BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Opinion / Editorial

Amerika raciste e “Ku-Klus-Klanit”... në dorë të Trumpit

Amerika raciste e “Ku-Klus-Klanit”... në dorë të

Dhe nuk është thjesht një deklaratë emocionale, sikurse mund të ishte për një ngjarje të rastit. Absolutisht që jo! Është një konfirmim i vazhdimësisë së politikës agresive e raciste të SHBA në drejtim të popullatës me ngjyrë, që “Shtëpia e Bardhë” ka ndjekur e ndjek në vazhdimësi, si para vrasjes së Martin Luter Kingut, ashtu dhe mbas tij, deri te i riu George Floyd, i cili nuk ishte më shumë se 19 vjeç. Po sa të tillë janë vrarë nga organet e dhunës së SHBA të cilat, në emër të mbrojtjes së “demokracisë”, alla amerikane në mënyrën më të stërholluar, por tashmë në formë institucionale, nuk janë gjë tjetër veçse vazhduesit modernë të ideve dhe praktikave të vjetra që ndiqte organizata raciste e të bardhëve të “KU-KLUS-KLAN”-it? Le të klithi sa të dojë miliarderi i tullave Donald Trump, se ka qenë ndofta i vetmi President në Amerikë që ka bërë më shumë se kushdo president tjetër, për popullatën me ngjyrë në USA. Po a është e vërtetë deklarata e tij? Jo vetëm që nuk është, por me ardhjen e tij në pushtet dhe si përfaqësuesi më tipik i konservatorëve ai nuk mundej dot t’i shmangej racizmit. Trumpi jo vetëm se e ka, por edhe po ndjek të njëjtën linjë ideologjike dhe të njëjtin kuptim racist si dikur Hitleri me hebrenjtë, në trajtimin e shtresave të popullatës së vendit të vet. Amerika e para! Amerika mbi të gjitha- bërtet Trumpi duke ndërtuar mure kundër emigracionit afrikan, në kufij me Meksikën apo të çdo lloji tjetër, teksa dikur paraardhësit e tij i luteshin Gorbaçovit të rrëzonte muret. Ishte pikërisht Trumpi, i cili filloi gjuetinë e tyre duke ndjekur me mijëra e mijëra emigrantë, të cilët kishin vite që jetonin e punonin në USA, por pa dokumenta të rregullta, që vetë Amerika edhe pse e dinte dhe e njihte gjendjen, përfitonte miliarda nga puna e tyre skllavëruese. Por agresiviteti i Trumpit është vetë agresiviteti i Amerikës kundër dhe atyre vendeve që aspirojnë për liri, është agresivitet e cila me forcën e saj kërcënon gjithë botën. A nuk është shembull tipik gjesti arrogant i demonstrimit të forcës që bëri Trumpi kundër kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç tre vite më parë në samitin e NATO-? Pse? Sepse ky i fundit vetëm se doli një hap përpara Trumpit, ai (Trumpi) e tërhoqi dhe e shtyu në mënyrën më brutale e demonstrative sa që çuditi të gjithë botën përparimtare. Por gjesti i tij nuk ishte thjesht natyrë e mendjemadhësisë së tij personale, por Amerika nuk mund të ishte në plan të dytë e të tretë. Ky ishte një leksion i demonstrimit të forcës jo vetëm ndaj Dushkos së Malit të Zi, por dhe për të tjerët, që kurrë të mos guxonin të bënin sikurse bëri kryeministri malazez. Agresiviteti i tij ka qenë i dukshëm madje duke filluar që nga fushata e tij për zgjedhjet presidenciale, e cila u karakterizua nga një fjalor i ashpër që në thelb paralajmëronte dhe ishte pararendëse e dhunës, e frikës, e nënshtrimit dhe egërsisë së pushtetit. Dhe kjo ndodhi, ndodhi jo se ky është Trumpi, por se kjo është Amerika. Ndodhi sepse pat ndodhur dhe kur Amerika zgjodhi si president dhe një afro-amerikan si Barack Obama, që qarqet e caktuara të Amerikës kishin interesa të mëdha në vendet afrikane nga ku nëpërmjet një rruge, do të zgjidhnin dy punë: - a) edhe komunitetin e tyre të brendshëm e nanurisnin me “barazinë racore”; - b) por dhe interesat do t’i shtrinin më shumë e më gjerë në kontinentin e zi. Por ja që ndodhi se dhe vetë Baraku më 2014-ën