Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Analfabetët me diploma!

Postuar: 09/10/2019 - 07:35

Kush e dëgjoi kreun e opozitës, Lulzim Basha, kur na deklaroi, se paskan një platformë për zgjidhjen e krizës? Është e drejtë e opozitës që të afrojë alternativa, jo vetëm për krizën politike, por edhe të tjera, të cilat nuk i bëri dot sa qe në Kuvend. Nëse ndokush është kundër alternativave, nga kushdo që vijnë ato, nuk i ka vidat e kokës në rregull. Mirëpo ky Lulushi na hedh një dorë miza dhe vetëpërjashtohet për t’i diskutuar. Jep urdhër, që të bëhet ashtu siç thotë ai me kulufët e tij, si të jetë në pushtet. Nga ana tjetër nuk pranon kurrsesi t’i diskutojë ato me kryeministrin e vendit! Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk janë shtojca të opozitës, që u jep ultimatume një analfabet me diplomë. Lulushëria kërkon dialog, por këtë duhet ta bëjë me yjet e qiellit, se në tokë nuk pranon asnjë. Është apo s’është analfabet Lulushi, mos e gjykoni nga shkolla që ka bërë, po nga veprimet. A e dini, që ai ka ndërmarrë disa aksione opozitare dhe nuk ka fituar asnjë?! Atëherë çfarë vlere ka shkolla e tij? U lodh së thirruri tok me Presidencën për krizë të përgjithshme në Shqipëri, kur këtë nuk e pranon asnjë organizëm evropian, por as Amerika. Lulushëria ka vendosur që Kodin Zgjedhor do ta diskutojë me popullin. Po a ka të drejtë ai dhe populli të vendosin e votojnë atë? Është Kuvendi ai që vendos ligje jo opozita. Ja, pra, sa e gabuar ishte dalja e tyre nga Kuvendi. Në krizë është opozita, sepse në atë mënyrë e ndërtoi politikën e saj. Këtë ua tha edhe Presidenti. Se kjo krizë u krijua që me lënien e mandateve të deputetit, plus zhdekretimit të Presidentit, që nuk dihet nga e psonisi, se në Kushtetutë nuk ekziston ky term. Për ta mbrojtur atë zhdekretim, Presidenca nuk po lë gur pa lëvizur, që t’i mbushë mendjen botës. Por një dekret kushtetues nuk ka nevojë për mbrojtje politike.

