BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Apologjia kundrejt faljes

Apologjia kundrejt faljes

Ditët e fundit u hap një debat i ri rreth një problemi të vjetër por edhe kyç për shoqërinë shqiptare.Debati shpërtheu krejt papritur nga një postim i shkrimtarit dhe të ish persekutuarit politik Visar Zhiti,ku ai postoi disa foto me kryeministrin Edi Rama dhe regjizorin e ish të persekutuarin politik Namik Ajazi,e shoqëruar me një përshkrim të detajuar për vendimin e qeverisë dhe angazhimin personal të kryeministrit për të financuar ndërtimin e burgut të Spaçit dhe realizimin e filmit.Ky postim prodhoi shumë komente,dhimbje,brenga,lavdërime deri edhe akuza e ofendime.Kjo tregon faktin se shoqëria jonë ka disa probleme serioze që reflektohen edhe në politikë e në jetën tonë të përditëshme dhe sa më shpejt t’i evidentojmë dhe të përpiqemi të zgjidhim këtë nyje gordiane të politikës dhe kulturës shqiptare,më i shpejtë do të jetë integrimi ynë kulturor e politik me Europën e bashkuar.

Debati më i madh që u konstatua ishte se:A duhet të kërkojnë të falur (apologji) përfaqësuesit apo pasardhësit e regjimit komunist dhe pastaj të bashkëpunojmë me ta,apo të persekutuarit mund të falin persekutonjësit e tyre dhe të bashkëpunojmë për interesin e vendit dhe integrimin e tij ?.Besoj se çështja nuk është kaq e thjeshtë sa duket dhe eksperienca botërore mund të na vijë në ndihmë.

Duke pranuar gabimin, ju i jepni vlefshmëri dhimbjes së një individi ose tragjedisë së një popullsie të tërë. Në skenën globale, krerët e shteteve dhe institucionet fetare si Kisha Katolike shpesh kanë kërkuar falje publike. Ndonjëherë, duket sikur i nënshtrohesh një debati global gjithnjë në rritje që kërkonte njohjen e së kaluarës, dhe ndonjëherë dukej si një gjest nxitës i momentit

“Përballë humnerës së historisë gjermane dhe barrës së miliona njerëzve që ishin vrarë, unë bëra atë që ne njerëzit bëjmë kur fjalët na mungojnë”, kështu shprehej Brandt në kujtimet e tij. Ai u ul në gjunjë si një mëkatar, duke iu referuar traditës së krishterë. Ai u lut që gjermanët të faleshin.

Willy Brandt, një socialdemokrat që kishte qenë pjesë e rezistencës kundër nazistëve, po lutej për falje për popullin e tij. Por a ishte i planifikuar gjesti? "Jo, nuk ishte," këmbënguli Brandt. Ndihmësit e mi të afërt ishin jo më pak të befasuar se sa gazetarët dhe fotografët që qëndronin pranë meje.Edhe qeveria polake u befasua.Deri në atë moment konsideroheshin gjithmonë si'gjermanët e këqij'. Ata shiheshin si revanshistë dhe luftënxitës”,dhe pastaj papritmas ishte një kancelar gjerman, i cili u gjunjëzua duke sinjalizuar një hapje ndaj faljes.

Dhe në këtë mënyrë,politika e Brandt ishte një moment historik në rrugën e vështirë të pajtimit midis Lindjes dhe Perëndimit në Luftën e Ftohtë. Ishte, pikënisja e zhvillimeve që fillimisht çuan në revolucionet paqësore në Poloni dhe Gjermaninë Lindore, më pas në ribashkimin e Gjermanisë dhe më në fund në një partneritet të vërtetë: "Partneriteti midis Gjermanisë dhe Polonisë në një Evropë të bashkuar".Kur gabojmë me dikë që njohim, qoftë edhe pa dashje, në përgjithësi pritet të kërkojmë falje. Personi që lëndojmë ndjen të drejtën për te falur dhe shprehjen e keqardhjes. Ne, nga ana tjetër, përpiqemi të përmirësojmë situatën duke thënë: "Më fal" dhe ndoshta duke bërë dëmshpërblim.Por kur ne veprojmë si udhëheqës, rrethanat janë të ndryshme. Udhëheqësit janë përgjegjës jo vetëm për sjelljen e tyre, por edhe për atë të ndjekësve të tyre, të cilët mund të jenë në qindra, mijëra apo edhe miliona. Pyetja e parë, pra, është, kush është saktësisht pala fajtore? Shkalla e dëmtimit është gjithashtu një problem. Kur një udhëheqës ndihet i detyruar të kërkojë falje(apologji), veçanërisht për një shkelje në të cilën janë përfshirë ndjekësit, dëmi i shkaktuar ka të ngjarë të jetë serioz, i përhapur dhe i qëndrueshëm.Meqenëse udhëheqësit flasin për vete, si dhe për ndjekësit e tyre, faljet e tyre kanë implikime të gjera. Akti i kërkimit të faljes kryhet jo thjesht në nivel individi por edhe në nivel institucioni. Nuk është vetëm personale, por edhe politike. Është një performancë në të cilën çdo shprehje ka rëndësi dhe çdo fjalë bëhet pjesë e të dhënave publike.A duhet të falin ish të persekutuarit politik ish persekutonjësit e tyre dhe pasardhësit e tyre?Falja(e fajtorit) është mbi të gjitha një zgjedhje personale, një vendim i zemrës për të shkuar kundër instinktit natyror për ta kthyer të keqen me të keqe.” thoshte Papa Gjon Pali II.Mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se falja nuk e shfajëson persekutonjësin Falja e çliron viktimën.

Duke thënë të gjitha këto mendoj se po kthehemi përsëri në pyetjen fillestare.Mendoj se Visari ka të drejtë kur thotë se paratë janë të taksapaguesve, dhe besoj se taksapaguesit ia kanë borxh ish të persekutuarëve dhe vetes së tyre,ndërtimin e muzeut të burgut të Spaçit dhe realizimin e filmit sepse siç thotë filozofi George Santayana “Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”.Por nga ana tjetër nuk besoj se duhet të reklamohet si vepër e Ramës.Mendoj se Rama,siç paraqitet në postim,si kundështar i ish regjimit dhe si demokrat i lindur i detyrohet në radhë të parë një ulje në gjunjë dhe një falje të madhe publike e ndjesë të sinqertë në emër të njerëzve që ai përfaqëson në parti ,si dhe në emër të paraardhëve të tij,ndaj gjithë shtresës së ish persekutuarëve.