BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

Nga Pirro PRIFTI

Një emision shqetësues ai në TV News 24, në të cilin islamiku i moderuar Olsi Jazexhi dhe ateisti amator Mustafa Nano së bashku më arkivistin Tare, i përpoqën të shpjegojnë dhe të kundërshtojnë njëri tjetrin për të zbuluar të vërtetat dhe harresa së bashku me boshllëqet e historisë së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu si dhe të Epirit dhe Arbërisë së atëhershme.

Njihet Olsi Jazexhi për deklaratat e tij anti Heroit Kombëtar, të cilat janë në një linjë me Gjeostrategjinë e Presidentit Erdogan ndaj ish kolonive të tij qindra vjeçare: Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë. Deklaratat ofenduese të Erdoganit kur ishte Kryeministër për Gjergj Kastrioti –Skënderbun në kohën kur Fatos Nano ishte Kryeministër dhe largimi i Pikturës së Gjergj Kastriotit nga Zyra së bashku me një skulpturë të Heroit Kombëtar, lanë një shije të keqe në të gjithë shqiptarët në atë kohë, madje dhe në rastet kur Erdogani u bë President dhe erdhi në Shqipëri. Politikanët tanë burracakë shmangën pikturat e Heroit Kombëtar dhe skulpturat e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbu nga selitë e Presidencës dhe Kryeministrisë shqiptare në mënyrë që `ta prisnin mikun` sa më me servillëk dhe palaçollëk.

Karagjozllëku i fundit dhe një nga turpet më të neveritshme ishte rasti i festës së respektuar të Komunitetit Mysliman në sheshin e Gjergj Kastriotit –Skënderbu, ku u mbulua skulptura e Heroit Kombëtar. Mund të themi që nuk mund të ketë ndonjë vend në botë që të injorohet Heroi Kombëtar përkatës si në vendin tonë, sidomos pas viteve 1990.

Dhe kjo për shkak të politikave burracake, klienteliste dhe aspak dinjitoze të politikanëve të të gjitha krahëve, të cilët e kanë shitur dhe e shesin veten për 500 aspra duke qenë as më pak dhe as më shumë JUDA e varr-rëmihjes së shtetit shqiptar, i cili është bërë për gjithë këto vite si një han pa porta apo siç mund të themi një shtet pa bosht, në të cilin sot gëlojnë çuditërisht me `sukses` të `Pesë Anarkitë` që përmend Noli:

Anarki Fetare – Sepse drejtuesit e komuniteteve fetare kanë lënë Zotin dhe bredhin pas parave për të ndërtuar xhami e teqe dhe kishëza aspak tradicionale, dhe të gjithë paraqesin fytyrën hipokrite para Zotit, në një kohë që bëjnë të kundërtën dhe janë blerë nga politika.

Anarki Sociale – Sepse të gjithë janë kthyer ujq kundër njëri tjetrit, ku shoqëria nuk egziston por egziston mafia, e cila drejton gjithçka nëpërmjet politikës.

Anarki Morale – sepse ka një rritje galopante të divorceve, të kurvërisë, të shitblerjes ku, amoraliteti dhe imoraliteti paraqiten në televizione dhe media si kulmi i modës dhe i drejtimit nga duhet të shkojë rinia dhe shoqëria shqiptare, madje dhe moshat e tjera.

Anarki Patriotike – Më e shprehura gjithashtu në të cilën tradhtarët janë kthyer në heronj dhe marrin dekorata, kurse heronjtë ose janë harruar ose përqeshen; Anarki Patriotike ku, për shkak të mungesës së ligjit, dhe për shkak të lëshimeve që bën politika ndaj fqinjëve dhe tregtisë çdokush mund të tallet madje edhe me Heroin Kombëtar Gjegj Kastrioti Skënderbeu; merreni me mend kur tallen me Heroin Kombëtar, se ç`mund të bëjnë me të tjerët.

Anarki idealesh – Më e zakonshmja sepse në fakt sot nuk ka më asnjë ideal përveç, idesë se sa para mund të fitosh duke përdorur parullën `Qëllimi justifikon Mjetin`, ku injoranca, fanatizmi dhe kozmopolitizmi, dhe urrejtja kundër atdheut, lulëzojnë në Shqipëri.

 E parë në këtë aspekt dhe në këto situata, Neës 24, mendoj se ka shkelur etikën morale derisa sa ka pranuar të marrë nëpër gojë Heroi Kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, gurin e themelit të shtetit shqiptar, pjesën themelore të identitetit shqiptar, ndaj të cilit askush nuk flet keq as në vendet që dikur kanë qenë tradicionalisht jo të pranueshme për shqiptarët si p.sh., fqinjët dhe Turqia.

Më e keqja është se këta njerëz që dalin dhe shprehin opinionet e tyre, tërësisht anti-shqiptare si ato të Olsi Jazexhiut, apo të Fatos Lubonjës, dhe të radikalistëve islamikë kundër Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, dhe që këta të fundit, që popullatën me fe islamike e quajnë popullatë islame apo pa etni, duhet të përgjigjeshin para ligjit. Mendoni njëherë të nderuar se çfarë do bënte presidenti Erdogan nëse Olsi apo Lubonja do të shanin Ataturkun nëse do të ishin në Turqi, apo do të shanin Caar Llazarin nëse do të ishin në Serbi, apo nëse do të shanin themeluesit e Greqisë nëse do të ishin në Greqi. Sigurisht do të paraqiteshin para gjyqit dhe ndoshta do të kalbeshin në burg.

