore dhe si pasojë nuk njihen si të drejta dhe legjitime. Tani Basha mund të thotë si të dojë, por raporti nuk e thotë këtë gjë që thotë Basha. Po pra, që thotë Basha dhe “kam qejf unë të thotë raporti kundër Ramës”. Dakord. Nuk thotë se “nuk janë zgjedhje legjitime” dhe ti mbushet mendja Bashës se kur nuk thotë kështu ai raport dhe “bota demokratike” nuk i di zgjedhjet për masakër dhe jo legjitime që kërkon Basha të besojmë. Hëëë po po “ato masakër kanë qënë”, por raporti nuk e thotë. Sepse përndryshe do të ishte e qartë me fjalë në anglisht dhe nëpër të gjitha kancelaritë europiane dhe deri në Bruksel. E po të ishte kështu, ata sipër nuk do t’ia mbanin ison piktorit, por do t’i thoshin: O trim, por ti paske masakruar zgjedhjet e 2021 dhe jo se e thotë ai miku yt i opozitës Basha, por se e thotë OSBE ODIHR-ri. Apo Brukselin dhe Europën e ka blerë Rama dhe... Qetësia e Bashës me mos përgjigjet për Korçën dhe sidomos me rastin e pyetjes për Berishën, që nuk jepte dorëheqje si Doshi, kishte të bënte me “ambiguitetin fajtor” që ai ka, kur thotë “nuk pranoj zgjedhje ilegjitime dhe masakrën zgjedhore” dhe pastaj thotë se futem në Parlament, duke njohur zyrtarisht atë. Po pra, sepse duhet të betohesh. Ky është dhe problemi i madh dhe i vetëm i Bashës. Sa do “paburrni” që ka politika, ajo nuk është kaq ambigue sa të thotë “nuk njoh legjitimitet” dhe pastaj e “legjitimon” masakrën, kur hyn në Kuvend. Këtë ambiguitet jo burrnor dhe për mua fajtor, e ka vetëm Lulzim Basha. “Burrat e politikës” në këto raste kanë vetëm dy veprime. E para, kur thonë “nuk njohim legjitimitet zgjedhjesh” as që kanë punë në atë vend të paligjshëm, sepse nuk duan jolegjitimitetin ta bëjnë legjitim. E dyta, deklarojnë: ne njohim legjitimitetin e zgjedhjeve megjithëse kanë probleme dhe si pasojë njohim legjitim Kuvendin që del nga këto zgjedhje. Kurse Basha që nuk ka kurrfarë burrnie politike, nuk deklaron as njërën as tjetrën. Ai nuk thotë as po as jo. Ai nuk do të thotë se ka fituar Rama dhe nuk do të thotë se ka humbur ai vetë. Por as ky nuk është problemi. Problemi është se Basha nuk do të tregojë të vërtetën. Të vërtetën e madhe që fsheh ai dhe Rama. E që nuk është “bashkëpunimi që nis më 17 maj”. Jo jo, por “urdhri” që kanë marrë të dy njëkohësisht. Po pra nga ai fondacioni apo njeriu që Berisha akuzon si “nënën e të gjitha të këqijave” dhe që dikur “Kop-in” dhe Bashën i merrte prej tij. Fondacioni apo njeriu që ka pronë të tijën të gjithë klasën politike shqiptare dhe median pothuaj, me përjashtim që disa testatave që nuk duan të bëhen pronë e tij. Ai fondacion, ai njeri, i biri i tij që del në foto me Ramën, i ka besuar pikërisht Ramës rolin e maxhorancës dhe Bashës rolin e opozitës. Hahaha, e çfarë rëndësie ka nëse ua ka besuar apo se kështu e kanë zgjedhur ata vetë. Rëndësi ka që të dy janë të “betuar” që të bëjnë pozitën dhe opozitën në Shqipëri dhe që praktikisht Shqipëria mbetet me pluralizëm të cunguar, me demokraci të shpifur dhe me pushtet të ngritur si sfinks mbi kokat e shqiptarëve dhe opozitë që qëndron si tatuazh në lëkurën e tyre. Ja këtë nuk tregon Basha dhe për këtë është fajtor njësoj si Rama, në mos më shumë se ai. Ti shërbesh pushtetit në ambiguitet fajtor, do të thotë të shpërdorosh shpresat e shqiptarëve. E ky është moment tragjik për ta. Tragjik dhe për PD.