BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Antikomunizëm, apo neofashizëm?

Antikomunizëm, apo neofashizëm?

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1992, kur në pushtet erdhën forcat e djathta të prira nga komunisti antikomunist Sali Berisha, shumë shqiptarë naivë patën besuar se tanimë “kaluam nga diktatura në demokraci” dhe se, pas kësaj, do të vinin “ditët e bardha të lirës”. Po ja që dardha e paskesh “bishtin prapa”. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe shqiptarët që u besuan përrallave për “demokracinë pluraliste”, do të bindeshin se “kaluan nga shiu në breshër”.

Ishte kjo arsyeja që, pas 22 marsit 1992, e djathta shqiptare pësoi humbje të njëpasnjëshme: Në vitin 1994 u rrëzua projekt-kushtetuta e njohur me emrin “Kushtetuta berishiane”. Dy vjet më vonë, më 1996, forcat e djathta u diskredituan përpara shumicës së shqiptarëve dhe përpara opinionit progresiv evropian me masakrën elektorale, që çoi në anti-shtetin berishian të vitit 1997, i cili u përmbys me turp nga revolta e forcave të majta shqiptare dhe nga zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Sidoqoftë, edhe gjatë alternimit të pushtetit në vitet e mëvonshme midis të majtës dhe të djathtës shqiptare, vihej re, si edhe në ditët tona, përpjekja për të “ringjallur” ato forca politike, që u bënë me turp në vitet e Luftës së Dytë Botërore, duke u vënë, në fillim, në shërbim të pushtuesve fashistë italianë dhe, pas vjeshtës së vitit 1943, në shërbim të pushtuesve nazistë gjermanë. Si instrument për arritjen e këtij qëllimi u përdor “karta e të përndjekurit politik” në vitet e socializmit. Me pikëllimin për “përndjekjet” e këtij grupimi shoqëror nis kori i kukuvajkave antikomuniste, që po vazhdon me tonalitet më të lartë edhe në ditët tona.

Pasi u shpërblyen jo pak pinjollë të ish-bashkëpunëtorëve të fashizmit nga pushteti i S. Berishës, lista u zgjat edhe me “të përndjekur” të tjerë, që paskëshin rënë në burg në vitet e socializmit, vetëm sepse “kishin luftuar për triumfin e fjalës së lire”, (?!) Dhe pushteti i të majtës shqiptare vazhdon t`u japë shpërblime, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, këtyre “luftëtarëve të lirisë së fjalës”, pa menduar se shkelësit e ligjit dënohen në çdo vend të qytetëruar të botës dhe se askush nuk ka të drejtë që t`i shpërblejë këta shkelës të ligjit më vonë për hir të një humanizmi abstrakt!

Po ja që as ky “humanizëm” i socialistëve nuk i ka kënaqur “të “përndjekurit e diktaturës komuniste”! Ata ka kohë që po bërtasin për “dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare”, për nxjerrjen nga qarkullimi të veprave letrare e artistike të realizuara në vitet e socializmit e deri për ndalimin e “simboleve komuniste”. Dhe zemërimi i tyre sikur shpërtheu me ashpërsi më 16 shtator, ditën e përkujtimit të Konferencës së Pezës, kur u hodhën themelet e pushtetit popullor që do të vendosej në Shqipëri pas fitores mbi pushtuesit fashistë italianë e gjermanë, më 29 nëntor 1944..

 “Të përndjekurit e viteve të socializmit” i tmerroi parakalimi në Pezë i komunistëve shqiptarë me fotot e Komandantit legjendar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare-Enver Hoxha. Ata, siç u mor vesh nga S. Miraka dhe B. Ndregjoni, i revoltoi edhe kënga për Enver Hoxhën, që u këndua në Bashkinë e Tepelenës edhe nga kryetari i saj-Tërmet Peçi në përvjetorin e çlirimit të kësaj bashkie nga robëria fashiste. Aq e madhe ishte “revolta” ndaj këtij akti, sa PD dhe Tritan Shehu me të tijtë kërkuan nga qeveria që ky kryetar i nderuar të shkarkohej nga detyra. (?!)

