BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Opinion / Editorial

Antishkodranizmi nuk është "vaksina anti covid 19-të o trima"!

Antishkodranizmi nuk është "vaksina anti covid 19-të o

Është çuar e fryrë nga një establishment politik gjithë jetën kundër Shkodrës dhe historisë së saj urbane dhe qytetare, një frymë anti Shkodrës, dhe sidomos anti shkodranizmit si model kulturor! Sigurisht është patologjizëm politik dhe ideologjik dhe po ja kalon marrëzisë së segmenteve rrufjanë politike në Shkodër me "antikomunizmin e tyre banal"! Të dy këto rryma si "antishkodranizmi" i atij establishmenti politik dhe ekomomik kryesisht "zonë e parë operative" dhe "antikomunizmi idiot" i spiunëve ( prodhuar në diktaturë) dhe shërbëtorëve të frustuar të "zonës së parë operative janë e njëjta gjë"! Një gazetë dje kishte një titull pak a shumë kështu: shkodranët thyejnë urdhrin e Ramës dhe infektohen! Pastaj në komentet lexoje: shkodranët janë idiotë, të pa përgjegjshëm, duhen izoluar, janë për tu vrarë, mos ju jepet ndihmë por ti lëmë të vdesim, janë budallenj, ja ku i çon Voltana dhe të tjerët atje, duhen veçuar nga ne se do na vrasin etj etj! Të tilla marrëzi dhe kulme urrejtje patologjike që artikulli pikërisht bëhej për ti nxjerrë në pah ishim të përbindshme! Mu kujtua një histori e gjetur nga unë në arkivin e Muzeut të Shkodrës e shkruar nga njerëzit e qarkorit të partisë në vitin 45-së! Kur hynë partizanët dhe sidomos ato të Shefqet Peçit në Shkodër, ishte një skuadër komandant me emrin Merhum që ju dha një listë për të arrestuar bashkëpunëtorë të pushtuesit! Ky Merua (kështu e thërrisnin në dashni) ju lëshua Parrucës dhe Gjuhadolit dhe me listë e pa listë, sidomos kush e kundërshtonte i arrestoi mbi 20-të burra dhe djem, e midis tyre shumë nga familje jo vetëm patriote, por dhe antifashiste të internuar si nga italianët dhe gjermanët! Absolutisht të gjithë intelektualë dhe familje të kulturuara! Po sigurisht, e pjesa më e madhe kishin histori katërqind vjeçare në qytet! Dakort , por Merhumi e la listën dhe filloi të kërciste dhëmbët, duke thënë: jua tregoj unë ju borgjezëve të mutit, jua tregoj?! Por dikush e kundërshtonte duke i thënë "or ti çfarë do më tregosh" e Merhum trimi, i arrestonte menjëherë! Për fat në Shkodër, kishte dhe komunistë që dinin mirë se kush ishin dhe kush nuk ishin bashkëpunëtorët e fashizmit dhe ndalën Merhumin përpara se ti çonte pothuaj pa gjyq në Zallin Kirit! Kanë pushkatuar boll, por për fat këto u shpëtuan! Tani unë nuk them se ka Merhumë të tillë, por po them se nuk ka mundësi të ketë ngaqë nuk janë kushtet realisht! Megjithatë po mos ta kesh mendjen dhe mos kesh shpallur demokracinë, ato sërish përsëriten, sepse e kanë në ADN të pushkatojnë pa gjyq dhe të flasin duke kërcitur dhe shtrënguar dhëmbët! Shkodra nuk është ndryshe qyteteve të tjera, njerzit aty si në Londër dhe Milano, por dhe Tiranë e Durrës ruhen dhe dalin, janë të mirë dhe të pa përgjegjshëm dhe janë njerëz! Rritja e të sëmurëve ka ndodhur nga që tre familje kanë bërë mort dhe në fakt Shkodra, ka vetëm një të vdekur në ndryshim nga qytetet e tjera