BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Analizë e shkurtër mbi vizitën e beftë të kancelarit Scholz në SHBA

Analizë e shkurtër mbi vizitën e beftë të kancelarit

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi për here të dytë brenda një periudhe të shkurtër SHBA-në, ku ai pati një takim tête-à-tête me mikun e tij amerikan Joe Biden. Kjo ishte një shenjë nga ana e politikës së jashtme gjermane për sheshimin e kontradiktave dhe të fërkimeve midis tyre dhe forcimin e marrëdhënieve në aspektin dypalësh dhe në atë shumëpalësh. Gjatë vizitës së pare kancelari Scholz theksoi, se RFGJ-ja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vuri në dukje, se partneriteti transatlantik i konsoliduar midis Gjermanisë dhe SHBA-së do të jetë një nga vlerat më të rëndësishme të politikës gjermane dhe se kjo do të vazhdojë të jetë me rëndësi të madhe në të ardhmen. Gjithashtu nga të dy politikanët u theksua dëshira dhe vullneti, që të dyja vendet, RFGJ-ja dhe SHBA-ja duhet të mbështesin njëri – tjetrin dhe të mbështeten tek njëri – tjetri. Nën këtë frymë dhe nën këtë vazhdë pozitive u realizua edhe takimi i dytë shumë i shpejtë i tij në Zyrën Ovale të presidentit amerikan. Vetë kancelari Scholz para nisjes kishte theksuar, që kjo vizitë e dytë ishte shprehje e rritjes së cilësisë së marrëdhënieve transatlantike. Gjithashtu kjo tregonte, se fryma e bashkëpunimit të mire mes presidentit amerikan dhe kancelarit gjerman do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kjo do të thoshte, se të dy zyrtarët e lartë do të vazhdonin  të bisedonin dhe të shkëmbenin idetë dhe mendimet e tyre në të mirë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Në takimin midis tyre si zakonisht u diskutuan temat më nevralgjike dhe të nxehta lidhur me situatën, që po kalon Evropa dhe bota në këtë periudhë dhe pikërisht: Lufta në Ukrainë, problemi kinez dhe vonesat në dërgesat e tankeve Leopard Ukrainës. Lidhur me çështjen e luftës në Ukrainë të dy krerët e shteteve theksuan edhe njëherë mbështetjen totale për Ukrainën dhe popullin e saj në luftën e saj çlirimtare kundër Rusisë së Putinit. Për këtë presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjatë takimit të tij me mikun gjerman ndihmën e re ushtarake për Ukrainën. Kjo do të konsistojë në furnizimin me armët më të nevojshme për Ukrainën për të ndalur përparimin e trupave ruse në territorin e saj. Gjithashtu Biden dhe Scholz vunë në qendër të bisedimeve midis tyre rritje e rëndësisë, që po merr Kina në luftën në Ukrainë. Madje Kina si një ndër aleatët më të rëndësishëm të Putinit dhe Rusisë e ka paralajmëruar disa here dërgimin e mundshëm të armëve për Carin rus. Vetë Scholz u dërgoi një mesazh të qartë qeverisë dhe politikës kineze: “Përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të nxitur tërheqjen e trupave ruse.” Gjithashtu të dy politikanët theksuan edhe njëherë paralajmërimin me vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve të treta, që mbështesin ushtarakisht Rusinë. Ky ishte një paralajmërim i forte për Kinën, që në rast të kundërt ajo do të sanksionohet ekonomikisht dhe politikisht. Dihet, që Kina për Gjermaninë është partneri kryesor në marrëdhëniet multilateral tregtare. A mund të ndodhë kjo në të ardhmen? – Besohet, që qeveria kineze do të luajë me dy porta, d.m.th. do të mbajë nga njëra anë në një stad të mirë dhe të kënaqshëm marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në, duke mos i çuar drejt tensionimit. Ndërsa ana tjetër ajo do të mbajë ende dhe do të forcojë më tepër lidhjet historike me Rusinë. Pra, në një fare mënyre ajo nuk do të luajë me zjarrin në këtë situate tepër të nderë dhe agravuese. Ndërsa lidhur me çështjen e dërgimin e tankeve Leoparad 2 në Ukrainë për muaj të tërë pati një tensionim  të panevojshëm të marrëdhënieve midis dy aleatëve strategjikë. Kjo vinte prej faktit, që kancelari Scholz kishte vënë si kusht paraprak për dërgimin e tyre dërgimin e tankeve amerikanë Abrams. Madje këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan e cilësoi hezitimin gjerman për dërgimin e Leopard – 2 si “paaftësi gjermane” për të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Por megjithatë Scholz arriti të bindte Biden për furnizimin afatgjatë me tanket Abrams, për të mos prishur "unitetin e aleancës" dhe "për të siguruar atë,që Ukraina dëshironte", megjithëse sipas specialistëve ushtarakë këto nuk janë ato, që Ukrainës i duhen për momentin. Një sukses i Scholz-it??? Por ky udhëtim nuk kaloi pa rënë në sy nga ana e shtypit gjerman, sepse ky udhëtim në Uashington ishte shumë i beftë dhe në brendësi të tij pati shumë gjëra misterioze dhe konfidenciale. E para, avioni qeveritar "Konrad Adenauer" ishte pothuajse bosh,kur u nis nga Berlini të enjten herët në mbrëmje në drejtim të kryeqytetit amerikan. E dyta, me vete kanvelari kishte marrë vetëm punonjësit e tij më të afërt dhe natyrisht forcat e tij të sigurisë. E treta, gazetarët nuk ishin fare të pranishëm. Një diçka e pazakontë për vizita të tilla të nivelit të lartë politik. E katërta, edhe njerëzit e biznesit nuk ishin aty. Lind pyetja: Përse një gjë e tillë? – Këtu lindin disa pikëpyetje të mëdha. Pikësëpari, nuk pati një pritje zyrtare nga pala amerikane. Scholz u prit në aeroportin e Uashingtonit vetëm nga shefi i protokollit, diplomati amerikan Rufus Gifford. Paksa e çuditshme dhe e pazakontë për një politikan të këtij kalibri ndërkombëtar. (Madje në fund të takimit ata nuk dhanë asnjë konferencë shtypi. Vetëm një intervistë e kancelarit Scholz për kanalin amerikan CNN.) Pikë së dyti, sipas shtypit gjerman, kancelari donte ta kalonte në heshtje të plotë këtë vizitë të tij të dytë në Uashington, që në bisedimet e tij me Joe Biden të mos vihej nën siklet dhe të ndihej sa më rehat dhe më komod. Pikë së treti, ai donte të realizonte një takim kokë më kokë me presidentin amerikan Joe Biden i pashqetësuar nga pyetjet pikante të gazetarëve. Ai donte një takim tepër konfidencial (unter vier  Augen).  Pikë së katërti, Scholz me anë të kësaj vizite donte të „kërkonte të falur“ për këmbënguljen e tij kokëforte lidhur me çështjen e dërgimit të tankeve Leopard 2 Ukrainës. Pavarësisht dritëhijeve dhe pikëpyetjeve të dala nga kjo vizitë e beftë e Scholz në Uashington, mund të themi, se marrëdhëniet gjermano – amerikane janë të një rëndësie të madhe dhe janë një kalibri më të lartë krahasuar me ato të vendeve të tjera. Dhe pavarësisht vështirësive dhe situatave të papritura të pakëndshme, ato do të mbeten boshti kryesor në arenën politike evropiane dhe në atë më gjerë ndërkombëtare. Kjo vizitë e dytë e kancelarit e vërtetoi më së miri këtë gjë. E ardhmja e tyre prognozohet më e mirë.