Dhe kur dëgjon zëra të tillë të çjerrë, lind pyetja: Ç`kanë me Enver Hoxhën kukuvajkat antikomuniste?! Pse i tmerron fotoja e këtij antifashisti të madh në nivel evropian e më gjerë?! Se ato duhet ta dine që antifashizmi ka qenë dhe do të mbetet një vlerë e madhe e qytetërimit evropian. Për rrjedhojë, ata që ngrihen kundër kësaj vlere, nuk mund të jenë tjetër, veçse antivlerë e këtij qytetërimi! Se Sharl Dë Gol dinte më shumë se antikomunistët shqiptarë kur shkruante: “Enver Hoxha ishte lideri më patriot i Evropës. Me ato që bëri për luftën, për ndërtimin dhe mbrojtjen e vendit, meriton respekt”!

Duke dëgjuar korin e kukuvajkave komuniste në ditët tona, kur socializmi është përmbysur dhe në pushtet kanë ardhur borgjezët e rinj, ish komunistët që kanë veshur veladonin e antikomunistëve, duket se pinjollët e ish-bashkëpunëtorëve të fashizmit, antikomunizmin e flaktë e përdorin jo thjeshtë se i tmerron emri dhe figura e Enver Hoxhës, por, parasëgjithash, si “argument” i përpjekjeve të tyre për të ardhur përsëri në pushtet, për të fituar ato privilegje që i zotëronin paraardhësit e tyre përpara 29 nëntorit të vitit 1944. Këtë e dëshmojnë përrallat e dala boje të ballisto-zogistëve për “diktaturën e egër komuniste”, sikur në krye të vendit të ishte përsëri Enver Hoxha.

 Dhe se ç`forca përfaqëson e djathta shqiptare në ditët tona na dëshmon edhe një informacion që Harri Fullc i jepte Uashingtonit në shtator të vitit 1944. Së në këtë informacion, midis të tjerave, shkruhej: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre (pjesëtarët e qeverisë kuislinge) i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman… anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitivitet …ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës”.

Më tej në këtë informacion Harri Fullc shpalos ca të vërteta të mëdha historike, të cilat do t`i ndihmojnë shqiptarët për të kuptuar se tek cilat forca duhet mbështetur në luftën e tij për progres. Se Harri Fullc e ndan shapin nga sheqeri kur pohon se “Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira”, duke shtuar se, “elementë të këtij grupi anë: 1. Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave… Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët …, 2. Bajraktarët, dhe kapedanët myslimanë të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët, 3. Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat, Bushatët, Çobat, Harapët, 5. Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme… shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”. (Dokumenti orifhbal në arkivin & DASH: A. M. 1211/16/875.01/9-2244)

Dhe shqiptarët atdhetarë duhet të vihen në mendime përpara këtyre të vërtetave të hidhura të historisë sonë jo fort të largët. Ata duhet ta rrënjosin thellë në ndërgjegjen e tyre, se thirrjet për “dekomunistizimin”, thirrjet për ndalimin e krijimtarisë letraro-artistike të gjysmës së dytë të shekullit XX, kur udhëhiqte PPSH me Enver Hoxhën në krye, që vinë nga pinjollët e atyre, shumica e të cilëve ishin, siç theksonte Harri Fullc, “me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.

Se përpjekja për ta paraqitur ish-burgun e Tepelenës si “Aushvic shqiptar” është sa e gënjeshtërt, aq edhe antihistorike, siç është jashtë logjikës historike, krahasimi i “komunizmit” si doktrinë dhe rend ekonomiko-shoqëror, me doktrinën naziste të Hitlerit. Është antihistorike, sepse komunistët, në rrafsh botëror, ishin jo thjeshtë një pjesë, por edhe një forcë e madhe në koalicionin antifashist botëror. Se, po të ishte ndryshe, Çurçilli nuk do të shkruante me admirim për Josif V. Stalinin. Se, të ishte ndryshe, ai nuk do të shkruante se “Unë e respektoj këtë njeri të madh e të shkëlqyer…Shumë pak njerëz në botë mund të kuptonin kështu, në kaq minuta, çeshtjet nëpër të cilat ne humbisnim prej shumë muajsh. Ai kishte kapur gjithçka brenda një sekonde”….

