SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Amerikanët rrezikuan për Kosovën, Kosova nuk po “rrezikon” për amerikanët
Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Shkurt 2019
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarët, që kur presidenti Ëilson nuk lejoi ndarjen e mëtejshme të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. Por ndihma më e madhe ishte në vitin 1999 kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhoqën NATO-n në luftën për çlirimin e Kosovës. Vërtetë në këtë sulm ajror humbjet në njerëz ishin minimale krahasuar me luftërat e tjera, por kjo nuk do të thotë se shtete e NATO-s me ne krye amerikanët nuk rrezikuan, sepse, siç na mëson historia, çdo akt ushtarak mund të pasohet me pasoja të paparashikuara. Asnjë garanci nuk kishte atëherë se Rusia nuk do të ndërhynte, por, për fat, mënyra se si ajo u përfshi nuk ndikoi as minimalisht në rezultatin përfundimtar. Amerikanët rrezikuan për Kosovën, ndërsa Kosova nuk po “rrezikon” për amerikanët, kryeministri i saj po kufizohet në shprehje të miqësisë me fjalë, por amerikanët kërkojnë vendime dhe veprime. Fillimisht kërkojnë heqjen e taksës për mallrat serbe. Me sa duket, amerikanët kanë bindjen se pas një konflikti të përgjakshëm mosmarrëveshja ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nuk kalohet me taksa e sanksione, por me vullnet reciprok për ta zgjidhur atë .
Më mirë se kosovarët nuk i njeh kush problemet e tyre, por ky interesim i drejtpërdrejtë i Presidentit Amerikan kurrsesi nuk mund të anashkalohet. Kosovarët vërtetë kanë luftuar dhe sakrifikuar, por çlirimin nga NATO me në krye amerikanët nuk mund ta harrojnë, sepse historia ka plot shembuj luftërash dhe sakrificash që nuk janë kurorëzuar me fitore. Pritja për një moment më të mirë mund të ketë shumë rreziqe dhe të paparashikuara: së pari, diasporë dhe diplomaci aktive në Amerikë dhe në Evropë nuk kanë vetëm shqiptarët, por dhe serbet; së dyti, bota është e madhe dhe mund të lindin probleme dhe më të mëdha se Kosova, sepse ajo mund të jetë qendra e shqiptarisë, por nuk është qendra e botës; së treti, probleme të brendshme kanë filluar në disa vende dhe kur ke zjarrin tek shtëpia jote nuk shkon të bësh garant për marrëveshjet e tjerëve; së katërti, duke u marrë gjithnjë me shqiptarët (1991 ndryshimet e mëdha dhe eksodi, 1997 i venë flakën vendit të tyre, 1999 lufta e Kosovës dhe sa herë ka zgjedhje, sepse nuk u ka mbajtur kush dorën që të dinë ti bëjnë vetë) durimi i ndërkombëtarëve mund të soset; së fundmi, ekuilibrat në Evropë dhe në Botë janë gjithmonë delikate, siç thoshte I. Kant, janë si një çati që sa të ulet një zog mbi të shembet.
Marrëveshja me serbët, për të cilën po interesohet personalisht Presidenti i Amerikës dhe aktorë të tjerë evropianë e më gjerë, po paraqitet si “rrezik”. Faktori ndërkombëtar është vendimtar, sepse, ashtu si nuk ishte kur u bë lufta, nuk është as kosovar, as shqiptar as ballkanik as evropian, por ndërkombëtar. Një marrëveshje pa faktorin ndërkombëtar do të ishte më delikate se çatia që fermente I. Kant. Marrëveshja, sido që të arrihet me ndërrim apo pa ndërrim kufijsh, nuk ka pse te pengohet nga shqiptarët siç u pengua nga serbet në Rambuje për të cilën paguan shtrenjtë. Në këtë rast pengesa nga ana e shqiptarëve ja kalon dhe një indiference cinike: meqenëse armiqtë e deri tanishëm mund të rregullojnë ndonjë problem të tyrin, le mos të rregullojmë as ne punët tona. Shqiptarët po humbin një mundësi, të cilën ndërkombëtarët kanë dhe autoritetin ta bëjnë të fundit. Marrëveshja nuk ka për të hapur kutinë e Pandorës, por do të hapë perspektivën e të ardhmes së Kosovës e ndoshta, me një bashkimi të mundshëm, dhe të Shqipërisë, duke krijuar kështu mundësinë e parë historike të një shteti të së drejtës vërtetë funksional për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Në këtë rast, për të ata që nuk duan shtet, ose për ata që duan një shtet, ku secili të korruptojë kë të dojë dhe të korruptohet nga kushdo do të hapej kutia e Pandorës.
Nga Jak SIMONI