BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Në fillimet e para të Lëvizjes komuniste në vendin tonë, dhe sidomos pas Themelimit të Partisë Komuniste, rolin e antikomunizmit e morën bejlerët, agallarët, bajraktarët dhe disa nga prelatët e besimeve fetare, të cilët më vonë do të krijonin edhe organizata politike si ajo e Ballit Kombëtar, Legalitetit etj, me të cilat iu kundërvunë jo vetëm Partisë Komuniste, por edhe LANÇ të popullit shqiptar kundër pushtuesit nazifashist. Propaganda e kësaj skote antikomuniste, që rezultoi dhe antikombëtare, pati efektet dhe viktimat e saj. Si argument të kësaj ecurie, po sjell dy episode të thjeshtë, por domethënës: Në vitin 1941, Myslim Peza me Çetën e tij, u ndodh në zonën e Shpatit të Elbasanit, në kushte të vështira, përballë sulmeve të forcave fashiste. Për ta ndryshuar situatën, mendoj t’i drejtohej Enver hoxhës, me të cilin sapo ishte njohur. Për këtë qëllim, me një korrier të posaçëm, i dërgoi një letër për takim në Pezë. Në ditën e caktuar, Babë Myslimi mbërriti në kodrat e Pezës dhe mblodhi e u tha shokëve: “Kur ishim në Çermë, kam çue një njeri në Tiranë, për t’u marrë vesh e bashkëpunuar me komunistët. Ata janë për luftë të armatosur . . .

- Pse, edhe me komunistët dashke me na përzi, or Babë?, - ndërhyri Hamdi Grori, nga një dëllinjë andej nga fundi. - Po komunistët të marrin pasuninë, or Babë!!, - u ankua ai.

Babë Myslimi, e thiri Hamdi Grorin dhe e uli pranë vetes. Pastaj i foli shtruar: 

- Sa tokë ke ti Hamdi? 

- Pesë dynym tokë dhe nja njëzet rrënjë ullinj, or Babë! 

