
Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Amoraliteti dhe komploti hipokrit, politik e juridik kundër Albin Kurtit

Shkruar nga Skënder Sadri KAPITI 23 Janar 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosja (VV) ka dënuar me kusht, me gjithsej pesë vjet burgim 4 deputetët e VV-së, ndër të cilët Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, duke i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës dy vjet më parë pse ata kërkonin pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe tani pyes se cili shqiptar nuk është kundër këtyre dy marrëveshjeve!? Çfarë absurditeti a thua se këta janë dënuar nga një gjykatë e Malit të Zi apo të Serbisë dhe jo nga ajo e Kosovës. Ndërsa sot në prag të zgjedhjeve parlamentare shiko se ku arrin amoraliteti hipokrit, juridik dhe politik dhe vendimi i shpallur nga komisioni zgjedhor, i cili ua ndalon ndër të tjerëve edhe deputetëve të VV që të mos kandidojnë. Them amoralitet hipokrit, juridik e politik sepse para një viti nuk e mori këtë vendim Komisioni Zgjedhor në Kosovë, pse pra jo me 6 Tetor 2019, por pikërisht tani. Kjo është një hipokrizi dhe një amoralitet politik e juridik, pra është një komplot anti Kurti veçanërisht, me qëllim që të mos lejojë kandidimin e Albin Kurtit për deputet, në vazhdën e atij grushti parlamentar që e rrëzoi qeverinë Kurti në mars të vitit 2020. Ky i tanishmi është një komplot juridiko-politik, i cili shpreson se duke mos e lejuar Kurtin që të kandidojë, komplotistët mendojnë se LVV do të dobësohet dhe nuk do të mund të marrë shumë deputetë, gjë e cila do të pamundësonte formimin e qeverisë nga vetëm LVV-ja, si dhe komplotistëve dhe zgjatimeve të tyre besnike do t’u jepej mundësia që ta bëjnë ata qeverinë dhe jo Kurti me Osmanin. KQZ-ja mundohet që me hipokrizi të justifikohet me ligjin, por kombëtarisht dhe moralisht ajo është kundër interesave kombëtare dhe të Republikës së Kosovës. Ajo është tentativë dhe synim që të mos u lejohet që të kandidojnë për deputetë ish-deputetët të cilët mbrojtën burrërisht, kombëtarisht dhe patriotikisht integritetin territorial të Kosovës si dhe ata që kundërshtuan formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, pra që të mos kandidojnë ata të cilët mbrojtën Kosovën. Dhe një pyetje kam për gjykatën, për KQZ-në dhe për ata të cilët janë gëzuar shumë pse nuk do të kandidojë Kurti: A nuk ishin votimet e 6 Tetorit 2019 ato të cilat e ndëshkuan politikën e vjetër e që i votuan arsyet dhe kauzat e Vetëvendosjes: reciprocitetin, luftën kundër krimit e korrupsionit, ligjin dhe shtetin ligjor e demokratik, si dhe a nuk ishin ato zgjedhje edhe si ndëshkim i marrëveshjeve të rënda me pasoja tejet të dëmshme për Kosovën si Demarkacioni dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe? Si do të dalin para opinionit publik gjithëshqiptar kjo aventurë politike e juridike duke mos lejuar që të kandidojnë ata të cilët janë mbrojtësit më të zëshëm e të vendosur të kufijve të Kosovës, pacenueshmërinë territoriale dhe të interesave kombëtare të shtetit dhe të Republikës së Kosovës. ( Kaq për sot…)
Më të lexuarat


Urtësinë dhe durimin e shqiptarëve, mos e merrni kurrë për dobësi!

Të gjithëve u rri “macja në bisht”, të gjithë kundër të gjithëve...

Të ndryshojmë pushtetin apo të ndryshojmë popullin?

Marshimi drejt prosperitetit të përbashkët

Qarku i Fierit të vlerësohet, respektohet e vetpërfaqësohet?!

Shpëtim Idrizi, “çam në shpirt” apo “kalë Troje”?!

Na u bë shumë “qejfi” për “Komitetin Politik” të pandemisë!

Akademia e Shkencave, një veprimtari shkencore për akademikun Bahri Beci

Edi Rama, ky prestigjiator edhe Brukselin e mashtroi?

Përse një Kupi votoi Edi Ramën?