Por ç`po ndodh në Shqipëri? Ka anarki idealesh, anarki morali, anarki patriotike etj., sepse shteti ligjor është në rënie të lirë.

Po si është e vërteta e këtij shkulmi shpifjesh dhe sharjesh nga këta protagonistë kryesorë që përmendëm më sipër, dhe nga deficit intelektual i replikuesve si Nano, Tare, madje dhe të historianëve tanë akademikë që janë tepër të lodhur për t’u përballur me furinë anti-shqiptare?

Mendoj se ky sulm kundër Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, në bazë të debateve qoftë në media por dhe në ato që kam replikuar në Facebook dhe internet, tregojnë se egziston një sulm i mirë koordinuar për të copëtuar identitetin shqiptar dhe për ta mbajtur Shqipërinë të dobët, politikën shqiptare të frikësuar, shoqërinë shqiptare dhe kosovare nën presionin që këto vende nuk bëhen dot nëse nuk do të jenë nën Turqinë apo nën ndonjë fqinj tjetër, duke i rekomanduar të largohen nga vendi, ose të bëhen `mish për top` për fanatikët.

 Një nga turpet më të mëdha dhe një nga servilizmat më të neveritura sot në Shqipëri madje dhe në Kosovë, është largimi i fotografive, pikturave, portreteve, skulpturave të Heroit Kombëtar, Gergj Kastrioti-Skënderbeu nga selitë presidenciale, kryeministrore, ministrore, dhe lokale, gjë që tregon se shteti shqiptar nuk ka shtyllë vertebrore, se shteti shqiptar nuk ka dinjitet, se shteti shqiptar ka frikë nga udhëheqësit e huaj, se shteti shqiptar nuk funksionin dhe do të rrijë i destabilizuar për një kohë të gjatë përderisa nuk do të rehabilitojë Heroin Kombëtar me të gjithë madhështinë e tij në mënyrën zyrtare, por dhe duke nxjerrë ligjet përkatëse kundër ofendimit të këtij Heroi Kombëtar dhe Ndërkombëtar.

Në shkrimin tim të mëparshëm `Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vija ndarëse midis shqiptarëve dhe anti shqiptarëve`, kam shpjeguar se ata që sot ofendojnë figurën historike dhe madhështore të Heroit Kombëtar, i cili mesa duket nderohet më shumë jashtë vendit se sa këtu, dje përkrahnin teoritë antishqiptare të Titos, i cili insistonte që ka popullsi myslimane dhe nuk përmendte etninë shqiptare.

Kjo ide, sot është realitet si pasojë e investimeve të mëdha shumë vjeçare, të disa shoqatave islamike për të ndërtuar xhami, për të promovuar veshjet fetare islamike, duke nxitur sharjet kundër Skënderbeut, duke nxitur përçarjen jo vetëm fetare por edhe pesimizmin nëse ky vend me tre fe kryesore- nuk bëhet, por në mënyrë indirekte japin të kuptojnë se Shqipëria funksionon më mirë nëse - nuk do të jetë!

Së fundmi mund të them se Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu tremb edhe sot e kësaj dite armiqtë e tij që jetojnë në Shqipëri e Kosovë, dhe ai mbetet edhe Hero Kombëtar edhe Hero Fetar, sepse dëshmitë e shumta historike, në kundërshtim me llafollogjitë e islamikëve apo të injorantëve ateistë, përmendin se Gjergj Kastrioti luftoi për Atdhe dhe për Fe; ruajti atdheun e tij nga pushtuesit osmanë të cilët, masakruan popullatën vendase arbërore dhe epirote të krishterë, i detyruan të largohen nga vendi, dëshmi e të cilave janë arbëreshët, arvanitasit, shqiptarët e Ukrainës, shqiptarët, e Bullgarisë, Rumanisë, Misirit, etj., i vranë, i përdhunuan, i konvertuan me dhunë popullsinë vendase, sollën popullatë aziatike e cila u bë pjesë e këtij vendi; dhe sot me paturpësinë më të madhe flasin se osmanët erdhën për të `administruar këtë vend`, dhe `bashkëqeverisën me shqiptarët`.

Në një pikë këta mashtrues të historisë kanë të drejtë: klasa e pasur e shqiptarëve dhe e shqipfolësve, është klasa tradhtare, dhe sot politikanët e sotëm nuk dallojnë nga këta tradhtarë të idealeve patriotike dhe të vendit tonë e të trojeve tona, përveç veshjes moderne, e cila në fakt mbulon fëlliqësinë anti-shqiptare. Nëse do të ketë ndonjëherë Shqipëri, ajo duhet të fillojë jo vetëm nëpërmjet Vettingut por edhe duke larguar nga mediat njerëzit anti shqiptarë dhe tradhtarë të atdheut.