BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Antikomunizmi nuk mund të shërbejë më si kauzë

Antikomunizmi nuk mund të shërbejë më si kauzë

Pas 27 vitesh pluralizëm, antikomunizmi nuk mund të shërbejë më si kauzë. Të mendosh ndryshe do të thotë të bësh demagogji. Komunizmi si doktrinë në zbatim dështoi në 1990, por jo komunistët nostalgjikë. Ka pasur dhe do ketë gjithmonë të tillë, dhe ka një sërë arsyesh e rrethanash. Por tjetri nuk mund të luftohet më për bindjet si dikur dhe demokracia ka shpikur votën si afirmim apo si ndëshkim. Sa herë që ka vakum idesh, platformash, strategjish zhvillimore, apo kërkohet kapital politik, i bëhet “rifresh” të shkuarës. PD shitet si e djathtë dhe e quan PS-në si vazhduese të Partisë së Punës. Por në të dyja kampet do gjesh njerëz me lidhje të forta me regjimin e vjetër në shkallë të ndryshme të hierarkisë. Ndarja Ne dhe Ata duket më tepër e stisur dhe imagjinare. Nuk mund të mohohet se regjimi për nevojat e veta i dha një dorë pluralizmit dhe asgjë nuk ndodhi spontanisht. Kjo shpjegon dhe moshapjen e dosjeve. Për më tepër të djathtët e vërtetë (disidentët nëse ka pasur të tillë), akoma ishin në minorancë dhe të paorganizuar, sapo kishin mbyllur kalvarin e vuajtjeve dhe internimeve, pa mjetet bazë të jetesës dhe pa një çati mbi kokë.

Në një gjykim më horizontal, një popull i vogël numerikisht dhe me sipërfaqe të vogël që ka ecur historikisht në një trajektore mbijetese, nuk e ka pasur luksin e shtresëzimeve klasike. Kemi qenë miks në çdo kuptim, jo vetëm ekonomik, por edhe fetar dhe me mentalitet të përafërt, ku ka mbizotëruar konservatorizmi. Dhe martesat i kemi bërë sipas këtij modeli. Por për të mos u hallakatur shumë le të kthehemi tek “Antikomunizmi”. Pavarësisht perceptimit tonë agresiv me indicie nga e shkuara, partitë komuniste janë realitet në një serë vendesh të botës demokratike. Ndoshta kanë revizionuar disa koncepte apo ide në lidhje me ngjarjet dhe fenomenet, janë bërë më pragmatiste, por thelbi mbetet po ai. Ato shohin pronën si të keqen kryesore, si shkak të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu dhe kërkojnë rishpërndarje më të drejtë të pasurisë. Brenda të majtës dhe të djathtës ka të moderuar, por edhe ekstremistë. Dhe ekstremizmat ngado që të vijnë janë të dëmshëm, çojnë në junta, luftra dhe ndarje, në ksenofobia, ku tjetri konsiderohet i ndryshëm, armik! Dhe sot, si shprehje apo materializim i krizës ekonomike, por shohim ringjalljen apo vitalizimin e nacionalizmave me përmbajtje raciste, shoviniste. Subjekte politike të këtij spektri që gjer dje ishin të papërfillshëm janë në tre-katër forcat kryesore në parlamentet respektive dhe diktojnë qeverisjet. Komunizmi apo kapitalizmi janë ideologji, pastaj mënyra, veprimi dhe nga pikëpamja teorike nuk mund të fshihen nga memoria. Asnjë teori nuk është e përkryer dhe nuk mund ta zhbëjë tjetrën. Madje shpesh ato kooperojnë, marrin atë që konsiderohet më pozitive. Teoritë e Marksit për kapitalin dhe mbivlerën, për marrëdhëniet në prodhim midis punëdhënësve dhe punëmarrësve sot po amendohen. Natyrisht duke shmangur revolucionin si alternativën e vetme për zgjidhjen e konflikteve, duke jetësuar komunikimin, dhe kohezionin social. Në këtë kontekst, mohuesja “Anti” bie poshtë! Komunizmi nuk ishte një ideologji apo dukuri lokale dhe nuk mund të asgjësohet lokalisht. Shprehjet e tij, njerëzit që e manifestojnë në mënyrë cinike dhe të kamufluar duke dëmtuar interesat madhore të një grupi apo komuniteti, PO! Këtu lind pyetja: “A janë partitë tona 100% të pastra përmbajtësisht që të kenë të drejtën legjitime për të promovuar beteja “apokaliptike”? Se po fjetët në një katua me pulat, po domosdo do kruani pleshtat tuaj njëherë.

Nga Luan KURTI