- Po çfarë do të marrë komunizmi te ti, pesë dynimët e njëzet degët e ullinjve, apo . . . brekushet me arna të gruas tate?!  (Myslim Peza, “Kur dhashë besën”, faqe 105 – 106). Në gusht të vitit 1944, një njësit partizan, në ndjekje të pushtuesit, që tashmë kishte marrë rrugën e kthimit në strofkullën e tij naziste, ju desh të kalonte në fshatin tim malor, Lufaj të Mirditës. Për fat të keq, disa nga fshatarët, zunë pritë për të ndaluar me armë futjen e partizanëve në fshat. Kjo ndodhi sepse Bajraktarët dhe disa prelatë të besimeve fetare, u kishin thënë se partizanët dhe komunistët, që i udhëhiqnin, nuk ishin shqiptarë, por grek, rus, etj.; dhe se ata, përveç pasurisë, të marrin edhe gruan apo motrën. . . Por, kur partizanët hynë në fshat, banorët konstatuan se ata ishin shqiptarë, me të njëjtën gjuhë e tradita shqiptare si vendasit. Gjatë tri dekadave të “demokrazisë” borgjeze, krahas shtimit të analfabetëve në radhët e popullit të thjeshtë, vijoi të rritej në maksimum vulgariteti dhe djallëzia e propagandës antikomuniste. Apologjetët e sistemit “të ri”, në pamundësi për ta sulmuar me argumente shkencore, politike, ekonomike dhe sociale, periudhën e socializmit në vendin tonë, e lyen shigjetën e propagandës së tyre, jo vetëm me rrëshirë të zezë dhe helm nepërkash, por edhe me ndyrësinë shpifjesh, të paimagjinueshme për racën njerëzore. Dhe kjo propagandë pati dhe vijoi të ketë rezultate për interesat e politikanëve dhe pushtetarëve, që ndonëse hiqen disa të majtë e disa të djathtë, realisht janë degët e së njëjtës pemë, pemës së plakur e të degraduar të sistemit borgjez-kapitalist. Falë kësaj propaganda antikomuniste, që ka në bosht shpifjen dhe mashtrimin, puna ka arritur gjer aty sa, edhe punëtori i thjeshtë e i papunë, të vihet në rresht e të brohorasë kundër komunizmit, dhe madje t’i këndojë këngë bosit borgjez, që i pinë punëtorit djersën, mundin dhe gjakun gjer në infinit. Në dhjetor të vitit  2000, Shefi i Sindikatës së “Pavarur”, zhvillonte një protestë me rreth njëzet vetë, tek monumenti i Partizanit në kryeqytet. Së bashku me ta ishin edhe disa të papunë, që prisnin aty çdo ditë, se mos kalonte ndonjë punëdhënës, ku do të mund të fitonin bukën e ditës për familjet e tyre. Njëri nga këta të papunët, me një çantë të grisur mbi kurriz, ku dukeshin bishti i çekanit dhe i mistrisë, ndërsa dridhej prej të ftohtit të dhjetorit, i ishte bashkuar protestës, dhe duke tundur dy gishtat lart, thërriste me zë të ngjirur “Poshtë komunizmi! . . . Poshtë komunizmi! . . . A thua se punëtori i papunë kishte ndonjë fabrikë apo biznes, që mund t’i rrezikohej, nëse ringjallej komunizmi! Tani në vitin e 32-të  të sistemit kapitalist në vendin tonë, “grafiku” i analfabetizmit, i padijes dhe injorancës është rritur, siç është rritur e përsosur edhe propaganda vulgare dhe mashtruese e apologjetëve të borgjezisë shqiptare kundër komunizmit. Për pasojë, edhe viktimat e antikomunizmit janë shumuar, duke përfshirë në vorbullën e saj edhe mjaft ish të dënuar e të persekutuar politikë. Këta të fundit, duke përsëritur “ison” e antikomunizmit, padashje janë vënë në shërbim të së majtës, e cila nganjëherë, sa për reklamë, bën ndonjë lëvizje të spektrit të majtë. Për tu bindur me këtë fakt, i ftoj lexuesit të dëgjojnë emisionin e mëngjesit të televizioneve, ku qytetarët japin mendimet e tyre për situatën dhe për punën e politikanëve, të parlamentit e të qeverisë. Jo në një rast, por në shumë raste, ish të burgosur dhe ish të persekutuar të sistemit socialist, ngrenë zërin e akuzojnë me të madhe qeverinë dhe sidomos Kryetarin e saj, Edi Ramën, duke e quajtur këtë të fundit, “komunist” dhe “Enver Hoxhë”!  Kur këtë “ofendim” apo akuzë, e dëgjon Rama, me siguri i qeshet e i ndrin gjithë mjekra. Sepse militantët e PS dhe të Ramës, ndonëse janë zemëruar në shumë pika me kryeministrin e tyre, kur e dëgjojnë nga i persekutuari se Rama qenka “komunist” dhe madje edhe “Enver”, harrojnë mëritë e mëparshme, dhe bëhen “grusht” rreth “Enverit të ri”, pse jo edhe rreth “Skënderbeut” të Spiro Palit. E njëjta gjë ndodh edhe nga krahu i kundërt, tek militantët e PD. Sapo socialistët e elitës dhe ata të thjeshtit, akuzojnë e mallkojnë Saliun, që ka tradhtuar ish Partinë e tij Komuniste (më saktë Partinë e Punës), demokratikasit, së bashku me ish të dënuarit dhe të persekutuarit, entuziazmohen dhe brohorasin me të madhe: “O Sali, je Hero, Shqipëria ty të do”! Me anën e këtyre “viktimave të komunizmit” e të “antikomunizmit”, dy partitë politike, PD e PS, që kanë bërë e bëjnë ligjin në vendin tonë, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse ruajnë ekuilibrat e pushtetit të tyre borgjez, duke realizuar me qetësi “rrotacionin” periodik të ndërrimit të pushtetit. Edhe kur “rrotacionin periodik” ndodh që e kapërcejnë ndonjëherë me mandate, përsëri e ruajnë ekuilibrin dhe stabilitetin, sepse Ustallarët e tyre euroatlantikë, ju nxjerrin tabelën e “Non gratës”, dhe po të hedhin ickla, edhe ndonjë tabelë tjetër më të rreptë. Për fat të keq, në këtë lojë të pistë antikomuniste, japin kontribut edhe plot intelektualë, të cilët e dinë fort mirë se çfarë është kapitalizmi dhe komunizmi, por si pragmatistë që janë, sot për sot shajnë e përgojojnë komunizmin, dhe nesër kur të ndërrojë “havaja” i kthehen e i japin “paçet” kapitalizmit. Manovrat mashtruese të sistemit kapitalist dhe apologjetëve të tij do të vijojnë, gjer kur klasa punëtore, fshatarësia punonjëse dhe shtresat e varfra të qytetit e të fshatit, të ngrihen në nivelin e tyre klasor, për t’u përballur me borgjezinë, gjer në shembjen e sistemit shtypës e grabitës të saj. Shqiptarët duhet ta kenë kuptuar tashmë se, ashtu siç ka shkruar shoku im Preng C. Lleshi, këtu e dy dekada më parë, “Antikomunizmi është mburoja  kryesore e të poshtërve” dhe njëherësh një antishqiptarizëm i ndyrë!.”!