BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x

Opinion / Editorial

“Après moi, le deluge”

“Après moi, le deluge”

Kjo shprehje është përdorur gjatë rrëmujave të `97 thuhet se nga ish-Presidenti i atëhershëm shqiptar në një çast dëshpërimi , në kohën kur për një periudhë të shkurtër shteti shqiptar nuk ekzistoi dhe u desh ndihma e të huajve që Shqipëria të stabilizohej nga papërgjegjshmëria e qeveritarëve të atëhershëm, shprehje e cila është moto e shumicës drejtuese dhe opozitare në vendin tonë, e një shumice e cila është pa identitet, militant, nuk përbën elitën shqiptare, e ardhur nga dosjet e përgatitura në labirinthet e diktaturës, dhe nga miqtë, e farefisi i tyre, gjë që ka penguar dhe vonuar tranzicionin shqiptar Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE. Sidoqoftë edhe sot pas 26 vitesh, motoja e shumë opozitarëve të sotëm të korruptuar madje edhe e shumë `VIP`-ave të Mazhorancës së sotme është e njëjtë: të kapim çtë kapim e të pasurohemi, pa Shqipëria sipas idesë së tyre do mbetet si në frazën e famshme të perandorisë osmane për Arnautistanin e atëhershëm: ` `Selanik e tatëpjetë siç ka qenë ashtu do të jetë`… Kjo shprehje e përkthyer shqip -'Pas meje, përmbytja' - është një shprehje franceze që i atribuohet mbretit Louis XV të Francës, te zonja de Pompadour, e preferuara e tij. Vetë fraza i referohet përmbytjes biblike, dhe besohet se daton pas Betejës së Rossbach të vitit 1757, e cila ishte katastrofike për francezët. Në përgjithësi konsiderohet si një shprehje nihiliste e indiferencës ndaj çdo gjëje që ndodh pasi dikush është larguar, edhe pse mund të shprehë gjithashtu një parashikim më fjalë për fjalë të shkatërrimit. Kuptimi i tij është përkthyer nga Brever në format "Kur unë jam i vdekur, përmbytja mund të vijë për atë që më intereson", dhe "Shkatërrim, nëse doni, kur ne jemi të vdekur dhe të ikur". Këtë shprehje e kanë përdorur edhe Marks në Das Capital ku kapitali prandaj është i pamëshirshëm ndaj shëndetit ose jetëgjatësisë së punëtorit, përveç rasteve kur është i detyruar nga shoqëria. Është përdorur edhe nga Dostojevski tek `Vëllezërit Karamazov ` ku Prokuroria përdor shprehjen për të përshkruar qëndrimin e babait të pandehur të sprovuar dhe për të ankuar për përkeqësimin e vlerave ruse në përgjithësi. Në demokracinë e sotme në Shqipëri ku shumë nga deputetët e parlamentit janë përzgjedhur nga drejtuesit e partive më të mëdha politike shqiptare dhe jo nga aftësitë profesionale dhe të meritokracisë, (ashtu si dhe ata vetë u emëruan si drejtues të partive të para pas demokracisë nga ish Presidenti Alia i cili i emëroi gjithashtu sipas bëmave në dosjet e sigurimit të shtetit), vazhdojnë të keqpërdorin elementët e demokracisë edhe në Parlamentin shqiptar duke penguar funksionimin normal të saj, e duke vepruar njëlloj si lëvizja çartiste. Kështu që demokracia në Shqipëri lindi dhe po jeton pa esencën e vërtetë demokratike që kanë vendet perëndimore sepse këtë esencë, sistemi ynë demokratik e ka deformuar si pasojë e vendimmarrjeve jo të rregullta, shkeljeve të ligjit të pa dënuara, korrupsioni masiv dhe mitmarrjet masive, Vendosja në drejtim të militantëve, jo-profesionistëve, ish bashkëpunëtorëve të regjimit dhe miqve të tyre. Veçoritë e demokracisë në BE, SHBA, Angli, Kanada, Australi, etj, shpesh përfshijnë:

-lirinë e tubimit dhe shoqërimin- POR tek ne tubimet janë totalisht politike dhe te dhunshme,