të infektuara të Shqipërisë! Por "antishkodranistët" kujtojnë se patologjizmi i tyre është vaksinë, kur në fakt as numra më shumë në elektorat nuk ju sjell, sepse kjo histeri kundër Shkodrës e bën atë më shumë kundra atyre që vinë të shesin mend në tregjet e saj! Voltana sigurisht i ka keq tregjet dhe si ka rregulluar kurrë, por qeveria lejon disa dhjetra fasonë që mbledhin mijëra njerëz në mjedise të mbyllura dhe ky nuk është faji Voltanës! Orari reduktuar vetëm një orë sjell në Shkodër qindra mijëra edhe nga periferitë e qarkut të madh në sportelet e bankave dhe ky nuk është faji Voltanës por qeverisë! Shitmendjen e një ministri të Brendshëm që me sa duket e njeh Shkodrën vetëm nga vështrimi tip Pal Mëlyshi, as kanë për të tronditur as bindur kërkend, sepse në këtë pikë nuk funksionon logjika e të fortit, por atij të diturit! Kurse ai nuk e njeh realisht Shkodrën! Po kur se njeh as shefi i tij, për një të katërtën demek shkodran...?! Shkodra sillet si të gjithë të tjerët, por me të nuk sillen si me të gjithë të tjerët - legjonarët e rilindjes, së zonës së parë operative - dhe kjo nuk është aspak punë e mirë dhe sidomos e kryer nga komandanti i tyre si KM sot! Këtë gjë nuk dua ta besoj ( që Rama është kaq operativist i zonës së parë) por ja që përditë po bëhet e vërtetë! Një urrejtje e tillë për Shkodrën dhe e propoganduar me porosi nga televizione kombëtare dhe gazetarucë levendë që nuk kanë mësuar as gjuhën standarde të ardhur për koronë nga humbëtira periferike por dhe origjinarë të armiqësisë së përjetshme me Shkodrën - nuk e trondit qytetin e madh shekullor! KM-ja jonë që ka bërë deri tani "pandeminë e frikës" dhe kërcënimit në popullin e tij, pandeminë e blindave që nuk dihet se kundër kujt do ti përdorë (sepse edhe po të dojë nuk ka prapanicë dhe nuk e lë kush ti përdorë, sepse NATO nuk vret njerëzit e vet) pandeminë e talljes dhe shtrëngimit shpesh herë arrogant të masave me qëllimin e vetëm të mbajtjes së njerëzve nën delirin e urdhërit dhe jo të logjikës - vjen një ditë dhe shkatërrohet! Deliri i prodhimit të grafikëve idiotë që "po të mos kisha bërë këtë do të kishin vdekur 287 veta" janë njësoj si krahasimet e Enverit që bënte krahasime me vitin 1938-të! KM-ja sigurisht duhet të dëgjojë dhe opozitën kur i thotë "testim" sepse ka të drejtë! Plotësisht të drejtë, sepse kjo është mënyra e vetme e daljes nga kurthi pandemi! Dalja nga pandemia nuk është "pandemia e frikës" ( krijimi i frikës së tufës të cilën e ka krijuar për fat të keq) e ngritur nga një mendje artistike që bën për skenar filmi, por jo për qetësi shpirtërore dhe fizike në shoqëri! Sepse është kollaj të bësh humoristin përpara kamerave kur thua pyes profesionistët dhe mjekët dhe në mënyrë apriori nuk je dakord me atë që kërkon Basha i cili po kërkon atë që kërkon OBSH-ja! "Antishkodranizmi" nuk është vaksinë kundër koronavirusit" Kjo ju duhet shpjeguar në mënyrë të qartë shumë ndjekësve të atyre që e propagandojnë, sepse kështu nesër kjo turmë që beson këta delirantë e lë kujdesjen dhe beson se mjafton të jesh antishkodran sepse "koronavirusi asgja nuk të ban"?!