BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Amerikanët e Amerikës dhe ato të foltores së Tiranës në 100 vjetor!

Amerikanët e Amerikës dhe ato të foltores së Tiranës

Erdhi pra ish shefi i CIA-s dhe ish shefi i Politikës së Jashtme në administratën Trump në Shqipëri!  E pa diskutim mendova se ishte një rast i mirë që konservatorët e Shqipërisë si Berisha dhe aktivistja e rëndësishme e përkrahësja e madhe e tij zonja Evi Kokalari do ta prisnin! Po futem dhe unë në filozofinë foltoriste dhe aktiviste konservatoriste të ish komunistave ( Berishës)  shqiptarë dhe ish ATSH-istave (Evi)  po shqiptarë!  Ishte një konservator i tyre, mik i Kokalarit në dukje nga fotografia e saj me të që ajo “postafat” kishte nxjerrë. ! Ne vdekatarët këtu poshtë që “nuk para kuptojmë mirë punët e ndërlikuara” të amerikanëve sidomos të atyre me dikur pasaportë shqiptare, por në Amerikë kështu mendojmë, shkurt fare! I biem shkurt, duke menduar ju erdhi rasti në derë foltoristave që të takohen, të hanë ndonjë  darkë apo të bëjnë fotografi me njeriun e tyre konservator zotin Mike Pompeo!  Por jo,  askush nuk i doli përpara prej tyre. As Berisha ta pyeste: O zotëri i nderuar,  po çfarë letrash ke lënë “për mueeee” në State Department që këto të Blinken dhe të Soros  më shpallin non grata!?  Kështu mendojmë ne pra, njerzit e vegjël që dëgjojmë në foltore Evin, Saliun dhe atë të lajmeve të motit në Klan!  Mike Pompeo takon Taulantin nga Librazhdi ose filozofin apo  “ideologun” e  të majtës shqiptare dhe të gjithë ato të Lulzim Bashës ose të vetes, në PD! Po pra takon Agron Gjekmarkaj, Enkelejd Alibeaj të dy me super emra Ilir dhe Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin me super emra shqiptar! As Berisha, as Kokalari as...zë...dhënësja e motit në Klan!  Si dreqin vjen njeriu numër dy i Trump dhe nuk takon Kokalarin, por takon të gjithë sorosistët  e Shqipërisë me kuç e me maç!? Woooow!!?  E çfarë ju thotë? Ja çfarë tha Mike Pompeo në Tiranë:  Është kënaqësi që të jemi këtu. Që nga viti 1922 marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Kohët kanë ndryshuar, teknologjia po ashtu, shumë gjëra kanë ndryshuar. Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Trump, përkushtimi vijon po njësoj. Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera edhe më të suksesshme. Unë kam shërbyer si me opozitën dhe shumicën, s’ka rëndësi. Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë.  Më ftoni dhe për 125 vjetor!!  Përkushtimi i Zonjës Kim është njësoj si për Trump dhe Biden? Po çfarë thua o zoti Mike Pompeo?  Po ti ke ardhur që ti bësh nder Sorosistëve (sorosianëve)  të Ramës dhe vetë atij dhe “shërbëtores” ( kështu thonë nga Foltorja) së tij ambasadore të SHBA në Tiranë? Çfarë bën mor zoti Pompeo! Por ai doli në foto dhe me Agronin, Enkelejdin, Joridën dhe Dhuratën! Me asnjë nga foltorja! Ne na shkoi mëndja! Do ta kenë paguar! Po vazhdoj (unë)  logjikën e një foltoristi të pa fat!! Megjithatë përgjigjen nuk e mora nga “Amerikanët Amerikanë” si Pompeo apo Kim, por nga një amerikane e Foltores si  zonja Evi! Ajo shkruante:  Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare.  Hëëëë, nuk është zyrtare, prandaj nuk u prit nga Berisha në zyrën e tij në PD! Po e kuptova! Pastaj zonja Evi vazhdon:  Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë ( jo mbajtur, por dhënë)  një fjalim tek një komunitet jo Shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shumë të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverine e Ramës, as për opoziten falco me seli tek rruga Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin e miqësise midis Shqipërise dhe Amerikës.  Po fol moj burrneshë, po zoti Mike,  nuk i plaska fare për Shqipërinë dhe 100 vjetorin por i duhen ato paratë që i kanë dhënë këta sorosistët! Hee po mirë, kështu Berisha nuk takon njeri!  Berisha nuk jep para Mike, që të vijë të thotë se Berisha është konservator! Ai është konservator dhe pse ka qenë komunist! Por zonja Evi flet, kur askush në Foltore përfshi Berishën nuk flet dhe ajo vazhdon: Ardhja e tij është kordinuar me ambasadën siç bëhet zakonisht në këto raste dhe Ms. Kim ka organizuar disa evente për të, ku hyn dhe konferenca me grupin parlamentar sot, si dhe një çmim te organizuar nga UT dhe kjo me pagesë.  Pra Mike merr dy pagesa një nga mundësia për të ardhur dhe një nga Universiteti dhe kjo do të thotë dy pagesa!  Kokalari po na sqaron mirë, sepse ajo me sa duket (si deduksion them, jo se di gjë)  dhe kur ka bërë foto me Mike Pompeo, ka paguar! Me që Mike paguhet dy herë për në Shqipëri prandaj them!! Sigurisht ajo është më e qartë! E Zonja Evi e përmbyll:  Mos bini preh e filmave që duan t'ju shesin në mbështetje të luftës kundër opozitës Shqiptare. Z. Pompeo i është dërguar një shpjegim i detajuar i ngjarjeve politike të fundit në Shqipëri dhe nuk është këtu për të përkrahur axhendën politike të askujt. Haaaa e po mirë pra!

Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t'i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria. Kështu thotë zonja Evi!  O zot është fat kur kemi këto amerikanët e Foltores sepse vetëm me “Amerikanët Amerikanë” nuk qartësohemi kurrë!  Më e  bukura ishte se dhe Zonja Kim tha:  Jemi duke punuar për dy projekte energjetike, që do e bëjnë Shqipërisë lojtare kyç. Së bashku jemi duke punuar për të luftuar korrupsionin dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne kemi vendosur një prani amerikane këtu. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë në 100 vitet e ardhshme. Gjatë 30 viteve të fundit, s’mund të kishim kërkuar një mik dhe një partner më të mirë se sa Shqipëria.”, tha Kim. Sekretari Pompeo, shtoi Yuri Kim,  ishte personi që më emëroi dhe ndihem e nderuar që më emëroi para 2 vitesh si ambasadore. Me rëndësi për ne është, përfshi dhe 30 vitet e fundit ka një bashkëpunim të pathyeshëm, të fortë, pavarësisht se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë, por kjo lidhje vazhdon të jetë e pathyeshme. gjithçka nisi kur sekretari Beiker tha; liria jep rezultat. Pra zonja Kim ishte shumë e  lumtur që zoti Pompeo e kishte emëruar në Shqipëri dhe jo Sorosi që thotë Berisha! Tani ose ne kemi luajtur mendsh dhe nuk po kuptojmë dot asgjë ose...!?  Ne pra ne foltoristët e thjeshtë këtu poshtë!

Tani po dal nga foltoristi!

Berisha është katandisur të pranojë ndihmën e një individi pa asnjë kontribut dhe vlera për Shqipërinë politike dhe atë në prëgjithësi përpar se Berisha ta sillte në foltore.  Po pra që e quajnë aktiviste nga Amerika dhe që i shpall konservator  Berishën dhe ato të Foltores! Sali Berisha që ka takuar disa Presidentë Amerikanë dhe disa sekretarë shteti amerikanë ka sot nevojë të ndihmohet nga Kokalari që thotë: Mike Pompeo merr para dhe mos shikoni filma të tillë! Sot me erdhi keq për Berishën ( për të cilin sigurisht nuk kam kurrfarë respekti)  të katandiset në këtë rreckë politike , që dhe një person që do të bëjë show në kurriz të tij e trazon kështu. E pa besueshme që Berisha që ka sjellë (erdhi vetë) Presidentin Bush në Shqipëri, e sot të ndihmohet dhe deformohet dhe të transformohet nga Kokalari!  E pa besueshme të Berisha që ka futur Shqipërinë në NATO të ketë sot nevojë që të flasë Kokalari në emër të foltores dhe njerzit të dëgjojnë Kokalarin si njeriun më Berishian në Shqipëri!?  Përveç atyre që shqyhen dhe bëjnë be e rrufe se duan Berishën m shumë se fëmijët e tyre!  Hahahaha duket gati gati sikur Soros ka paguar që dhe Evi të bëjë politika konservatore në Tiranë! Jo jo, bëj shaka! Sigurisht për Soros-in them, se nuk bën gabim ai nga që i del boll Rama, Veliaj dhe e gjithë klasa politike shqiptare bashkë me shumicën e  OJQ-ve e kalbura korrupsioni në Shqipëri!  Nervat e Berishës, karakteri folklorik dhe inatçor bolshevik  i tij larguan arsyen që ai të dilte në një anë dhe të qëndronte i nderuar, pa ju kujtuar asgjë nga marrëzitë e tij të pushtetit dhe opozitës në Shqipëri. Por jo! Ai do të vazhdonte që të kishte “nderin” e të ndihmohej nga Kokalari! Tani ky është gëzimi i jetës së tij! Berisha tani iku nga Ina (Jozefina si e thërrasin në Shkodër)  Shkodrane  dhe ka Evi-n nga Gjirokastra dhe me sa duket ndihet mirë! E zonja nuk është se nuk ka cilësi për të qenë e vetmja që mund të prijë kopenë e Foltoristëve... hahaha “konservator” në Shqipëri! Njëri prej tyre po i thoshte vetes “konservatistë, por ka dhe nga ata që thonë konservatarë” ( ky i fundit kishte punuar dikur në konserva)  e zonja Kokalari e di këtë gjë.   Ju vjen hakut! Mir jua bën! E meritojnë!  Ajo i njeh mirë!   Ajo biles e di kaq mirë këtë gjë, sa i siguron shqiptarët kryesisht ato – foltoristët ( pse me ngjan si Sorosistët) se Mike në Shqipëri nuk e kishte sjellë Taulanti! Full stop!  Këtë të fundit (full stop)  e ka shtuar kot mendoj unë, sepse dikush e ka kuptuar si  “me autostop”! Gjithsesi nga kjo vizitë e ish shefit të CIA dhe DASH u sqaruam më shumë nga “amerikanët shqiptarë” të Foltorizmit se sa nga Amerikanët Amerikanë me qendrim dhe vizitë në Shqipëri! Si përfundin, rrofshin SHBA dhe rrofshin  amerikanët pro shqiptarë. Guxoj biles të them që rrofshin e qofshin  dhe foltoristët amerikanë me qëndrim të përjetëshëm në Amerikë!