Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Antiperëndimi "streha e fundit" e pushtet-humburve?

Postuar: 24/05/2019 - 07:11

Duhej që dhe vula-firmë më e lartë e vendit, të shprehesh kundër "Euralius" që të plotësohej dhe qarku i opozitës shqiptare kundër perëndimit! Tashmë janë haptas kundra institucioneve të perëndimit, atyre që janë, si ambasada nga USA, UE dhe veçmas, apo dhe institucioneve të larta të Hahn dhe Mogherini, por dhe organizmave si OSBE dhe tanimë nga posti më i lartë i vendit dhe "Euralius"! Nëqoftëse "nacionalizmi" është "streha e fundit" e të korruptuarve dhe tiranidëve të vegjël, me sa duket "antiperëndimi" është streha e fundit e pushte humburve në Shqipëri! E shikojnë se organizmat politikë të perëndimit nuk i aprovojnë, e shikojnë se dhe qeveritë të shteteve të cilat kanë sigurisht vërejtje për qeverisjen e sotme, opozitën shqiptare nuk e honepsin, e shikojnë se janë bërë kllounë në sy të botës demokratike dhe tashmë kanë nisur me vrull dhe marrëzi sulmin ndaj tyre! Pikërisht ndaj botës perëndimore! Sepse me lindjen politike dhe gjeografike janë ok! Me lindjen e uraleve në Rusi janë pothuaj në një mendje dhe padyshim në një veprim gërryes dhe krijues të pakënaqësisë maksimale shoqërore, për të mos pasur më shpresë e besim te BE, as te Pakti Atlantikut dhe as te bashkëpunimi me perëndimorët! Qëllimi është hakmarrja e madhe ndaj perëndimorëve të cilët nuk "presionojnë Ramën" që t’ju ulet, t’ju përgjërohet dhe si përfundim t’ju lëshojë pushtetin! T’ju lëshojë pushtetin, sepse duan këta, sepse paskan dosjet që prokuroria ka për mazhorancën, duke harruar dosjet e tyre! Nuk e duan Ramën për gjërat që kanë bërë vetë, ku e ku më keq dhe poshtërsisht se Rama sot! Paskan dosjet e Dakos dhe harrojnë dosjet "Gërdeci", dosjet "21 janari", dosjet "e grabitjes së rrugës së Kombit" dhe dosjen e Ismailajt bie fjala! Po dosjet e "Çez" dhe të rrugëve që u vodhën dhe nuk mbaruan kurrë! Tanimë duan të hakmerren ndaj Bernd Borchardt dhe provokojnë sulme e insinuata për të ulur në shoqërinë shqiptare, aprovimin e madh që kjo shoqëri ka për institucionin e tillë! Në fund mbetet institucioni ndërkombëtar i një kontrolli sidomos të zgjedhjeve, që Lulzimi dhe të tijtë tashmë anatemojnë! Perëndimi ruan stabilitetin, kërkon stabilitetin në Shqipëri, këta janë kundra perëndimit, sepse "sigurisht" janë më demokratikë se sa ai dhe kjo (OSBE). Ju duket nga marrëzitë dhe fatkeqësitë që i kanë sjell kësaj shoqërie ndër vite por sidomos në "dosjen e ’97-tës" që po të hapet, zor se del nga lidershipi demokratik "gjallë" - mirë me biografi! Por antiperëndimorët janë kundra Brukselit në përgjithësi dhe po bëjnë kështu me pretendimin se "kjo burokraci e blerë nga Rama" do të largohet mbas zgjedhjeve për parlamentin Europian, ku presin të vijnë miqtë e tyre ose anti shqiptarët, anti unionistët, anti emigrantët dhe ksenofobët si Le Pen, ato në Holandë, Itali, e vendet e tjera! Po presin që të rritet fryma anti BE dhe të thonë tashmë "kishim të drejtë" dhe padyshim mbi këtë bazë të rifillojnë sundimin e tyre të pa shqetësuar nga askush në pikërisht BE-në e vdekur nga demokracia! Ata duan ta bëjnë popullin shqiptar pothuaj "anti Amerikan" sa në Greqi dhe Serbi apo dhe Maqedoni! Por dhe kundra OSBE-së dhe kundra BE-së! E filluan ku është më "lehta" ose te Bernd Borchardt, por janë më të acaruar me zv ambasadoren e SHBA-ve e cila rri e rri dhe jua tregon vendin të gjithë atyre kundra ligjit, demokracisë dhe lojës demokratike në kuvend! Presin të fitojnë shqiptarofobët në KE dhe komisione, që pastaj të prosperojnë duke krijuar situatën e duhur kundra të gjitha projekteve që BE dhe perëndimorët kanë ndërtuar dhe përvijuar në Shqipëri! Krijimi i "antiperëndimit" si model dhe parim, ka të bëjë me reformën në drejtësi! Kujtuan se "votuan si dhjaksa" 140 veta dhe USA e Ue, do të falnin firmëtarët e dënimit të tyre me burg! Në të vërtetë perëndimi nuk ka këtë logjikë! Ai nuk fal fajtorët që ndërtojnë burgun e tyre, sepse ka histori të gjatë të kaluar, ku burgu është ndërtuar nga të korruptuarit në pushtete, që nesër të futen brenda vetë! Kështu do të ndodhë dhe në Shqipëri, sepse nuk jemi një përjashtim kaq i madh! Në të vërtetë reforma në drejtësi është diçka e përveçme në Europë! Ajo është diçka e drejtuar nga perëndimorët dhe mbajtur deri tani me shumë forcë prej tyre! Tashmë do të dilnin hapur si opozitë dhe sidomos njerëzit e "gjynahut!" të madh politik, sepse e dinë se dosjet e tyre janë po aq të rëndësishme dhe ndoshta shumë më tepër të qarta se sa ato të Ramës! Të tillë monstra kanë dhe viktima njerëzore në dosjet e tyre dhe kjo është një e vërtetë e madhe, që nuk do aspak koment dhe aspak vërtetim!

