
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...


I ngulur nga ekrani i RTV - ora s'po i ndahesha diskutimit të tre shkrimtarve; Aliçko, Petro, Çapaliku, të cilët më tepër se për vete diskutonin për fatet e krijimtarisë në tërësi, e cili ka mbetur e haruar nga shteti. Diku, shkrimtari Çapaliku, u shpreh se, mjafton një tender të kalojë nga buxheti i shtetit në interes të infrastrukturës së krijimtarisë dhe shoqëria s'do të jetë kjo që është sot. Si për t'i dhënë më tej zhvillim depatit monitorja '' Beti'' solli raste të cilat i kishte ndjekur me kamerën e saj, ku në zonat rurale nuk ekzistonin librari, ku mund të tregëtohej libri , për të mos thënë se biblotekat flasin vetëm me autorsinë e së shkruarës apo me autorë të huaj, ndërsa letërsia bashkëkohore nëpër rafte , numurohet me gishta. Në çasta pulti ishte hedhur nga ekrani, ku lidershipi Basha , në takim me të rinjtë mes pesë pikave të kauzës shtronte vetingun e politikanve. Ç'kontrast !? Krijuesit diskutojnë për pamundësi financiare dhe mungesë infrastrukture për tregëtim librash , politikanët nuk gjejnë vend, ku të fshehin pasuritë ! Mirë që janë krijuesit e mbajnë njëri- tjetrin përmes dashimirësisë , e cila mban gjallë frymën e krijimtarisë se , shtetarët s'kanë kohë të merren me shpirtin e njerëzve. Ndoshta ''Apeli i dashamirësisë'' do të mund të zgjojë... S'di pse çasti më hodhi nga ''Facebooku''. Nëpër lëndinat me lule , urimeve për ditlindjen , njëra më mbajti më gjatë. Ç'dashamirësi !?- thashë me vete. Në çast i hedhur në vitet e 70 , m'u suall nëpër mend profesor Vebi Bala , teksa studentët ndiqnin krijimet te këndi i letrarit të ri, tek holli i Univeritetit, dikush vlerësoi : Poezia e profesor Vebiut është më e bukura. Profesori që ndëgjoi nga mbrapa ktheu : Njeriu ka nevojë për një fjalë të mirë. Edhe një muratori që ngreh pallatin me tulla i qesh buza, kur i thua sa drejt e ka ngritur murrin edhe pse aty është syri i pe plumbçes, po një krijues që jep shpirtin për krijimin!? Vetëm një krijues e di ç'dhuron nga shpirti i tij , për të mbushur me shpirt, shpirtin njerëzor. Ndaj dhe unë vendosa të veçoj nga fesbuku , për ta bërë pjesë të gazetës ''Sot '', (zëri më i fuqishëm i mediumit mediatik, me një staf profesional, me drejtor Arjan Prodani që s'e gjen një të dytë për nga përmasat intelektuale, kryredaktori Rigels Seliman, shumë profesional dhe komunikues) shkrimin e dramaturgut, Skënder Demollit , që është jo thjesht shënjë dashamirësie ndaj krijimtarisë sime , por një apel për të përcillë dashamirësinë tek çdo krijues , kur ata vuajnë nga mungesa e vëmëndjes së shtetit. Përtej kësaj është dhe një apel ndaj institucioneve të kulturës , për të ndërtuar ura të reja me krijuesit , pa veprën e të cilve shpirti i shoqërisë do të ishte i zbrazur. Ka ardhur koha që ashtu si për rilindjen urbane dhe më fuqishëm , shteti , të kthejë sytë për një rilindja shpirtërore , e cila krijonë mundësinë e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë e të shëndetshme të udhëhequr nga vlerat e jo antivlerat e mediokritetit. Apeli që opelon për mbarë shoqërinë shqiptare për të ngritur, mbështetur institucionin tonë të vlerave shpirtërore të së shkuarës, bashkëkohore kombëtare të lëna në qelitë e burrgut të haresës , ngase askush nuk tregon vëmendjen e duhur për prosporitetin e tyre. Modestisht nisur nga përvoja e jetës sime , me të vetmen kredo; apelin për të apeluar për gjithë elitën e shoqërisë shqiptare , e cila duhet të shkundet për të pastruar pluhurin e mediokritetit i cili po i ze frymën sitemit. Ndoshta më tepër se kush, të angazhuar në këtë sipërmarrje duhet të jenë krijuesit , për të mundësuar të nxjerrin në dritë veprat e vënë në shërbim të pasurimit të shpirtit të njerëzve, i marrë peng nga tallavatë që më tepër varfërojnë se pasurojnë. Ndoshta nuk do t'i kisha hedhur këto reshta nëse dashamirësia e Skënderit përmes shkrimit të tij, nuk do të ishte shfaqur në faqet e “Facebook”, të cilat mbase mund të tingëllojnë edhe si mungesë modestije , por duke parë tulatjen e krijuesve dhe hareson e shtetit dashamirësia ime është për të tërhequr sadopak vëmendjen sepse edhe unë nuk i kam shpëtuar medikritetit të mediokërve, i cili kishte dashur më tepër përballje për t'u luftuar e thyer, e jo, të gjenin shesh e bënin përshesh.
Më të lexuarat


Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike

Prononcim dhe këshillë modeste për bashkitë, firmat e ndërtimit dhe veçanërisht për Institutin e Ndërtimit...

Spartak Ngjela: Antishqiptarët në krye të shtetit e kanë vendin në burg, i shërbejnë Athinës dhe Beogradit

Lëvizjet sociale drejt qeverisjes

Shoqëria shpiptare, jeta dhe politika në periudhën e zgjatur të tranzicionit

Kreshnik Spahiu: Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?