Se, po të mos e vlerësonte në masën e duhur kontributin e Stalinit dhe të komunistëve në Luftën e Dytë Botërore, Çurçilli nuk do të shtonte se “Ishte një fatmirësi e madhe për Rusinë që, gjatë viteve të një sprove të tmerrshme, vendi drejtohej nga Stalini, gjeni dhe strateg i paepur…Ai krijoi dhe magjepsi një perandori të jashtëzakonshme,…që mori në dorë një Rusi si një karrocë pa kuaj dhe e pajisi atë me armatime atomike”. (“Sovjetskaja Rosia”, 02.09.2002)

Këto të vërteta e zbulojnë keq demagogjinë e antikomunistëve shqiptarë dhe gënjeshtrat e tyre mbi “regjimin shtypës” të Enver Hoxhës. Se Enver Hoxha dhe shteti që ai drejtonte, si pjesë e koalicionit antifashist botëror, dënoi dhe burgosi, në shumicën absolute, ish-bashkëpunëtorët e pushtuesve fashistë italianë e gjermanë, siç u veprua edhe në shtetet e tjera të Europës në vitet e Luftës së dytë Botërore. Se, siç dëshmohet në dokumente të atyre viteve, gjenerali Willson, komandant i forcave aleate në Mesdhe, kishte urdhëruar: “Çdo përkrahje për ushtrinë gjermane kundër forcave të armatosura të Kombeve të Bashkuara, si dhe kundër gjithë atyre që janë në krah të Kombeve të Bashkuara me rezistencën kundër gjermanëve, janë të paralajmëruar se do të trajtohen si armiq, edhe tani edhe ditën e ardhshme të Çlirimit”.

Ishte kjo arsyeja që, siç dëshmonte Walker Laqueur, historian i Universitetit të Harvardit, “Pas Luftës së Dytë Botërore në zonën britanike u shqyrtuan më shumë se dy milionë raste gjatë denazifikimit…Në Belgjikë (me 8 milionë banorë) u hapën 634 mijë çështje penale dhe 77 mijë vetë u dënuan si bashkëpunëtorë të pushtuesit. Në Holandë 150-200 mijë burra e gra u hetuan si bashkëpunëtorë… Në Francë u dënuan 120 mijë vetë, duke përfshirë 4785 dënime me vdekje (prej të cilëve u ekzekutuan 2 mijë)…Midis të ekzekutuarve kishte edhe shkrimtarë dhe gazetarë”. (“Europa në kohën tonë”, f. 23-24 dhe 28)

Këto të vërteta të mëdha historike kishte parasysh kryeprifti shqiptar, Fan S. Noli, i cili sikur ta dinte se ç`do të përrallisnin antikomunistët shqiptarë pas vdekjes së Enver Hoxhës, shkruante: “Diell i flaktë ishte Guberna Demokratike e Enver Hoxhës, e cila, pa asnjë dyshim, është e fortë edhe brenda edhe jashtë…se, përveç veprave konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe ta transformojë Shqipërinë nga një çiflig i bejlerëve, në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve;…se, për herë të parë në histori të saj, Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t`ua japë xhevapin gjithë kapadainjve që i bien në qafë”. (v. 3, f. 379)

Ja përse njerëzit e ndershëm të këtij vendi duhet ta kuptojnë se britmat antikomuniste të së djathtës shqiptare tingëllojnë si britma neofashiste, të cilave duhet t`u kundërvihet opinioni publik progresiv. Ja përse, në ditët tona duhet ta dëgjojmë zërin e Julius Fuçik: “Njerëz! U kam dashur. Jini vigjilentë”!

Nga Preng Cub LLESHI