Unë kam qenë i bindur, se në presidencë të parët analfabetë janë juristët, që po ngatërrojnë presidentin dhe popullin. Si është e mundur që presidenti i drejtohet Komisionit të Venecias, që t’i sqarojë ligjet e vendit të tij?! Në pikën 5 të letrës, që i është drejtuar kryetarit të Komisionit të Venecias, i bëhet dhe kjo pyetje: “Në rast se në një rend shoqëror demokratik realizohen zgjedhje vetëm me një kandidat dhe pa alternativa konkurruese: A do të bënte gjendje shkelje apo cënim të parimeve themelore kushtetuese”? Por zgjedhjet nuk bëhen mbi bazën e parimeve, por të ligjeve. Dhe ligjet janë shumë të qarta. Në zgjedhje merr pjesë ai që do. A thua të mos e dinë juristët e Presidencës dhe vetë presidenti, se zgjedhjet janë garë ose si dasma, që nuk mund të prishen se nuk vete një dasmor ato parti. Komisioni i Venecias nuk ka punë t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, por të japë mendimin e tij, nëse dekreti i zhdekretimit ishte kushtetues apo jo. Të tjerat u takojnë institucioneve shqiptare për t’i gjykuar. Kjo është njësoj si t’i themi botës, ejani na mësoni si vishen këpucët. Kjo më kujton një rast që ndodhi në vitin 1982 në qytetin e Çorovodës. Një pafillë revizor i Këshillit Popullor të Qytetit shkon e kontrollon kuzhinën e një kopshti, ku gjen kuzhinieren duke ngrënë bukë. Këtë e quajti shkelje dhe harton një procesverbal dhe ja shpie kryetarit të këshillit. Dhe ai, më pafillë se revizori, në vend të hapte përmbledhjen e ligjeve, ku përcaktohej, se në institucionet buxhetore kuzhinierja hante bukë gratis, marrin në telefon e pyesin drejtoreshën e një kopshti në Berat, e cila u thotë të hapin e lexojnë ligjin. Mirëpo tani nuk jemi në ato kushte, sepse ligjet i ka aprovuar Kuvendi i Shqipërisë, që e drejtonte vetë Presidenti. Presidenca të mos merret me politikë, por të konsultohet me juristë, që janë marrë e merren me ligjet, jo me politikë. Përse po i mëshohet kaq shumë mungesës së Gjykatës Kushtetuese? Dihet që mungesa e saj ka sjellë çrregullime, po a e dini përse u shkri ajo tok me Gjykatën e Lartë? Sepse të gjithë na dolën hajdutë. A thua t’i linin ende këta të vidhnin popullin? Si mund të gjykonin ata juristë, që i pret vetëm gjyqi dhe padrejtësisht nuk janë paditur për vjedhje? Gjermanët po kërkojnë me ngulm dënimin e tyre si hajdutë. Është më mirë të rrimë në një farë pezulli, se të na gjykojë një hajdut, që na bënë pronat e popullit grumbull dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në konflikte me pasoja vdekje. Mungesa e dy gjykatave kryesore nuk do të zgjasë pafundësisht. Lufta bëhet të eliminojmë hajdutët dhe analfabetët me diplomë, siç ishin dhe anëtarët e dy gjykatave, jo të kërkojmë rikthimin e tyre në gjykim. Vetë ata nuk bënë asnjë kundërshtim për largimin nga drejtësia, por na dalin ca që kanë përfituar nga gjykimi i tyre dhe i mbrojnë. Shumë po i pshojnë caktimit të ditës së zgjedhjeve. Ajo dihet që është kompetencë e presidentit, por bëhet pas konsultimeve me partitë. Presidenti nuk u konsultua me asnjë parti, po dëgjoi ultimatumin e disave rreth tij. Zhdekretimi në mes të fushatës zgjedhore ishte ai që e tensionoi më shumë jetën politike në vend. Përse nuk u konsultua me partitë për zhdekretimin presidenti, ashtu siç bëri kur e nxori dekretin e zgjedhjeve të 30-qershorit? Kjo shkelje që bëri presidenti me zhdekretimin nuk ka ilaç tjetër veç dorëheqjes, se u mohoi të drejtën e votës popullit të tij. Kur një dekret i presidentit nuk njihet nga asnjë parti ose kthehen nga Kuvendi, përse duhet të qëndrojë në detyrë presidenti, për të marrë rrogën?A e di Presidenca se edhe kthimi i dekreteve të presidentit nga Kuvendi është shkelje e Kushtetutës prej tij? Ne nuk duam ta futim patriotin tonë te analfabetët me diplomë, po me këtë zhurmë që po bën, po shkon vetë drejt atyre. Komisionit të Venecias iu kërkua ligjshmëria e zhdekretimit të presidentit, jo gjykim tjetër, përse u ngrit tërë ajo mjegull nga Presidenca? Figura e presidentit dhe institucionit të tij është përdhosur dhe këtë e ka bërë vetë, duke u marrë me sulme politike. Presidenti dhe opozita e dinë ku e kanë kufirin, përse japin ultimatume dhe hidhen degë më degë.

Nga Enver CAKAJ

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:07

Sigurisht që koha e sotme ka nxjerrë në pah dhe iniciatorë dhe emra të rinj "fantastikë të publikut", por dhe të dashur, përdorur sigurisht për mirë, të depërtuar dhe ngritur në skenë të famshme, që kanë në

Postuar: 12/12/2019 - 07:06

Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim t

Postuar: 12/12/2019 - 07:05

Përmbysja e sistemit komunist në 1990-ën ishte vepër e shumicës së shqiptarëve, në radhë të parë

Postuar: 12/12/2019 - 07:04

Mbas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit që pllakosi dhe tronditi zemrat e shqiptarëve të kudon

Postuar: 11/12/2019 - 07:09

Shumë shpesh duken nga Gjermania si LVV dhe LDK në momentin kur akoma nuk gjejnë dot një pikë të

Postuar: 11/12/2019 - 07:08

E hëna e 9 dhjetorit ishte pushim, pas së dielës që ishte festë kombëtare, Dita e Rinisë.

Postuar: 11/12/2019 - 07:07

Solidariteti si një produkt shoqëror, lind, rritet e zhvillohet në shoqëritë e emancipuara.