Nuk ju ka mbetur "strehëz tjetër"! Do të vijë dita që do të dalin haptas si anti perëndimorë, po fare haptas, sepse dikur do të priten letrat për burg! Mënyra e vetme për të ndalur këtë fillim drejtësie është rrëzimi i shtetit, rrëzimi reformës, sepse sabotimi nuk solli sukses! Tashmë është ajo që kam thënë prej kohësh! Rama është "alibia" e madhe e luftës së tyre politike, e egërsisë dhe koktejlëve molotov, studentëve të partive që thyejnë xhama dhe sillen si rrugaçë dhe horra! Nuk kanë lidhje me demokracinë, të cilën e kanë qelbur vetë, shumë më tepër se sa Rama! Me Ramën (nuk ju ka bërë asgjë në fakt) kanë vetëm inatin ndaj njeriut që "shpik dhe mbledh armiq" si formë karakteri personal që ai vetë ka! Rama nuk ju ka bërë asgjë, përveç faktit se mund ti ketë fyer, sepse jua mori pushtetin, duke ikur nga dikur PD-ja e fillimit në të cilën "Berisha dhe berishët nuk e lanë dhe ku do të ishte vendi normal i tij në politikë, për ta zëvendësuar me Kastriot Islamin"!? Tani Rama ju ka marrë PS-në, e cila është partia më e vjetër dhe më e stabilizuar, por dhe më me bazament normal në Shqipëri! Pavarësisht rilindjes ose pjesës qeverisëse, e cila nënkupton vetëm Ramën se të tjerët pothuaj nuk numërohen dot për asgjë, e majta socialiste padyshim është formacioni më i madh politik i të gjitha trevave shqiptare kudo që janë! Tashmë lidershipi opozitar është anti perëndimor, sepse "i di se çfarë elifimatrakësh" janë dhe i di mirë se sa "mitomanë" janë!

I di (perëndimi) se janë "kapitalizmi i rrëmujës", padrejtësisë shoqërore, pronës së degraduar dhe tokës, pa asnjë respekt në këtë vend! I dinë se janë anti perëndimorë, sepse në themel të tyre qëndron marrëzia politike e vazhdimit të grupimit politik i cili kishte ish sekretar partie mbi krye dhe e ka dhe sot i cili ka degraduar partinë e tij në një rudiment politik ku militojnë "molotovët" e rrugës dhe logjika e dhunës! Perëndimi i di dhe këto që janë në pushtet! Po shumë mirë! Por sigurisht bën dallimin mes "kopukëve që nuk marrin vesh, që nuk duan të qytetërohen dhe bashkohen me botën e lirë" dhe atyre që sigurisht nuk janë kaq të përkorë, biles aspak të përkorë dhe me shumë telashe e faje, por që qytetërimin nuk e mohojnë dhe nuk e anatemojnë e që në fund e pranojnë! Po, këtë gjë perëndimi e di dhe këtë (diturinë e perëndimit se kush është pozita dhe opozita në Shqipëri) kanë kuptuar mbetja e fundit e degradit politik post komunist në Shqipëri, të cilët strehën e fundit kanë - antiperëndimin! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës së tij politike që sa futi këmbët në Ministrinë e Kulturës, vazhdoi në Bashkinë e Tiranës dhe kurba shënoi kulmin këto

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për

Postuar: 18/06/2019 - 07:23

Zakonisht dhe praktikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi popullin!

Postuar: 18/06/2019 - 07:22

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtj

Postuar: 18/06/2019 - 07:20

Nuk është as e re dhe as e sotmja, beteja që zhvillohet sot midis “gladiatorëve” të p

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çd