
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Anija e Edit vërtet fut ujë, por ajo e opozitës është fantazëm e pa flamur!

Shkruar nga Kastriot Kotoni 3 Shkurt 2023

Edi Rama e dimë që është në vështirësi me ngjarjen e re të sajuar nga dy provincial shqiptarë në Amerikë, zotërinjtë Agron Neza dhe Dorian Duçka. Nuk kam ndërmend të merrem me çështjen sepse e pres deri në fund përfundimin e gjyqit ndaj zotit McGonigal. Teoritë konspirative në këtë vend pijnë ujë dhe ka me qindra raste kur politikanët shqiptar shkojnë pranë dyerve të Agjencive të Shërbimeve Sekrete Amerikane e ju përgjërohen për besnikëri dhe në emër të respektit për Amerikën, nuk kanë lënë gur pa lëvizur për t’u shërbyer. Ky akt i turpshëm i politikanëve tanë nuk na nderon ne si shqiptar, por ja që kështu e shpërdorojnë besimin tonë këta horra a rrufjanë politik, qysh nga viti 1991 kur rivendosëm marrëdhëniet me SHBA-në. Avokatin e qeverisë e bën vetë Edi Rama, por se si e lexoj politikën në Shqipëri si qytetar i këtij vendi edhe pse i kam mundësitë për të jetuar ku të dua, jam i mahnitur me çdo ndryshim që ka ndodhur në Shqipëri edhe veçanërisht në pushtetin e kryesuar nga mazhoranca socialiste. Më i disiplinuar trafiku respekti ndaj ligjit flet vetë numri i gjobave i marrë nga qytetarët për shkelje të ligjit, votimi i ligjit për Reformën në Drejtësi, dhe ndëshkimi i çdo shkelës së ligjit nga çdo individ, pavarësisht se kujt partie i përket, shkurt reagimi ndaj shkeljes së ligjit në dallim me ish pozitën e djeshme, që e përdhosi ligjin dhe të drejtën me njerëzit e tij në sistemin gjyqësor. Shkurt ndjeshmëria ndaj padrejtësisë dhe reagimi ndaj opinionit publik është deri diku i drejtë, por ama ka. Nuk dua të shndërroj në propagandë ecurinë e Industrisë së Turizmit në Shqipëri si asnjë herë, ky fakt është një aset i çmuar për vendin në të ardhmen, me ose pa qeverinë Rama. Të përshkruash Shqipërinë e jugut dhe të veriut me një infrastrukturë të re dhe me epërsi të lakmueshme në rajon nuk është pak! Qytetarit i duhen shërbime dhe i janë kushtet për një ego pozitive me model perëndimor, kjo është edhe pasojë e politikës së drejtë të kësaj qeverisjeje e cila e ka një vizion të së ardhmes së Shqipërisë. Në fushën e luftës kundër krimit siç po e shohim ka një rritje të nivelit, të nivelit strategjik përball krimit të sofistikuar, që si kudo në botë është një hap përpara, problem është se si i përgjigjesh kësaj lufte apo beteje për neutralizimin dhe parandalimin e tij. Por kur e krahason me kohën e dremitjes së ministrit të PD-së rezultatet janë si nata me ditën. Ecën Shqipëria dhe në rang ndërkombëtar do thotë dikush, por kur ka qenë politika shqiptare një faktor kaq i rëndësishëm stabiliteti të ma thotë dikush? Edi Rama është pranuar botërisht si njeri që ka ditur të artikuloj qartë dhe drejt qëndrimin e politikës shqiptare si një vlerë e shtuar për ekuilibrin në rajon, por edhe si një model i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, si askush në botë. Provë është ftesa e BE-së që u mirëprit nga Tirana, si një dhuratë nga kjo qeveri e cila i tejkaloi parashikimet në aspektin ndërkombëtar, krahasuar me liderët e Ballkanit. Askush nuk mund ta drejtoj këtë vend me matricë që ideohet nga jashtë, qoftë edhe me imponim, sepse kanë ikur ato modele artificiale “ibrite”, për qeverisje teknike, është modeli i tejkaluar kujtoni qeverinë e Vilson Hahmetit e cila mirë që nuk e përballoi tajfunit e destruktivitetit të PD-së të Sali Berishës e pësoi me burgosje. Elektorati socialist ia ka besuar vullnetin qeverisjes socialiste e cila ka përgjegjësinë që të zgjidhi situatën e të zgjedhë kë të dojë për ta përfaqësuar deri në fund të mandatit. Orekseve të “Foltores” ua kemi parë tymin në qeverinë Nano. Është i njëjti presion nga i njëjti njeri dhe po me të njëjtin destruktivitet ndaj interesave të Shqipërisë. Ai që mendon kundra kohës, kur në gjykata thirren njerëzit e familjes së kryetarit të “Foltores” le të përdoren mish për top në mitingjet e 11 shkurtit në mbrojtje të vrasjeve të “Gërdecit” e të 21 janarit dhe shitjes së detit. Ky grupim pa busull për çështjen kombëtare e ka treguar fytyrën e vet, kur sheh me cilat parti bënë aleanca elektorale dhe ankohet për çështjet e “Butrintit” se gjoja ka interesa një person i ashtuquajtur filogrek. Nuk dua që ta thjeshtoj interesin e publikut për të ardhmen e qeverisë Rama, por kur e krahasoj me temën e filmit shqiptar të “Kinostudios Shqipëria Sot” me titull “Historiani dhe Kameleonët”, me skenar të shkruar nga shkrimtari i mirënjohur Qamil Buxheli, marrë nga romani i tij me titull “Karriera e zotit Maksut”, e kam më të qartë fabulën e këtij lloj skandali të çështjes “McGonigal”. I mbani mend skenat, kur e gjithë paria e qytetit paguanin me flori një ferman, në mënyrë që të hynin në historinë e Shqipërisë me bëma, që nuk u kishte shkuar nëpër mend e jo më ti kishin kryer. Historiani në këtë rast zoti drejtor i FBI-së , jam i sigurtë që do të na shajë me rrënjë e me degë dhe do të mallkojë veten, që u morë me ca provincial të Shqipërisë, të cilët t’i venë brekët tek koka. Po ku ta dinte ai i ngrati se ka një racë që nuk le gjë pa bërë kundër interesave kombëtare? Po ka biznesmen që të hedhë qoftë edhe një cent në këtë vend, ku opozita do pjesën e saj dhe vendos gjoba, lëreni aman se do i kërkojmë si “ai në shkretëtirë ( investitorët)” . Votoni njëherë e mirë që të heqim Saliun të thotë propaganda socialiste, e më pas të faktorizon partinë e portofolit për aleancë fluide, e më pas të përmend me kusi e sini e tepsi. Le ta paguaj me votën e popullit në mënyrë që të ndahemi njëherë e mirë nga vija e sjelljes qysh në vitin 1991, kur PPSH bëri sikur la pushtetin, por në fakt ndau rolet. Njëra parti kur ndërton e duket si anije që fut ujë dhe ka një direk e flamur e cila drejtohet me merkato elektorale e pa asnjë meritokraci, dhe tjetrën, pa direk pa konstruksion, e pa flamur që na rri si një fantazëm deri më tash!
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