vrau bashkëvendorin e tij Eric Garner. Në fakt, atë e vrau “Ku-Klus-Klani” i policisë së Amerikës, që ende nuk është zhdukur, por i është përshtatur “demokracisë moderne” alla-amerikane. (Në shumë raste “Ku-Klus-Klan shkurt K.K.K., është bërë sinonim i fjalëve kill- kill- kill që do të thotë vra-mbyt-vra). Nëse djaloshi i mjerë George Floyd, nuk do të kishte atë ngjyrë lëkure “të mallkuar”, por do të ishte i bardhë, a do ta pësonte atë fat që pësoi? Mendoj se jo, sepse ka qenë pikërisht kjo Amerikë, ku në lokalet publike dikur kur sundonte dhe ligjin e bënte racizmi, shkruante me gërma kapitale : “Vetëm për të bardhë”, apo diku tjetër me gërma edhe më të mëdha: “ Ndalohet hyrja e qenve dhe e negërve”. Të ketë ndryshuar vallë Amerika? Dialektika e zhvillimit të këtij vendi dhe rrjedha historike tregon se ajo nuk ka ndryshuar aspak në thelb, veçse në formë. Vulat e skllavërisë mbi lëkurëzinjtë në fakt janë vula të zeza mbi faqet e Amerikës, e cila për ironi këndon himnin “Moj e bukura Amerikë”. Videoja shokuese e skenës së krimit, nga ku tregohet qetësia dhe kënaqësia që ndien vrasësi është rrënqethëse, tronditëse, teksa fatkeqi i lutet policit ta lejojë të marrë frymë, ta lejojë të jetojë, ta lejojë... se po i merret fryma dhe po jep shpirt. Por Amerika e pashpirt, ashtu si “Boa”, e shtrëngon e shtrëngon prehën e vet duke ja marrë shpirtin gradualisht me gjakftohtësinë e një krimineli të kualifikuar. Aktualisht edhe nga sondazhet e bëra nga vetë “mass media” amerikane, rezulton se në 10 të intervistuar, 8 prej tyre pohojnë se në Amerikë ende është në fuqi mentaliteti racist mbi shtresa të ndryshme të popullatës. Kjo gjendje e rëndë ka mbërthyer tërësisht Shtetet e Bashkuara, e cila aktualisht po përballet me një zemërim të madh e mbarë popullor me revolta aq sa dhe Shtëpinë e Bardhë e përfshiu “Black doën”-i (ose fikja e dritave në gjithë kurtierin e tyre) madje për këtë situatë të krijuar dhe vetë forcat speciale të “Shtëpisë së Bardhë” u morën me sigurimin e Trumpit. Kemi dhe ne shoqata apo forume demokracie, kemi dhe shoqata të ashtuquajtur përparimtare apo si ato në mbrojtje të të drejtave të njeriut, po si është e mundur që nuk protestojnë në mbrojtje të kësaj të drejte njerëzore? Mos vallë pritet që tragjedia t’i ndodhte një “romi” shqiptar që të ngriheshin e të demonstrojnë? Televizionet shtetërore, madje dhe ato private vetëm sa e japin si lajm se çfarë ka ndodhur në Amerikë, por nuk prononcohen për politikën raciale dhe diskriminuese të administratës së Trumpit dhe sikurse të mos ketë ndodhur asgjë, deklarojnë se tani po kalojmë në kronikat e “Covidit” për të na numëruar të infektuarit dhe viktimat. Analistët, apo të ftuar në TV, pa folur aspak për kupolën e lartë shtetërore, të cilët po ashtu, heshtin për të mos thënë se futin kokën poshtë tavolinave në studiot televizive ngaqë nuk jua u mban të thonë të vërtetën, ngaqë kanë frikë se mos Amerika i shpall “Non grata” e u djeg vizat. Por jo! Të dalësh në mbrojtje të tyre, ashtu sikurse bëri dikur bota përparimtare mbas viteve 20-të të shekullit të kaluar, në mbrojtje të dy emigrantëve italianë Nikola Sako e Bartoleme Vanzeti, të dënuar nga administrata raciste amerikane, është ndjenjë e lartë qytetarie dhe humanizmi. Me këtë rast, në përkrahje të shtresave të popullatës me ngjyrë, ne do mbronim dhe vetë ish-ambasadorët amerikanë me ngjyrë, në Shqipëri, si Withers, Arvizu, Donald Lu madje dhe Yuri Kim, e cila kjo e fundit ngulmon me të madhe te reforma drejtësie te ne! Po nëse ky rast analog do t’i ndodhte vetë ndonjë familjari të zonjës ambasadore si do të ndihej ajo?