-pronën personale- POR tek ne pronat personale tek ne akoma nuk janë kthyer tek pronari, madje pronari i vërtetë quhët `ish pronari`, dhe ligji famëkeq 7501 mezi është rregulluar pjesërisht, dhe një pjesë e madhe e pronarëve të vërtetë nuk e kanë marrë ende pronën ,

-lirinë e Fesë -POR tek ne pjesërisht është e plotësuar, por njëri nga komunitetet më të mëdha të krishtera drejtohen nga të huajt, duke shpresuar në të ardhmen të drejtohet nga shqiptarë,

-liria e fjalës- POR tek ne është kthyer në abuzimin me lirinë apo me lirinë e shpifjes në mediat elektronike, madje dhe në Tv dhe Gazeta pronë të tyre, jepen informacione të pa-faktuara sipas interesit të medias përkatëse në disa raste,

-shtetësinë -POR tek ne shtetet fqinjë bëjnë presion të vendosen elemente që BE dhe vetë shteti fqinjë i interesuar nuk i vendos vetë si p.sh., `etnia`, por bëjnë presion për të krijuar dhe shtuar në numur `minoritete` duke paguar individë të veçantë, ose duke u dhënë pashaporta me qëllim që Shqipëria të dalë sa më e copëtuar.

-pëlqimin e të qeverisurve, të drejtat e votes- POR tek ne sa herë humb njëra pale, gjithmonë e hedh fajin tek pala tjetër, dhe asnjëherë nga vetja e saj e cila në të vërtetë është fajtore për mos seleksionimin e individëve dhe mos realizimin e Programeve elektorale serioze, duke u ankuar dhe sharë vendin e tyre pikërisht edhe në BE e kudo.

-të drejtat e pakicave -e vetmja gjë që në Shqipëri pakicat nuk qahen, sepse jetojnë më mirë se vendasit, qoftë me punën jashtë shtetit, qoftë me të ardhurat që u vinë nga emigrantët, qoftë me pasaportat që u japin fqinjët, madje me këtë veprim të ekzagjeruar, janë duke nxitur me qëllim emigrimin jashtë vendit madje edhe konvertimin artificial që me pretekstin e `lirisë së ndërgjegjes se çfarë etnie je`, kërkohet djallëzisht pakësimin e popullsisë shqiptare dhe rritjen e popullsisë `minoritare`. Tipari thelbësore i një qeverisjeje demokratike është: Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin qeverinë e tyre përmes zgjedhjeve. Qeveria është përgjegjëse para popullit të saj si një Ekskluzivitet universal për të rriturit. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Shkurtimisht, një nga ish drejtuesit e opozitës me disa foltoristë , të rrezikuar të dalin përpara ligjit shqiptar po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, duke mos u ndalur para asgjëje, madje dhe në Parlament duke penguar punimet e tij me justifikime nga më banalet dhe më absurdet. Por populli po e kupton se asnjëherë drejtues dhe ish-drejtues që bërtasin ulurasin, kërcënojnë institucionet- mund të kenë të drejtë. Ata duhet të dalin para ligjit e të japin llogari dhe, jo të përpiqen të krijojnë anarki. Detyra e ligjit është të mbrojë popullin nga shkelësit e ligjit, dhe se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe jo mbi të. Mesa duket këta individë përherë e më të vetmuar përpara popullit shqiptar, po mendojnë po atë frazë që Luigji i XV shprehu pas Betejës së Rossbach të vitit 1757, e cila ishte katastrofike për francezët: `` Après moi, le déluge ``… pra le të bëhet qameti, vetëm ne të shpëtojmë!!!!!?? POR…nuk ka për të qenë kështu. Shteti ligjor demokratik nëpërmjet drejtësisë, sado me vonesë, do të kërkojë llogari për vjedhjet, korrupsionin, shkeljet e ligjit, vrasjet, arratisjet jashtë shtetit, etj. Në fund të fundit lufta midis Të vërtetës dhe Gënjeshtrës, Faktit dhe Trillimit, Lirisë dhe Abuzimit me Lirinë, do të ballafaqohen në Sistemin e Drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare.