BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Antifashizmi i çamëve dhe Marrëveshja e Konsipolit

Antifashizmi i çamëve dhe Marrëveshja e Konsipolit

Dëshmitë historike që i kanë shkruar kombet, janë të pavdekshme dhe një nga treguesit e së vërtetës që përballet me çdo shtrembërim që kërkohet t’i bëhet asaj nga qarqet dhe rrethanat e kohës. Kur vjen fjala për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve, ekskluzivisht mendja të shkon tek çështja më shumë e debatuar dhe më e denigruar siç është çështja çame dhe genocidi grek mbi Çamërinë.

Ata që e vërtetojnë këtë janë dëshmitarët okularë që e vuajtën genocidin, janë nënat dhe fëmijët, janë baballarët dhe gjyshërit, janë kancelaritë europiane dhe vetë grekët që i bënë masakrat në ato vite fundlufte të Luftës II Botërore. Për këtë çështje janë shkruar dhe thënë shumë fjalë dhe janë bërë shumë deklarata. Një nga ato të ashtuquajtura pretendime greke që kërkon të justifikojë masakrat dhe genocidin çnjerëzor, është absurdi i “bashkëpunimit me okupatorin gjatë Luftës II Botërore”. Shumë herë kemi folur dhe kemi dhënë dëshmi të kundërshtimit dhe hedhjes poshtë të pretendimeve të tilla uktrashoviniste greke, siç është edhe fakti që babai im, (Nuri Emin Zane, Hajri Hasan Fetahu, Osman Zenel Taka dhe Mezan Jonuzi) dhe shumë e shumë të tjerë  që  u bënë viktimat e persekutimit në kampet e internimit në Gjermani, po ashtu sie dhe e persekutimit grek dhe atij komunist në Shqipëri. Por më shumë se kaq është edhe një dokument tjetër historik, si dëshmi e së vërtetës mbi qëndrimin e shqiptarëve të Çamërisë në Luftën e Dytë Botërore, siç është “Marrëveshja e Konispolit”.

Marrëveshja e Konispolit

Më 10 gusht 1944 u zhvillua takimi i përbashkët mes përfaqësuesit të Frontit të Çlirimit të Çamërisë dhe përfaqësuesit të Frontit Çlirimtar të Greqisë (EAM), si dhe të delegacionit të Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH) për Gjirokastrën (Shqipëri) për të shqyrtuar problemet e minoritetit shqiptar në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri.

Mbledhja mori vendimet e mëposhtme:

Për shkak të paragjykimeve shekullore, gabimeve të njëpasnjëshme, krimeve të disa keqbërësve dhe propagandës shoviniste të disa qarqeve, për minoritetin shqiptar dhe për atë grek u krijua një gjendje e tillë, e cila po i lë mjaft forca në neutralitet, të kundërta me njëra- tjetrën dhe rrjedhimisht të pafuqishme për pjesëmarrjen në luftën antifashiste që po bëjnë  të dy popujt, grekët dhe shqiptarët. Shenjat e ditëve të fundit tregojnë se katastrofa nuk vonon të vijë, nëse mbyllen sytë dhe nuk ndërmerren iniciativa nga ata që ndodhen pranë ngjarjeve.

Krijimi i një organizate antifashiste për çdo minoritet është një nevojë emergjente. Një predispozicion i tillë është shfaqur qartë nga minoriteti grek dhe ndihet i gjallë edhe në mes të të njëjtave subjekte në Çamëri. Krijimi i organizatave antifashiste respektive, gjithashtu u mbyll gojën shovinistëve që flasin për tradhti kombëtare.

Kjo zgjidhje në rrugën e luftës së sotme për çlirim dhe vetëvendosje të popujve, do t’i vëllazërojë të dy popujt fqinjë. Kjo është e vetmja mënyrë e përshtatshme dhe e frytshme.

Organizatat antifashiste do të udhëhiqen nga një këshill i përbërë prej një përfaqësuesi shqiptar, një grek dhe nga një përfaqësues i minoritetit. Sa për një palë aq edhe për tjetrën, në Këshill do të bëjë pjesë edhe një përfaqësues i misionit anglez. Ky i fundit do të marrë pjesë vetëm nëse kërkohet nga minoriteti.

E njëjta mënyrë do të zbatohet edhe për organizimin ushtarak.

Jepet amnisti e plotë ndaj të gjithë atyre që me sjelljen e tyre, sa me veprimtarinë politike aq edhe në jetën private i kanë shërbyer fashizmit dhe shovinizmit.

Të dy organizatat, greke dhe shqiptare, garantojnë për sot dhe për të ardhmen, jetën, nderin dhe pasurinë e popujve minoritarë.

Ky vendim do t’u njoftohet që të dy popujve dhe vihet qysh sot në zbatim. Do t’u njoftohet gjithashtu dhe organizmave eprorë.

Statuti i organizatave antifashiste të minoriteteve do të përfshijë klauzola për pjesëmarrjen aktive të të dy popujve në luftë. Përveç propagandës antifashiste, ndalohet çdo propagandë tjetër, edhe ajo shoviniste.

Shtypi i të dy organizatave do të ndihmojë edukim politik të popujve dhe të dy minoriteteve.

Për frontin Çlirimtar të Çamërisë                         

Rexhep Plaku

Për EAM-in

Aleksis Janaris

Për PKSH

Çeliku

Duhet thënë me vërtetësi dhe kompetencë dokumentare se ky dokument është botuar për herë të parë në librin “Organizimi antifashiste i minoritetit grek në Shqipëri 1943-1944” i autorit Aleksis Janaris dhe është ribotuar në broshurën nacionaliste “Momente të panjohura nga drama e Epirit”, 1989. duhet thënë gjithashtu se Aleksis Janari është pseudonim i Miltjadhi Qiriani, ndërsa Çeliku është Bedri Spahiu

Nga ana tjetër është e rëndësishme të pohojmë se “Marrëveshja e Konispolit” është edhe një dëshmi tjetër e cila hedhë poshtë akuzat greke ndaj popullsisë së martirizuar të Çamërisë si bashkëpunëtorë me pushtuesit nazi-fashist. Edhe para këtij takimi edhe më pas popullata e Çamërisë u rreshtua në rradhët e lëvizjes antifashiste si në formacionet e EAM-ELAS-it grek, po kështu edhe në rradhët e formacioneve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Shqipërisë. Mbas kësaj marrëveshje, përfaqësuesit e Çamërisë u mblodhën në fshatin Shalës të Konispolit në Kongresin e Parë dhe formuan organizatën me emrin “Këshilli Antifashist Çam”, si e vetmja organizatë përfaqësuese e popullatës së Çamërisë. Kjo organizatë mbrojti interesat e popullatës Çame edhe pas Luftës së Dytë Botërore, deri më 1948.

Është fakt historik se minoriteti grek në Shqipëri përkrahu Luftën Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, por kontributi dhe pjesëmarrja e popullatës çame ishte akoma më e madhe dhe e materializuar në disa njësi dhe formacione luftarake. Ndonëse qeveritë greke e mohojnë ose e mbajnë të fshehur kontributín e shqiptarëve të Çamërisë si dhe pjesëmarrjen e tyre në rradhët e Lëvizjes Antifashiste të popullit grek, është fakt historik se vetëm në Divizionin e 8-të, Regjimenti i 15-të të ELAS-it bënte pjesë dhe Batalioni i quajtur “miks” (shqiptaro-grek), në rradhët e të cilit u rreshtuan dhe luftuan mbi 500 partizanë çame. Në Shqipëri kemi po kështu përfaqësues të kësaj popullate në të dyja anët e kufirit shqiptaro-grek që u rreshtuan në rradhët e formacioneve luftarake shqiptare si Batalioni “Çamëria” si dhe në rradhët e brigadave të ndryshme, ku dhanë jetën me dhjetra shqiptarë të Çamërisë. Gjithashtu është fakt se krijimi i Komitetit Antifashist Çam është përgjigja më e mirë historike që kjo popullatë i ka dhënë marrëveshjes së Konispolit, ndërkohë në rradhët e minoritetit grek në Shqipëri nuk ekziston një organizim i tillë. Madje siç dëshmon edhe ky dokument me mjaft vlerë historike, që vetë autori grek e nxjerr në dritë, minoriteti grek nuk prezantohet si palë nënshkruese dhe pjesëmarrëse direkt në këtë dokument, ashtu siç është pjesëmarrja dhe firma e përfaqësuesit të Frontit për Çlirimin e Çamërisë, Rexhep Plaku.

Ky dokument hedh dritë plotësisht mbi kohën kur shqiptarët e Çamërisë me pa të drejtë akuzohen dhe dëbohen me dhunë nga vatrat e tyre në mënyrë kolektive dhe po në mënyrë kolektive vazhdojnë të persekutohen politikisht nga shteti i sotëm grek dhe nga ata që e kishin për detyrë t`i mbronin. Në të njëjtën kohë, publikimi i këtij dokumenti është një aktakuzë edhe  për ata që janë përgjegjës të Luftës Çlirimtare të të dy popujve, që kanë heshtur dhe vazhdojnë të heshtin, duke mos ju përmbajtur detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja tri palëshe e firmosur më 1944 mbi mbrojtjen e jetës dhe të pasurisë të popujve minoritarë.

Epilog

Dokumentimet e herëpashershme që bëhen nga studiues çamë veçanërisht, por edhe në disa raste nga studiues të tjerë, kanë një dallim të madh në paraqitjen e tyre. Njëherazi kanë edhe një mangësi të madhe jo në përmbajtjen e tyre, por në mosmbështetjen që bëhet nga Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Mangësia e pazakontë për një institucion të lartë jo politik qëndron në faktin se asnjëherë nuk janë trajtuar apo përmbledhur këto dokumentime në favor të çështjes mbarëkombëtare shqiptare për të folur e para kjo Akademi në emër të të vërtetave që gjithsesi qarkullojnë si vetmitare në një atmosferë të trazuar. Janë shumë e shumë pikëpyetje që kanë nevojë të trajtohen dhe shtjellohen në mënyrë shkencore për çështjen e trojeve kombëtare jashtë kufijve të Shqipërisë, pro që asnjëherë nuk janë vlerësuar si të tilla.

Përkundër kësaj Akademie qëndrojnë Akademitë e Greqisë dhe Maqedonisë, Asebisë dhe Malit të Zi të cilat nuk lenë rast të shkojë kot pa u dhënë përgjigje shkencore dhe dokumentare problemeve që u paraqiten, qoftë edhe duke trilluar në kurriz të shqiptarëve. Në këtë kuadër them se studiuesit çam, duke futur këtu edhe njërin nga më të përkushtuarit, profesorin e nderuar 91 vjeçar Ibrahim D. Hoxha, që i vetëm ka realizuar dy enciklopedi Jugshqiptare si monumente të të vërtetave dhe që vlejnë si pika referimi edhe për Akademinë Shqiptare. Ndoshta ka ardhur koha për të thënë zërin tonë si çamë edhe përmes një institucioni si Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, e cila deri tani ka bërë me dashje shurdhmemecin  për temat e interesave të madhe mbarëshqiptare. 

Nga Hyqmet ZANE